Zgjedhjet në PD, Andi Bushati tregon prapaskenat: Ja pse Berisha mbështet Bashën në garën për kreun e PD

Analisti Andi Bushati thotë se Lulzim Basha është kandidati i preferuar i ish-kreut të PD-së, Sali Berisha, në garën që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, analisti Bushati thotë se në këtë përfundim arrihet nëse analizohet sjellja e Berishës.

Ai thotë se edhe në zgjedhjet e 2013-ës brenda PD, pas dorëheqjes së Berishës, ky i fundit është sjellë në të njëjtën mënyrë si tani.

Sipas Bushatit, ashtu si në garën e 2013-ës të organizuar nga Berisha dhe të konceptuar prej tij, ashtu po veprohet edhe në këto zgjedhje.

“Berisha mbështet kandidaturën e Bashës. Nuk kam ndonjë fakt, por analiza është e tillë. Po të shohësh veprimet e Berishës në 2013, mënyra si ai organizoi garën mes Bashës e Olldashit, tregon si u bë gara, duke krijuar imazhin e një fushate të qetë, pa përplasje mes kandidatëve. Janë të njëjtat simptoma që shohim edhe në garën e 2017, pra një kopjim i garës së 2013 që e ka konceptuar dhe organizuar Berisha. Ndaj them që edhe në këtë të tanishmen, është Berisha. Ndaj Berisha ia lejoi Bashës t’i përzërë të gjithë rivalët e mundshëm, kritikët e tij, që ta gëzojë të gjithë partinë”, u shpreh analisti Andi Bushati.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Zgjedhjet në PD, Andi Bushati tregon prapaskenat: Ja pse Berisha mbështet Bashën në garën për kreun e PD”

  1. Lungara says:

    Hajde intelegjencë , hajde . Zbulim i madh !
    Tamam analist I kazanit mediatik .
    Na hap horizontin , na thotë atë që e dinë edhe gomarët e Nartës .
    Llapaqen I prishur që në vezë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *