“Lufta” me flakët, ministri Demiraj vë alarmin në Rragam: Kemi kërkuar ndihmë nga NATO

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka zbarkuar në terren për të ndjekur situatën e zjarreve me të cilat po përballet vendi.

Ai ishte gjatë kësaj pasditeje në Rragam të Shkodrës, ku inspektoi vatrën e zjarrit në zonë.

“Arsyeja e ardhjes është situata e jashtëzakonshme e zjarreve në vend. Janë 90 vatra zjarresh në të gjithë vendin”.

Demiraj tha se të gjitha strukturat janë të mobilizuara për të përballuar këtë emergjencë. Për shuarjen e tyre po asiston edhe pushteti vendor dhe helikopterët Viva të kontraktuara nga Emergjencat Civile.

Po kështu Demiraj tha se është kërkuar ndihmë edhe nga fqinjët dhe NATO.

Nga ana tjetër Ministri shprehu vendosmërinë për të ndjekur të gjitha rastet e zjarrëvënieve të qëllimshme.

Paralajmërimi ishte i qartë: “Do të vihen para përgjegjësisë të gjithë autorët e zjarrvënieve”.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““Lufta” me flakët, ministri Demiraj vë alarmin në Rragam: Kemi kërkuar ndihmë nga NATO”

  1. Konti Sbalta says:

    Po si nuk dolli nji rojtar pylli ,apo teknike sc i thone tashti,apo edhe punonjes i asaj te ashtuquajtura ministmjedisi apo e tere moria e punonjesve te agjensive mjedisore ne rrethe qe te kapin qofte edhe nji zjarrvenes te qe llimshem.Mbylleni fare kete ministri e gjihcka ne vartesi te sajdhe cojeni te rujne pyjet dhe te kthehen vetem atehere kur zjarret te jene shua.r

  2. Konti Sbalta says:

    Po si nuk dolli nji rojtar pylli ,apo teknike sic i thone tashti,apo edhe punonjes i asaj te ashtuquajtura ministri mjedisi apo e tere moria e punonjesve te agjensive mjedisore ne rrethe qe te kapin qofte edhe nji zjarrvenes te qellimshem.Mbylleni fare kete ministri e gjihcka ne vartesi te saj dhe cojini te rujne pyjet dhe te kthehen vetem atehere kur zjarret te jene shuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *