Përmbytjeve u vjen fundi, bëhet gati 3,5 km kanal kullues në Darëzezë

19 Korrik 2017, 14:00Sociale TEMA

Prej vitesh përmbytjet kanë shkaktuar mjaft probleme në zonën e Darzezës, duke mbuluar nga uji, plot 11 fshatra, por pas ndërhyrjeve të kohëve të fundit pritet që të kenë një përmirësim mjaft të madh sa i përket këtij problemi.

Kanali kullues në afërsi të hidrovorit të Darzezës me një gjatësi prej 3.15 kilometra, ku punimet për pastrimin e tij kanë filluar në vitin 2016 tashmë kanë përfunduar.

Sipas Drejtorit të Bordit të Kullimit, Arben Cuko në të gjithë këtë skemë është kryer një volum pune mjaft i madh ku do të përfitojnë kullim të tokave në 17 mijë hektar toke dhe se kjo skemë bën të mundur kullimin e zonës nga përmbytja e muajit shkurt të lumit Vjosa.

“Puna ka filluar në vitin 2016 dhe deri në këtë moment që flasim sot, punimet janë drejt përfundimit. Dua të theksoj se kjo skemë së bashku me dy hidrovorë bëjnë të mundur të gjithë kullimin e kësaj zone nga përmbytja e muajit shkurt të lumit Vjosa”.

Në viti 2015 në zonën e Fierit janë përmbytur më shumë se 95 mijë metër katrorë tokë bujqësore.

Ndërsa fshatrat më të prekur kanë qenë Frakulla, Levan , Bishan Qarr , Seman, Darzeze etj. Pastrimi i këtij kanali do të shpëtojë nga përmbytjet këta fshatra të cilët frikësoheshin sa herë që binte shi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje