REPORTAZH/40 vjet më parë regjimi komunist ekzekutoi dy poetët  Vilson Blloshme e Genc Leka nga Bërzeshta e Librazhdit

18 Korrik 2017, 18:03Kulturë TEMA
REPORTAZH/40 vjet më parë regjimi komunist ekzekutoi dy

 

Ediola Terziu

 

Bërzeshta e Rilindasve  dhe e patriotëve të shquar.

Në se në ditët e sotme do të kishte rast ta vizitonte këtë fshat

Ndonjë personalitet i kulturës apo historisë,sentenca që do të lëshonte do të

ishte : “Ky fshat ka famë ,sepse ka qenë atdheu I dijetarëve të moçëm!”.

 

Bërzeshta është një nga fshatrat e njësisë Administrative të Qukësit në Librazhd,shtrihet në të djathtë të lumit Shkumbin dhe  që njihet si djepi i

kulturës jo vetëm për këtë rreth ,por në gjithë trevën e Elbasanit nga Struga,Ohri dhe më gjërë.

 

Emri i fshatit Bërzeshtë është i dokumentuar  për herë të parë në shekullin e XV-të.

Në një dokument të vitit 1467, i zbuluar në arkivat e Venedikut, emri i Bërzeshtës del me emrin Brusa. Sot me këtë emër quhet një lagje e fshatit. Dokumenti flet për një Ilia Bosi, i dërguari i Despina Aranitit, së vesë së Gjergj Aranitit, i cili kishte gati rreth 12 mijë brusaskorë, të gatshëm për të luftuar kundër pushtuesve turq.

Sipas prof. Dhimitër Shuteriqit, i cili është edhe autori i botimit të këtij dokumenti,  shkruan  se ata janë paraardhësit e bërzeshtanakëve të sotëm.
Në një dokument osman të vitit 1566, që bën fjalë një kryengritje të bërzeshtanakëve kundër pushtuesve turq, Bërzeshta përmendet për herë të parë me emrin e saj të sotëm. Në të shkruhet: “Shifet qartë se nahitë (krahinat) përreth janë shkatërruar nga rebelizmat dhe poshtërsit e banorëve të fshatit kryengritës, të sipërthënë Bërzeshtë”.Gjashtë vjet më vonë, më 1572, sipas një dokumenti tjetër osman, fshati Bërzeshtë gjendej përsëri në kryengritje kundër sundimit turk: “Mbi 300 qafirë (të pa fe), të paisur me armë dhe koracadhe të aftë për luftë nga fshati Bërzeshtë… nuk japin haraç, adetin, agnamin dhe tatime të tjera që duhet të paguajnë sipas sheriatit… ”.

Për shkak edhe të pozicionit gjeografik, pasi Bërzeshta ndodhet pranë një stacioni kryesor të rrugës “Egnatia”, në Qukës, fshatit i jepej mundësia e komunikimit me të gjitha viset e Shqipërtisë dhe të Perandorisë otomane. Bërzeshta funksionoi si qendër e krahinës edhe në vitet e mëpasme. Në Bërzeshtë kishin rezidencën e tyre pashallarë e agallarë, të cilët kishin bërë karierë në administradën turke. Bërzeshtanakët i shkolluan bijtë e tyre në Universitetet me të rëndësishme të Perandorisë osmane, Europës e deri në Amerikën e largët. Në shekujt e 18-19-20-të nga fshati Bërzeshtë dolën intelektualë dhe veprimtarë të shquar, që luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e krahinës dhe të mbarë Shqipërisë.

Në shek. e 19-të shumë fshatarë nga Bërzeshta kishin emigruar në Stamboll. Një pjesë morën me vete edhe fëmijët, të cilët i futën në shkollat turke. Disa prej tyre vijuan Universitetin e Stambollit.

Sepse ,nuk është koinçidencë,që në kohën e Rilindjes

Kombëtare, vëllezërit Frashëri bënë krushqi në këtë fshat.

Dhe historia njeh figura të tilla të këtij fshati si : Halit Bej Bërzeshta,Ibrahim Muça,një nga themeluesit e Kongresit të Manastirit, Shaban Blloshmin e Hysen Blloshmin etj.

Në se në ditët e sotme do të kishte rast ta vizitonte këtë fshat

Ndonjë personalitet I kulturës apo historisë,sentenca që do të lëshonte do të

ishte : “Ky fshat ka famë ,sepse ka qenë atdheu I dijetarëve të moçëm!”.

 

Aty ku sot  është Rrapi madhëshor,rrapi kuvendit të burravë,rrapi madhështor që  di shumë histori,mban brenda tij gjithë luftërat,brengat dhe burrat e nderuar që i dhanë kombit,që regjimi më I egër diktatorial ushtroi ndaj  njerëzve trima e patriotë,por  rrapi madhështor  jeton bashkë më shtatë cesmat për të treguar  historinë e këtyre burrave,ashtu zoti bëri të mbijetoi dhe vëllai iVilsonit Bedri Blloshmi për të treguar ferrin komunist.

 

Dy poetët   lindën në Fshatin Bërzeshtë të Librazhdit  të cilët studiuan  studiuar për   letërsi,profesion të cilin nuk mundën ta ushtronin asnjë ditë,sepse dikatura komuniste  me dorën gjakatare  e  komunizmit  do t’jua këpuste ëndrrën në mes  në korrik të vitit 1976 në vendin e quajtur “përroi I firarit”në   një  zonë të thellë në errësirë e natës.

I vetmi që shpëtoi gjallë ishte vëllai I Vilsonit  ishte Bedriu ku  edhe ky u dënua me pushkatim,më pas bëri  25  vjet   burgjet e ferrit të komunizmit sin ë Spac e Burrel.

Ardhja e demokracisë  bëri që të rehabilitohet figura e dy poetëve disidentë. Presidenti I Republikës  I ka shpallur martirë të demokracisë në  vitin 1994,.Ne qendër të Librazhdit janë ndërtuar dy memoriale  kushtuar dy poetëve,memorialë që Ish Ministri I Kulturës Bujar Leskaj bëri të mundur ngritjen e tyre në bashkëpunim me  ishkryebashkiakun Shaqir Kuka.

Për jetën dhe veprën e dy poetëve është realizuar  filmi dokumentar” kur vriteshin poetët”,me  regji të Namik Ajazit dhe Sadik Bejkos.

Me nismëm e  një  grupi Pedagogësh të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani”të Elbasanit  dhe me mbështetjen e  Bashkisë Librazhd me ish-Kryetar Shefki Cota,  organizua konferencën  shkencore “Jetë intelektuale të ndërprera”. Në takimin e  organizuar në Qendrën Kulturore Kandavia”të qytetit të Librazhdit referuesit  folen për jetën,veprën krijimtarinë e poetëve  të pushkatuar nga diktatura komuniste në 17 korrik të  vitit 1977, si sot 40 vjet më parë,sepse     shkruanin  poezi dhe    dinin disa gjuhë të huaja,ku regjimi asaj kohë e quajti herezi.

Në  konferencën  shkencore kushtuar poetëve Blloshmi dhe Leka  folën Pedagogë nga Universiteti I Elbasanit, Tiranës,Korcës dhe Shkodrës.ndërkohë që  wshtw propozuar qw të futen  lëndë  mësimore vepra e tyre.

Po sivjet me 17 korrik 2017, kur mbushen 40 vjet nga  pushkatimi i tyre Bashkia Librazhd me kryetar Kastriot Gurra, djalin nga Berzeshta organizon sesonin shkencor me të njëjtin emër :Dy jetë intelektuale të këputura në mes”.Ku merr pjesë personalitete tw  shquara  tw artit,kulturws  Kryebashkiaku I  Librazhdit midis tw tjerave -Falenderoj  kryetarwt nw vite tw cilwt kanw bwrw sa munden pwr tw respektuar  historinw e Gencit dhe tw Vilsonit, me tw cilwt krenohet  jo vetwm Librazhdi  por gjithe Shqiperia.

Dua tw kujtoj  shkrimtarin e madh Ismail Kadare nw njw pwrgjigje qw I ka kthyer  vwllait tw Vilsonit,Bedri Blloshmi e ka cilwsuar si ngjarjen qw“shwnoi rekordin e sw keqes nw pikpamje planetare, dhe pwr fat tw keq ky rekord i zi ndodhi kwtu nw Shqipwrine tonw, nw Shqipwrinw komuniste.

Ndwr tw tjera kryetari I Bashkisw zoti Kastriot Gura  theksoi- qw do tw  ishte njw shumw pozitive qw historia apo veprat e kwtyre poetwve tw futen edhe nw lwndwt mwsimore pasi veprat e tyre janw tw pazwvendwsueshme dhe duhen kujtuar gjithmonw pasi nw asnjw vend tjetwr nuk ka ndodhur tw vriten poetw pwrvec  Genc Lekws, Vilson Blloshmit dhe Hazvi Nelws .

Sot wshtw njw ditw e shwnuar  jo vetwm pwr Bashkinw Librazhd por pwr gjithw Shqipwrinw pasi si sot 40 vite mw parw janw vrarw dy poetet e Bwrzeshtes  Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.

Sonte se bashku me familjarwt dhe me bashkwvuajtwsit e tyre patwm rastin ti kujtojmw ata serish  pwr gjithshka qw kanw bwrw nw respekt tw jetws , nw respekt tw kulturws qw pwr fat kw keq sistemi asaj kohe I dwnoi shumw ashpwr ,I  dwnoi me vdekje.

Ndwrsa Manushaqe Leka,mota e Genc Lekes Falenderon te gjitw pjeswmarrwsit dhe kryetarin e Bashkise per iniciativen dhe per respektin qw tregojne  nw  40 vjetorin e vrasjes sw vwllait tw saj,ndwr tw tjera ajo thekson qw ndjehet krenare pwe figurwn e vwllait tw saj dhe e mallwngjyer teksa kujton  me lot nw sy cdo detaj  tw ngjarjeve tw asaj kohe.

Bedri Blloshmi ,vwllai i Vilsonit  thekson -edhe pse kanw kaluar 40 vite nga vrasja e vwllezwrve  tw tij, ai do vazhdojw tw kwrkojw qw drejtesia tw vihet nw vend.

Poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Ky është  fshati,ku lindën dhe u rritën dy poetët martirë;Genc Leka e

Vilson Blloshmi (kurshërij të parë)dhe ku tradita qëndron ballazi me vlerat  në universin  e  vlerave, të formësuar në dhjetëvjeçarë,shekuj a më gjerë.

Dhe kur të rastis që të shkruash për personazhe të tillë të kulturës

e  historisë,atëherë kjo situatë të shfaqet në kufijtë e skajshëm të

përgjegjësisë.

E kështu personazhet e reportazhit të ngjajnë me diamantet që duhen shquar mirë e vlerësuar si duhet.

 

 

Por diamantet shkëlqejnë dhe kanë vlera edhe kur nuk janë të vlerësuar

apo cilësuar sit ë tillë nga alkimisti.Ato mbeten të tillë ,diamante edhe

kur pluhuri mund t’i mbulojë qoftë edhe me një shtresë të hollë të tij. Të  gjithë  folësit    analizuan   jeten dhe  krijimtarinë e të dy poetëve. Ndërkohë nga  Rektorati u propozua që  vepra e tyre të studiohet  dhe të futet si lëndë në shkollat  shqiptare.

Kush ishin poetët e pushkatuar nga  regjimi komunist.

 

Dy poetët   kishin lindur në Fshatin Bërzeshtë të Librazhdit  të cilët kishin  studiuar për   letërsi,profesion të cilin nuk mundën ta ushtronin asnjë ditë,sepse dikatura komuniste   me dorën gjakatare  e  komunizmit  do t’jua këpuste ëndrrën në mes  në korrik të vitit 1977 në vendin e quajtur “përroi I firarit”në   një  zonë të thellë në errësirë e natës. Ishte vtit 1976 kur të dy poetët  nga Bërzeshta u arrestuan dhe u akuzuan me akuza të trilluara dhe  sajuara nga dëshmitarë shpifës dhe me  ekspertizë shkrimtarësh e u qaujtën si herezitë e më 17 Korrik 1977 si sot 40 vjet më parë u këput në mes  jeta e tyre. I vetmi që shpëtoi mbeti vëllai I tyre Bedriu,që dhe ky u dënua me pushkatim I mbijetoi vdekjes për të treguar  ferrin komunist. Heroi Blloshmi  flet për të gjitha akuzat që u përgatitën fshehurazi në komitetin e partisë së Punës dhe me intrgiat nga më të poshtrat bënë që   të dy poetët të  ekzekutuoheshin dhe blloshmajt  të përndiqte për 50 vjet vetëm përsekutimi komunist.

 

 

 

 

Në shtëpinë e Vilsonit…

Sapo kalon lumin Shkumbin,aty në hyrje të fshatit Fanjë,në oborrin e

shtëpisë na pret 81 vjeçari, Sami Blloshmi,babai i Vilsonit, i cili pasi

na prin përpara na drejton për tek biblioteka e Vilsonit.

-Këtu janë vetëm një pjesë e librave që kishte ai,të cilat i kishim

groposur në dhe, në kohën që erdhën ata të Sigurimit për kontoll dhe i

morën pjesën më të madhe të librave dhe nuk na i kthyen më,-thotë

ai.Nuk është e vështirë ta kuptosh këtë fakt,pasi duken qartë që një pjesë e

librave duken të kalbur nga lagështia dhe një pjesë tjetër bien erë

Midis këtyre librave të bien në sy tituj të tillë si “Letërsia greko-romake”, botim i vitit 1965 ,”Histori e Skënderbeut”,”Fonetika

frënge”,”Poema pedagogjike” e Makarenkos,”

Teksa shfleton një pjesë të këtyre librave,fshehur mes fletëve të

verdha nga drita,gjen edhe disa vizatime,të cilat duken si të jenë punuar nga

një dorë piktori,Sepse ,poezia dhe piktura janë art dhe në fund të fundit

edhe piktura është poezi,por që kanë të veçantë mënyrën e të shprehurit të

ndjenjave.

Mes tyre vlen të përmenden dy vizatime të Vilsonit ; një shportë bosh

Dhe një shishe raki, të cilat në një farë mënyre duket se janë të

ndërthurura edhe me disa nga poezitë e tij të cilat u quajtën dekadente,sepse

pasqyronin jetën dhe realitetin shqiptar me të gjithë lakuriqësinë e

Ajo shportë bosh duket se simbolizonte jetën e nga ana tjetër shishja

e  rakisë bënte që njerëzit të pinin e të harronin hallet ,të mos shihnin

atë “shportën bosh…”

Krahas tyre qëndron edhe piktura tjetër titulluar :”Lindja e Sen Zhan

Baptistit” të Rusoit.

Poezitë e pabotuara…

 

 

 

 

Ta dinin ata që morën pjesën më të madhe të librave të tij në kohën e

arrestimit,se në librat që mbetën do të ruheshin ende disa nga poezitë

e panjohura më parë,me siguri nuk do t’i kishin lënë edhe këto.

Në kopertinën e revistës “Nëntori” 11,të vitit 1963,gjendet njera prej

këtyre poezive që i kanë shpëtuar kohës.

” Me shpirtin e të vdekurve në dorë/ me një pishtar /

Vrapon derr i dalldisur nga humbja/ e ndjen vaj…”

Ndërsa diku tjetër po një tjetër poezi e shkruar më 30 Qershor 1971,ora

4.00 dhe e shoqëruar me një shënim në frëngjisht :

” Hapësirës së çdo vendi/ Përzier krah-flatra me shpirtin tim/

Mbi detin e qetësisë,mbi dallgët kalin/ E ndiejmë një pik lot’t që

rrjedh/

E dhembja ndrin argjend…”

 

Letërkëmbimi me motrën e tij,piktoren ,Lumturi Blloshmi,e vetmja kursherire  qe ishte ne Tirane,piktorja e merituar.i shkruante. Lume,ju jeni me fat atje sepse  keni nje bibloteke kombetare  qe mundet te  gjesh  gjithcka,ti po lexon ajken e literatures boterore,kurse neve ketej  nga fshati skemi as libra,mundohu mos me  gjesh ndoje liber andej nga libri ndërkombetar e na dergo neve kendej,sidomos  ato në gjuhen fringe.

Të lexosh letrat që i ka shkruar Vilson Blloshim,motrës së

tij,Lumes,këtu e katër dekada më parë,janë një kapitull më vete,por që kupton menjëherë se ke të bësh me një njeri të letrave.

Ja ç’farë i shkruan asaj në një letër që mban datën 18 maj 1973 :

“Lumi !

…E lexova librin,të faleminderit shumë.Përmbledhje të tilla janë të

rralla e të mrekullueshme. Bodleri si njeri r mërzitur nuk do ta ketë shokun

As ndër ata që vdiqën,as ndër ata që janë,as ndër ata që po e mbarojnë apo

do ta mbarojnë gjumin 9 muajsh,ndër barqe nënash.

Sipas tij,shpesh herë natyra lind njerëz fenomene : Eskili-njeriu

–dramë, Ajnshtajni-njeriu shifror,Shekspiri,njeriu-literaturë,Bosnej-njeriu-zot,Bodleri-njeriu –brengë.

Si duket,natyra desh të shohë brengën me këmbë e me duar …”,-përfundon kjo letër e tij.

-“Po unë, a do ta kem fatin të ngopur duke lexuar ?”.Kjo është një nga

pyetjet që i bën Lumes në një tjetër letër të shkruar më 23.3.1968,kur

Vilsoni ishte nxënës në shkollën Normale të Elbasanit.

“Ç’po bën me ekspozitën? Dhe kur mund të hapet ? Ç’bën me anglishten?

Po ndonjë libër a lexon? Ç’përkthime mund të botohen në shqip këtë vit?

Po shtive në dorë ndonjë “Laramane”,ma bjer  se kam nevojë për të !

– “Ti,tani me siguri po lexon ajkën e literaturës kontemporane.Nuk kemi

kohë të mendojmë  dhe për një çast se kanë ekzistuar “Sart-ra,Kamy-ra

dhe se ekzistojnë akoma,pastaj,ti harron se këtej nga fshati nuk shtypen të

tilla përralla.Po munde ,interesohu andej nga “Libri Ndërkombëtar “mos

na gjesh ndonjë gjë !”,-shkruan në një letër tjetër           .

Ja disa nga   figurat kombetare të blloshmajve që historia  flet:

 

Rilindasit e shquar,prof Ibrahim Lufti Pasha Berzeshta) dhe Halit Bej Bërzeshta,ishin personalitete të shquara të mjeksisë ushtarake në Stamboll.Dr. Ibrahim Lutfi Pasha ishte Profesor  në Universitetin e  Stambollit.Ishte anëtar I Shoqërisë  I të Shtypurit të Shkrojave Shqipe,që themeloi alfabetine  gjuhës Shqipe,I cili njihet si alfabeti I stambollit,por që nga regjimi komunist nuk është folur. Prof.Dr. Ibrahim Lutfi Pasha  që konsiderohet si themelues I Universitetit të Stambollit dhe I terminolgjisë shkencore mjeksore turke,kryekëshilltar I Abdyl Bej Frashërit në Stamboll(me frashërllinjtë bënë dhe krushqi).

Në fillim të shekullit XIX Shaban Blloshmi nga Bërzeshta solli abataret e para të gjuhës shqipe që nganga Stambolli dhe I shpërndau në trevat e Qukësit dhe Mokrës e  deri në Cermenikë e,kun ë Bërzeshtë hapën in shkollën e Parë shqipe  ishte viti 1895,me rekomandim të Halit Bërzeshtës,Drvish Hima hapi kursin e parë për mësimin e gjuhës shqipe.

Selman Blloshmi në  vitin 1908 mori pjesë në kongresin e Manastirit,kurse në vitin 1909 ishte delegat I Kongrsit të Elbasani,I cili vendosi themelimin e Normales së Elbasanit,ku përkrah ishin shumë veprimtarë si:Mit;hat Frashëri,Dom Nikoll Kacorri,Hafiz Ibrahim Dalliu,Ahmet Dakli,Simon Shuteriqi etj.Në vitin 1910 nën drejtim e Selman  Blloshmit në Qukës  u zhvillua një mbledhje me të gjithë burrat  të krahinës ,ku populli  përkrahu vendimet e kongresit të Manastirit,për vendosjen e  shkrojave latine në alfabetin e gjuhes shqipe.

Hajdar Blloshmi ka qënë professor I frengjishtes në Robert College të Stambollit,zyrta I lartë I Stambollit dhe  Sekretar në Ministrinë e Drejtësisë turke.,ku më pas porta e lartë e stambollit e largon për në shqipëri për shkak të pikëpamjeve patriotike. Anëtar I Komitetit të Fshehtë të Manastirit,Mësues I Parë I Normales së Elbasanit.në 1912  delegat  I kuvendit të Vlorës si përaqësues I trevave të Librazhdit dhe Pogradecit por që nuak arriti të shkonte për shkak të internimit nga serbët.Anëtare I dhonës së Depuettëve dhe deputet në Parlamet I disa legjislaturave. Titulli “Qytetar Nderi i Qarkut të Elbasanit” ( pas vdekjes), që ju dha familjarëve të Hajdar Blloshmit nga kryetari i Këshillit të Qarkut Blendi Himçi shoqërohet me motivacionin për “Kontribut të shquar në pavarësinë dhe themelimin e Shtetit Shqiptar, si dhe për kontribut të shquar në themelimin e Arsimit Kombëtar Shqiptar”.

 

 

Selaudin Blloshmi  ushtarak kariere në shërbim të mbretit Zog,

Haki Blloshmi i shkolluar në Francë,bashkë me Enver Hoxhën. komandant I cetavë balliste u vra në Dunicë nga komunistët   bashkë me vëllain e tij Shefqetin. Xhevdet Blloshmi  djali I vogël I Hajdarit u arratis në  Amerikë,pas disa herë tentativash  zbarkimi me parashutistët për rrëzimin e  regjimit komunist,jetoi deri sa vdiq.

 

Më 31 janar 1920 Shaban Blloshmi ishte delegat në Kongresin e Lushnjës, si përfaqësues i Starovës dhe i Qukësit.

Shaban Blloshmi e kreu shkollën në Ohër dhe në Stamboll. I përkrahur nga Bej Babai, ai u lidh me rrethet atdhetare që punonin në Stamboll. Shaban Blloshmi ishte udhëheqës i çetave komite për mbrojtje të trerritoreve shqiptare kundër copëtimit nga të huajt. Kontribuoi për ngritjen e shkollave shqipe në territoret e komunës së Qukësit dhe më gjërë. Nga rrethet patriotike të kohës u quajt “Mësuesi kaçak”, pasi asnjëherë nuk e ndau librin shqip nga pushka. Në vitin 1929 Shaban Blloshmi u vra pabesisht nga kundërshtarët e tij politikë.

Selaudin Blloshmi  ushtarak kariere në shërbim të mbretit Zog,që u vra në pabesi.

Haki Blloshmi i shkolluar në Francë,bashkë me Enver Hoxhën. komandant I cetavë balliste u vra në Dunicë nga komunistët   bashkë me vëllain e tij Shefqetin.

Bajram Blloshmi, Selman Blloshmi ,Sabri Blloshmi, Haki Blloshmi, Hazis Blloshmi I vrarë më 17 nëntor 1944 Shahin Blloshmi

Xhevdet Blloshmi  djali I vogël i Hajdarit u arratis në  Amerikë,pas disa herë tentativash  zbarkimi me parashutistët për rrëzimin e  regjimit komunist,jetoi atje deri sa vdiq.

 

Epilog…

Dy vargje të Ëolter Scot-it,të shkruara në tjetër letër-këmbim mes

tyre,përbëjnë epilogun përmbyllës e mjaft domethënës të një

poeti-martir .

“Mos e burgosni poetin/,liri e tij është e copëtuar ,

Fjal’ e fundit është thënë /këng’ e fundit është kënduar ! ”

 

9 komente në “REPORTAZH/40 vjet më parë regjimi komunist ekzekutoi dy poetët  Vilson Blloshme e Genc Leka nga Bërzeshta e Librazhdit”

  1. Moisi Golemi says:

    Bedri Blloshmi e spiunoi vete te vellane dhe tani ne demokraci ka bere miliona me emrin e te vellait. Duhet theksuar se Blloshmi dhe Leka u ekzekutuan per vjedhje, mashtrim dhe sabotazh. Asokohe nqs vlera e llogaritur e demit ndaj shtetit kapte shifren 1 milione leke, automatikish denoheshe me vdekje, kushdo te ishe. Ashtu u denua edhe ne Shkoder ne 85-en xhazisti i famshem Gasper Curshia. Kurse Havzi Nela u var sepse qelloi me plumb ne koke nje polic te paarmatosur. Mesoni historine e mos lexoni brockulla lekofagesh.

    1. e verteta says:

      Sakte! Asnjeri nga “berzhestanaket” nuk ishte poet! U denuan te dy me vdekje per vjedhje dhe per sabotim e bashkepunim me UDB-ne! I treti,njeri nga vellezerit Blloshmi (qe eshte gjalle) u denua me 25 vjet edhe ai si keqberes (apo edhe ai ishte poet pa shkolle).

    2. Hani mut, qeras qeveria. says:

      Sakte Mosi Golemi.

    3. sali Serbi says:

      Te lumte, keshtu e duan keta derra te felliqur se po nxjerrin pedofilat dhe hajdutet heronj te demokracise!

  2. sali Serbi says:

    Deshmoni ketu motivacionin e denimit pastaj merruni me teori demokratike. Ju jeni me te ndyre se ata te dy te cilet jane pushkatuar per nje veper penale shume te rende qe ligji edhe sot e parashikon me denim te perjetshem. Lereni propaganden se jeni bere sa qesharak aq edhe te pabesueshem.

  3. sali Serbi says:

    Kaz edhe disa kriminel keta te Blloshmeve dhe ndonje kolaboracionist te nazifashisteve qe spiunonte luftetaret e lirise nje pjese e te cileve e pesuan me jeten e tyre te shenjte sherbimin e ndonje prej Blloshmeve.Mbeten fis qe nuk kan din e iman dhe mund te shesin nenen dhe babane per pushtet dhe para.

  4. ed tironci says:

    keta kane qene hajdute me damke…vetem sali birisha mund ti bente heronj..

  5. arbereshi says:

    Nuk i vrau kush se dinin gjuhe te huaja dhe se benin poezi, po ti dinin keto do te ishin te nderuer nga te gjithe. Kane bere sabotazh kane vjedhur dhe per mashtrim. Na rrecitoni ndonje poezi te ketyre qe ti vleresojme si poete.

  6. albaniafirst says:

    Pa dashur te spekulloj se perse disa komentues hedhin balte mbi ata djem qe u ekzekutuan pa bere asnje faj, dua te theksoj se kam folur edhe me pare per ata te dy, pasi kam qene deshmitar ne nje bisede qe u be nga nje ish officer I Sigurimit qe ka qene teper I njohur ne Librazhd. Inicialet e emrit I ka (H.R.) Nga ai kam mesuar se akuzat qe I jane bere Vilsonit dhe Gencit ishin te stisura nga Sigurimi I Shtetit komunist me porosi nga lart. Bile urdheri qe kishte ardhur nga e njejta instance, qe ai nuk i permendi me emer, ishte qe ata te dennoheshin me vdekje, ende pa u nisur gjygji.
    Ne ate kohe qe e kemi jetuar te gjithe, nuk ishte e veshtire qe tu beheshin akuza te paverteta individeve te ndryshem dhe te denoheshin me deshmitare te rreme. Gjygji qe u zhvillua ne Librazhd, ishte nje gjygj farse dhe nuk mundi qe ti vertetoje asnje nga akuzat qe u beheshin Gencit dhe Vilsonit.
    Cdo kush tjeter qe thote te kunderten, genjen. Mbase ata qe flasin jane spijunet dhe ekzekutoret e dy djemve te pafajshem. Zoti, po qe se ekziston, paste meshire per shpirtin e ketyre shpifarakeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje