“Jugosllavi të re”/ Ekonomi: S’ka asgjë të tillë, Rama në Trieste propozoi zonë ekonomike Ballkanike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi  është shprehur se “nuk ka asnjë Jugosllavi të re, ka vetëm vende të Ballkanit, një zonë ekonomike rajonale.”

E ftuar mbrëmë në emisionin “Fol me mua, fol me ata”, të gazetarit Enkel Demi, Ekonomi tha se në Samitin e Triestes nuk e hasi askund idenë e Jugosllavisë së re apo të vjetër.

Më tej ajo  sqaroi se zona e përbashkët ekonomike për rajonin e Ballkanit ka qenë ide e Edi Ramës dhe jo e Aleksandar Vuçiç.

Sa i përket prezantimit të Shqipërisë në Samitin e Triestes, Ekonomi deklaroi se vendi ynë shkoi me 143 projekte.

Ajo tha se 15 prej tyre u maturuan, pra ishin në përputhje me rregullat konkurruese që parashikonte ky samit, ndërsa 5 prej tyre u miratuan duke bërë që Shqipëria të jetë vendi që do të gjenerojë më shumë të ardhura se vendetr e tjera pjesëmarrëse.

Ekonomi tha se ideja e një rajoni të përbashkët rajonal u hodh për të afruar Ballkanin me Bashkimin Europian, ku disa çështje do të rregullohen brenda kësaj hapësire, duke u dhënë vendeve më shumë mundësi për lëvizjen e investimeve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në ““Jugosllavi të re”/ Ekonomi: S’ka asgjë të tillë, Rama në Trieste propozoi zonë ekonomike Ballkanike”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    I thane nuses
    Si je atje te shtepia e dhendrrin
    Lumia un cka po’ degjoj
    Mjera un cfare po’ shof.
    Milva dobesohu pak
    Dhe Kujdes MOS te zgjatet hunda si pinoku.mero botojeni.

  2. mirel says:

    Shpikja e Ramutit qenka kjo? Ne thame se ishte direkt porosi e Beogradit. Sikur ta kishte ditur Vucic qe Ramuti do dilte vete vullnetar, prandaj e priti ne Beograd si mik dhe jo di autor te dronit.
    Jigosllavia e re eshte prohektuar qe aty, kur Ramuti harronte te permendte Kosoven dhe Albana Xharra ishte kritikja e pare sa pa u futur vete ne politike.
    Ne Trieste mori formen zyrtare duke u xhveshur nga mekati ballkanik, Ramuti si dinak qe eshte kerkon ta nxjerre si produkt te bisedimeve te nderkombetareve dhe jo si pjelle te mareveshjeve te tij te fshehta por publike me serbet.
    Kot kerkoni te justifikoheni me Triesten. Jugosllavizimi ka kihe qe eshte vendosur qe kur Shqiperia realizon 500 per qind buxhetin tregetar te Serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *