Ekonomi: Zyra e deputetit do të jetë e hapur gjatë gjithë kohës për çdo qytetar

19 Korrik 2017, 13:18Politika TEMA

Në vijim të turit, “Bashkëqeverisja me njerëzit”, ministrja e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, njëherësh deputete e zgjedhur, znj. Milva Ekonomi, së bashku me deputetët e zgjedhur në qarkun Durrës, z. Rolant Xheliaj dhe znj. Klodiana Spahiu zhvilluan një takim me banorët e zonës së Manzës dhe Ishmit.

Në fjalën e saj, ministrja Ekonomi tha se kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët do të jetë i vijueshëm teksa theksoi se zyra e deputetit do të jetë e hapur gjatë gjithë kohës për çdo qytetar i cili do të ketë nevojë.

“Këto dëgjesat që po bëhen tani kanë për qëllim këtë gjë, që ne të arrijmë të bëjmë një qeverisje që i duhet shqiptarëve. Ne do të kemi një zyrë deputeti, që është funksionale për gjatë gjithë kohës, dhe ai takohet me përfaqësues të çdo ZAZ-je për të kuptuar se si funksionon marrëdhënia që ka shteti me qytetarët, si shërben shteti ndaj qytetarëve”, u shpreh znj. Ekonomi.

Ndërkohë deputeti Xhelilaj tha se “në takimet që do të kemi në vazhdimësi, duke filluar nga ky i sotmi, do të kemi rast të komunikojmë me njëri tjetrin për problemet që ka zona, për ato që duhen zgjidhur dhe që do jenë në vëmendjen tonë”. Ndërsa deputetja Spahiu bëri të ditur se “kontakti me qytetarët, marrja e problematikave prej tyre, por edhe sugjerimi i zgjidhjeve është një nga gjërat më të rëndësishme për të qeverisur me qytetarët”.

Nga ana e tyre, banorët e zonës së Manzës dhe Ishmit kërkuan që  mandatin e dytë bujqësia të ketë një vëmendje më të madhe, si duke rritur subvencionet për fermerët por edhe për më tepër investime në sistemin vaditës. Përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve sa i përket Aluiznit ishte një tjetër çështje e ngritur nga banorët gjatë dëgjesës së zhvilluar me deputetët.

1 komente në “Ekonomi: Zyra e deputetit do të jetë e hapur gjatë gjithë kohës për çdo qytetar”

  1. Zigur Qarri says:

    Ankesat,do ti formulojne qyetetaret vetë,apo Deputetët?
    Zonja Ekonomi,kur do te filloi ndërtimi i Portit ne Karpën të Kavajës,qe ju premtuat para zgjedhjeve?
    Premtuat se do te hapen 75 mijë vende pune!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje