Rama si bamirës i gjyshes nga Berati

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Ndëshkimi «live» i një drejtori të rilindjes sipas motos më të re të dalë në modë, « kur flet populli, nuk flet burokracia » është shndërruar në kryelajmin e mediave të pushtetit. Fabula pothuajse është e njohur për të gjithë. Një gjyshe tek të 80-at, Hëna Caka, shkon dhe merr pjesë në një takim të Edi Ramës me popullin, në Berat. Ajo ankohet se ka bërë të gjitha procedurat për legalizimin, por se Aluizni nuk ja çertifikon atë. Udhëheqësi e dëgjon gjatë dhe me durim hallin e saj. Pastaj kërkon me sy drejtorin e emëruar prej tij, e urdhëron të ngrihet në këmbë dhe i kërkon të japë llgari. Në fund e urdhëron: “Nesër je i larguar nga puna nëse problemi i kësaj të moshuare nuk zgjidhet” (poshtë video e plotë).

Edhe regjizorët më skematikë të filmave kinostudios “Shqipëria e Re” do të hezitonin ta xhironin një skenë të tillë. Madje një mizanskenë kaq vulgare nuk do ta prodhonin as në vitet më të zjarrta të luftës kundër burokratizmit.

Por, historia nuk përfundon këtu. Pasi mbaroi me shfaqen filmike, Rama vazhdon me spektaklin e shkruar. Ai i njofton lexuesit e tij në Facebook se që të nesërmen, kalvari i 80 vjeçares që u ankua tek ai mbaroi dhe se ai drejtor, megjithëse e bëri punën, përsëri meriton të shkarkohet pasi për gjatë gjithë mandatit nuk ka kryer dot një detyrim që qenkësh i mundur për 24 orë.

Morali i fabulës është i qartë: “peshku qelbet nga bishti, por udhëheqësi që mendon për hallet e njerëzve, e ruan kokën të pastër”. Më tej akoma: “Po, vërtet ka korrupsion galopant, por ai është episodik, në periferi, dhe jo refleks i një sistemi të kalbur që në majë”. Dhe mesazhi më i drejtëpërdrejtë: “Rama mendon për njerëzit e thjeshtë dhe është i gatshëm të sakrifikojë edhe zyrtarët e vet që nuk i shërbejnë atyre”.

Pak a shumë kështu do të mendonte kushdo që do ta ndiqte në mënyrë pasive dhe pa u thelluar këtë produkt tipik propogandistik.

Por, nëse përpiqesh t’a qëmtosh atë më thellë fillon e ngre pikpyetje të tjera. Nëse e rikthen edhe njëherë filmin mbrapsht, e kupton se ka diçka që nuk shkon. Le ti marrim me radhë:

E para: dështimi i sistemit

Po pse vallë Hëna Caka, një grua në perëndim të ditëve të saj, pasi është sorollatur për gjithë ato vite nëpër zyrat e shtetit duhet të shkojë për ta zgjidhur problemin e saj një takim të organizuar nga PS-ja lokale? A ka përgjegjësi Edi Rama që ka dështuar këto katër vite të reformojë administratën? A është kjo pasojë e atyre listave (të mohuara për kaq shumë kohë) të punësimeve me tesër partiake? A është kjo dështim i politikave meritokratike dhe punësimit me konkurse që u propoganduan në fillim të qeverisjes së rilindjes?

E dyta: drejtimi antidemokratik

Po të shikohet edhe njëherë videoja aq e pompuar nga kryeministri, ajo më shumë e demaskon sesa e nderon atë. Boll të vëzhgosh si i merret goja dhe i ngatërrohen fjalët dhe shifrat drejtorit lokal të Aluiznit, kur duhet të raportojë përpara turmës. Boll të përjetosh se si kryeministri e urdhëron atë në transmetim ‘live’ përpara kamerave. Pyetjet që ngrien janë disa: Po ku e kishte Rama informcionin dhe dokumentacionin e nevojshëm që të urdhëronte: “mbaroje deri nesër”? Apo mos ishte gjithçka e parapërgatitur? Apo nëse nuk ishte e tillë, ç’rëndësi kishte se sa në sa mënyrë të drejtë I jepej zgjidhje hallit konkret, boll që të dilte mesazhi se ai që zgjidh problemet është kryeministri që po lufton me administratën e tij?

E treta: kulti i liderit supremem

Ashtu sikurse u përmend, historia nuk mbaron këtu. Pasi e moshuara beratase e mori çertifikatën, Rama e vazhdoi këtë histori edhe në Facebook. Dhe aty perversiteti arrin kulmin. Po i njëjti njeri që e kishte urdhëruar drejtorin e Aluiznit para kamerave: “Po se zgjidhe deri nesër je i pushuar”, një ditë më pas shkruan: “Ai e zgjidhi, por përsëri duhet të pushohet pasi tregoi se një punë që nuk e kish bërë për 5 vite, mund ta bënte për 24 orë”.

Pra, kjo fabul, rrëfen se çfarëdo uji t’I kishte dhënë gomarit, qoftë të ngrohtë, qoftë të ftohtë, në të gjitha rastet, drejtori lokal do të pushohej gjithësesi. Pasi duhej që në këtë skenar ai të lunate rolin e viktimës. Pasi në këtë film ai duhet të vishte kostumin e atyre të dënuarve të revolucionit kulturor në Kinë, që pasi i gjunjëzonin, u varnin nga një pankartë në qafë me qëllim që turma të marshonte mbi trupat e tyre duke tundur në duar librat e kuq të timonierit të madh.

Dhe në këtë kostum prej timonieri të madh Rama e sheh veten edhe kur shkruan për këtë ngjarje.

“Po sikur dje zonja të mos e kishte pasur mundësinë ta ndante me mua hallin e saj, edhe sa vjet të tjera do të priste që drejtori të merrte masa ndaj torturuesve të saj dhe t’i dorëzonte lejen e legalizimit?! Nuk e di, po nuk është çudi që më parë të ikte nga kjo botë se sa të merrte lejen” pyet ai duke pranuar se ka ngritur një sistem ku problemet zgjidhen vetëm nga lideri. Dhe pa pikë kompleksi e pranon këtë edhe më poshtë: “Sa të tjerë, që nuk e kanë “fatin” e zonjës të më qajnë mua hallin në sy, jetojnë sot me halle të tilla të turpshme për zyrat e këtij shteti?! Kushedi sa janë, qindra, mijëra, dhjetëra mijëra… A zgjidhen dot këto halle, ja kështu, si u zgjidh halli i kësaj zonje dhe a ndalohen dot parazitët e grabitqarët që paguhen me taksat tona, të bëjnë përditë viktima të pafajshme në çdo komunitet të Shqipërisë”?!

E katërta: Show apo zgjidhje?

Në fakt, pëpos pranimit të fajit se në katër vite ka ngritur një administratë që mund t’i zgjidhë problemet vetëm me ndërhyrje nga lart, Edi Rama mundohet të ngrejë edhe një pyetje: a rregullohet kjo anomali në të ardhmen?

Dhe kësaj ai i jep një përgjigje pozitive duke propozuar si rrugëdalje për këtë gjendje “Platformën Online të Bashkëqeverisjes me qytetarët”. Pra, në thelb, kryeministri thotë se sa më shumë njerëz të marrin pjesë në të, sa më shumë të ngrenë probleme, të spiunojnë dhe të denoncojnë, aq më e mirë do të bëhet qeverisja dhe aq më shpejt do të shfarosen nga zyrat e shtetit “peshqit parazitë e grabitqarë që jetojnë me gjakun e taksapaguesve dhe me shërbimet e kthyera artificialisht në halle për njerëzit e zakonshëm”.

Pra, sikurse shihet rrugëdalja që ofron “Timonieri i madh” është po aq naïve dhe sipërfaqësore sa edhe videoja e Hëna Cakës që propogandon ai. Me pamjet filmike ai donte të jepte mesazhin e gabuar të të mirit të fuqishëm që ndëshkon keqbërësin e rëndomtë. Me anë të tyre ai shpresonte të kumtonte se peshku nuk është qelbur ende në kokë. Se sistemi funksionon. Se madje, madje, ai gjendet në kulm të piramidës, pikërisht të ndëshkuar minjtë e vegjël që duan të brejnë themelet e saj.

Këtë pret Rama edhe nga “Platforma Online e Qeverisjes” që propozon si zgjidhje. Pra që populli të denoncojë zyrtarët lokalë të hipotekave, Aluiznit, patentave.

Dhe nuk është çudi që t’a bëjë vërtet. Po kjo nuk i jep asnjë zgjidhje problemit për ato që kryeministri i di dhe i mbyll sytë. Për abuzimin me koncesionet e mëdha. Për cash-in që fshihet pas lejeve të ububushme të ndërtimit në Tiranë. Pas lojës se ndyrë të grosistëve të naftës që vazhdon të mbjellë vdekje. Pas biznesit të kumarit që e ka kapur për fyti shtetin.

Janë pikërisht këto që e bëjnë Rilindjen një qeverisje të kapur peng. Janë pikërisht paktet e mëdha të bëra në qendër që shpërndahen në mënyrë kapilare deri në hallkën e fundit të sistemit. Prandaj pa e pastruar peshkun nga koka, asgjë nuk do të jetë kurrë më e mirë.

Platforma e denoncimeve mund të vazhdojë të bëjë kurbanë. Turma e lodhur dhe e raskapitur nga padrejtësitë mund të gënjehet duke brohoritur linçimin e viktimës së radhës, por e gjitha do të jetë një teatër.

Ne mund të vazhdojmë të shohim skena gardistësh të kuq që hakmerren ndaj burokratëve, ne mund të vazhdojmë të shohim filmime të ngjashme me ato të emisioneve “Alo Presidente” që shfaqeshin çdo të dielë në Venezuelë, por ne tashmë e dimë se edhe revolucioni kulturor kinez edhe ai bolivarist në Karakas, nuk shërbyen për asgjë më shumë sesa për të forcuar pushtetet gjakatare të Maos dhe Çavezit. (Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

24 komente në “Rama si bamirës i gjyshes nga Berati”

  1. €piriiiiii says:

    Oooo Zt Bushati, që te jane Verbuar sytë dhe të është Errësuar Gjykimi, kjo ishte minimalja që mund ti behet 1 Drejtori. I qan hallin 1 Drejtori Barkdërr dhe jo 1 populli qe thjeshtë qe e Torturojë, e Vjedhin, e Grabisin, e Deskretitojno në mënyrën më te poshtër. Zt Bushati, duheshe te Ankoheshe pse nuk Denancohet ne Prokurori 1 Drejtor i tillë Bastard, që cdo punë e nen nga Frika e Kryeministrit dhe tallet e Shkel Ligjet dhe Kushtetuten e këtij vendi. Shpresojmë qe si ky por edhe më Keq ta pesojnë gjith Drejtorat barkdërra si puna e këtij

    1. everest says:

      Ky Bushati eshte i nje kallepi antishqiptar si udb-ashi Berat Buzhala!
      Takimi i Rames me qytetaret beratas dhe rasti ne fjale tregojne se cfar mesazhi kerkon t’u jape ketej e tutje punonjesve te administrates shteterore ai dhe jo mufkat qe leshon ky bandit berishian ,qe kerkon te ndreqe imazhin prej cun blloku si nip i nje antari te nderuar te Byrose Politike te PPSH-se!Kete Bushatin sikur e ka nxjerre Gebelsi hitlerian nga hundet,aq me histerizem shkruan kunder PS-se dhe Rames ne vecanti!
      Akoma nuk e ka kuptuar ku lamash, se shumica e shqiptareve qe e votuan PS-ne ,jane kunder derdellitjeve te tij naziskine?

  2. tarasi says:

    o Andi , po pse te duken te cuditshme keto ?? Ku eshte cudia qe ne nuk e kuptojme dhe zotrote bere dhe shkrim ne gazete .Edi ku eshte sekreti ??? Eshte se si ti si lekure e keqe , dhe shume si puna jote , shpejtesia e zgjidhjes te nje problemi , ju duket cudi pasi ishit mesuar keq nga rumpalla e aluznit ne kohen e sales , pikerisht ate kohe admiron ti o lamash , ate kohe ku zgjidhnin pune vetem ata qe paguanin zgjidhnin pune njerez si puna jote ,dhe ishin kthyer zyrat e aluznit si strofulla bandash , ishin zyrat dhe institucioni me i koruptuar ne Shqiperi .Ne vend te gezohesh qe behet dicka , dhe punohet me ne fund pa korupsion , ti nxjer ate gjuhen prej neperke dhe derdh helmin , po pse o Andi ?? te gjitha shtrember i shikon ?? ore mos te ikin syte ?? mos ke manine te thuash gjimone nje gje te kundert , edhe sikur Rama mos ti jepte rendesi asaj zonje , por ta shikonte me indiferentce , ti prap do villje vrere .Nuk te kupton njeri crol luan , po shkruaj nje shkrim dhe ti o nipce , nje shkrim pozitiv qe dhe atyre tu ngrihet pak psikologjia , po jo or joooooo je i gatuar ngryshe ti , pizeveng i madh je o Andi , vazhdo se mire e ke , po mire , nje shkrim per gjithe ata zyrtaret dhe drejtoret e aluznit ne kohen e pd , qe ndiqen penalisht nga drejtesia a do shkruash ??? a e di sa jane ?? . Dhe shumica ishin shume afer rethit miqesor te Lylit , a e di kete ??? .Nje fare Kreshnik Bozho , u be i pasur pikerisht se qe drejtori i aluznit dhe qe ndiqet penalisht , vuri kandidaturen per kryetar komune ne sarande , dhe pse qe nga saranda dem baba dem , mori buracon , keto dhe shume si keto a i di ??? a te shqetesojne ?? une them jo , e di pse ?? se je dhe ti si ata , lamash, dhe si i tille qe je te duken te gjithe ata qe punojne dhe zgjidhin problemet e qytetareve shpejt , xhest negativ . a o Andi , je per tu ardhur keq .

  3. Jorgo says:

    NUK MUND TE MERET KRYEMINISTRI ME TE EGJITHE DREJTORET E SHQIPERISE SEPSE PUNET JANE TE NDARA. JENI JU GAZETARET QE DUHET TE MERENI ME GJITHE DREJTORET TE CBIRONI TE INFORMOENI DHE TE DEMASKONI KORUPSIONIN E TYRE. KJO ESHTE PUNA E JUAJ TE DEMASKONI PA PASUR FRIKE ME EMRA ATA QE VJEDHIN DHE SHFRYTEZOJNE POSTIN DHE JO TE MERENI ME KARIEREN TUAJ DUKE U MARE ME KRYEMINISTRN PER EMER. PER MUA JE NJE GAZETAR KSENOFOB PARTIAK QE SHIKON VETEM ME SYZA SALDATORI.

  4. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Andi ti pelqej shkrimet por per kete ceshtje nuk I ve dot faj rames.
    Kjo eshte kultura jone. Eshte shekullore. Asnje se ndreq dot.

    1. antonio says:

      O plepi…!
      I ke gjetur emer dhe mbiemer te sakte vetes tende!
      Kaq mend sa ke ti, i ka gomari im,por me nje ndryshim te madh nga ty,se ai ben te gjitha punet e shtepise,ndersa ti i ve zjarrin shtepise!

  5. mikel says:

    tema une kuptoj qe ju do jepni lajmin ,po shikoni edhe ne qe ju lexojme jemi ne qe jeni ju jeni ju qe jemi ne,,,, hiqeni kte trapin qe ka ndjenjen e kundershtimit me te gjithe per te treguar qe eshte i sgjuar une nuk e lexoi me kurre kte njeri

  6. shoku hysni says:

    …amon mor amon,si i thote vetes gazetar ky!?

  7. Tosi says:

    Zoti Bushati, ajo nuk do shume mend te kuptohet qe eshte nje show, po duhet ti shikojme anen pozitive ketij “show” qe u be me kaq buje, dhe une mendoj qe u be me kaq buje per nje arsye te vetme. Per te dhene nje shembull per te gjithe drejtuesit e cfredolloj instituicioni, qe nqs nuk fillojne te veprojne sa me shpejt, mire qe do hiqen nga puna, po do dalin dhe ne Facebook. Ai i dha Drejtort pergjegjesi per gjithe institucionin, per te gjithe stafin, kontratat, ca hyn e ca del. Rama i beri me dije te gjithe drejtorave te tjere, qe duhet te hapin syte per cdo veprim. Kjo ndryshon dhe perceptimin e njerzve per punen e drejtorit, nuk ka me dredhje celsash neper kafene, e mbledhje pafund, tani, kur te mendojne qe dikush eshte drejtor, nuk do thone me “i lumte se ben leke” po do thone ” i shkreti ai, kushedi sa lodhet per 500,000 leke.

  8. Zigur Qarri says:

    Te lumte Z.Bushati!
    Veziri i Sirise,me fuqi te plote nga Sulltani,per te luftuar korrupsionin ne administraten osmane,
    ekzekutoi 35 mije zyrtare.Por asgje nuk ndryshoi!Ata qe i zevendesuan,bënë po te njejten gjë.
    Falimentimi per shkak te korrupsionit te administrates,qe solli degradimin e Perandorise,ishte e
    pashmangeshme,perderisa nuk ndryshoi sistemi qe e stimulonte korrupsionin,ashtu si ne vendet
    Perendimore.Keshtu eshte kur je vete burimi kuterbimit,por e kerkon diku tjeter.Por sa jetegjatesi
    ka kjo?Hitleri tregoi gishtin tek hebrejt,komunistet tek armiku klases!Si perfundim,vuajtje,shkatrrim,
    urrejtje,kthim mbrapa pa shprese.Shqiperia nuk ka nevoje te kopjoje diktatoret,as te eksperimentoje
    ne rruge te pashkelura.Ja ku eshte Perendimi,kaq afer gjeografikisht,aq larg politikisht,vetem e vetem
    sepse fati politik perqendrohet vetem tek nje njeri,qe natyrisht merr edhe shume vendime te gabuara.
    Ndal autokracise,ndal kultit te individit,mjaft me cubat e rruges dhe militantet e politikes.Te marresh
    fajin mbi vete eshte qytetari,ta hedhesh tek te tjeret,djallezi,poshtersi.Peshku qelbet nga koka.

  9. Asd says:

    Menyra e rames mund te jete e gabuar ne kushte normale, por ne shqiperi nuk jemi ne keto kushte. Ne nje te keqe ekstreme, duht te merren masa ekstreme. Rama po jep sinjale, dhe ne kete kuptim po leviz ne drejtimin e duhur. Natyrisht duhet ngritur nje sistem skartues qe funksionon pa pjesmarrjen e kryeministrit. Une do te isha edhe me drastik. Do tua lija ne dore qytetareve per ti pushuar keta derdimene nga puna. Me 5 ankesa on line pushohesh direkt nga komputeri i burimeve njerezore te ministrise perkatese. Pse kaq temenara per nje rrogetar te privilegjuar.

  10. "BOHOTINA" says:

    Ti ke alergji nga e mira qe po behet. Ti je nje pervers Bushhat. Ti kete metode te re te KM e sheh mbrapsh. pikerisht prej perversitetit. Fejtonit tend me Mao e gardiste do ta hidhja poshte me pak rreshta, po nuk dua te lodh veten me nje qe vetem pellet, se i eshte zene fryma ne fund te kazanit. Po ky sistem ka 27 vjet qe gelon, ku ke qene zotrote? Ai le te beje keshtu ca shembuj se pas kesaj minjt ikin vete. Thjesht je i ndyre Bushat, keqberes qe nuk do te ece vendi.

  11. santiago says:

    ky nuk rri pa ngren Mut…po hengri qeni njehere Mut do haj prap

  12. Tirana says:

    E para nje here mos i shtrembero fjalet e thena nag gjyshi yt . Jo kur flet populli ,por ” Kur flet klasa nuk flet burrokratizmi” E kjo shprehje ka qebe shume e sakte,sepse kishte shume aparatcike qe kishin vite e vite ne ato zyra e kujtonin se ishinje fatu te pazevendesueshem edhe pase arsimi i tyre ishte per te deshiruar. Mburreshin se nuk duhej zevendesuar sepse kishin eksperience. Ti ke qene ne bllok e nuk e ke njohur realitetin ,pasi ke qene edhe i vogel,po hajde na pyt ne se si percilleshim nga zyrat nga ata burrokrat qe gjyshi yt kishte vite qe nuk i levizte. Po foli klasa dhe administrat moren fryme me lirishte sepse u zevendesuane me gjak te ri. Po deshe pyet edhe gjyshen se ta tregon ajo me mire. Pr tani po te kthehem te shkrimi Juaj. Po mundohesh ta denigrosh fjalen e kryeministrit duke kujtuar se ju analistet e pazevendesueshem te Newz 24 apo klani ifevzoz jeni bere tamam burokrate ,ku edhe te ju duhet te flasi klasa qe te shpetojme nga derdellitjet tuja . Ju analistet e sidomos ai Ylli Manjani na flisni per shkelje te te drejtave sepse u eshte permendur emri ne lista e sidomos e doktorit . PO mua nuk me jane shkelur te drejtat ,kur sorollatem me vite per nje firme , per nje leglizim ,per nje zgjidhje gjyqesoere? Kur bredh me muaj per te sqaruar nje fature dritash, apo nje hall tjeter. A nuk me shkelen te drejtat kur pres nje ore te vije mjekja e familjes, sepse ende nuk ka mbaruar muhabetin ne kafene? Pse te vjen keq per drejtorin e aluizmit,ku pr 5 vjet nuk i zgjidhte hallin? A nuk tallej me kete person pavarsishte moshes? Si mendon ti: nuk eshte shkelje e se drejtes per nje mesues me shkolle te larte e specializim rri pa pune e nje mesues me shkolle te larte per cilin e ulet shkone e emrohet pedagog ne universitet,apo drejtor drejtorie i arsimit te rrethit sepse eshte militant i LSI-se? Kryeministri eshte kryeminister e eshte mbi te gjithe administraten . Te shkarkoi e te te luaj dhembe e dhemballe sepse te gjithe themi c’bene kryeministri ? Pse brenda nates u dhe certifikata? Do te thote se zonja paska patur te drejte dhe eshte sorollatur. Ta perjashtojne e te mos zeri vend se eshte tallur me popullin. Po ti ke te drejte se njeh vetem Tiranen e televizionet ne Tirane e vetem ben bla-bla-bla e kujton se na jep mend. Jo vetm ti,por edhe ata shoket tend te pazevendesueshem neper televizione. Edeh ju flisni sipas interesit tuaj.C’thoni sot nuk thoni neser. Deridje nuk linit fjale pa lavderuar kete Edi Ramen tani e shani ,sidomos ai LUbinja ……. Boll tani se na merzite…..

  13. ALPINI,
    Ore e hiqni veten si analista,
    Si mundet te rrije ne detzre nje drejtoj qe e sorollate ate gruan 5 vjet,Dhe me nje fjalete z, Rma e kryen punen per 24 ore, Me kete veprim te Kryeministrit sa drejtore drejtorishe zune mend dhe nuk i sorollatin me njerzit,
    Prandaj juanalistet here tjeter te jini me me mend ne koke,

  14. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Ta kam thene dhe here tjeter. Po te japesh mend per dite e per nate…. probabiliteti eshte shume i madh te thuash karlliqe si ato qe nxjer ti nga goja. NUK RRI DOT 1 JAVE PA THENE IDJOTLLIQE ?

  15. Kritiku says:

    Gomari i ka publikuar nje shkrim idiot te gomarit tjeter. Kjo eshte gazetaria shqiptare, e pushtuar nga injorantet.
    Jashteqitjet njerezore jane grupuar dhe kujtojne se bejne punen e gazetarit.

  16. nari says:

    Lene Ando ,se e dhjeve, si gjithmone. Me mire nuk shkruan dot o Bushat, deri ketu arrin.

  17. badi says:

    O.analist.i.mjer.o.zemere.zi.jo.cdo.problem.l.zgjidhe.km.po.ti.zotrote.cfare.pune.beni.apo.shullehi.ne.diell.ne.nje.kohe.ky.problem.iu.takone.juve.si.gazetar.e.mos.beje.gerr…ferr..

  18. Jimi says:

    Duket qe nuk ke as turp e as cipe! Qe te kritikohesh nga komentuesit eshte normale, por qe te shahesh me liber shpie dhe te kesh kurajon e te dalesh si triumfator ne faqet e gazetes, kjo eshte marrezi! Qofsh ti qe je, se po te jete per ne komentuesit ky eshte nje argetim i kendeshem, qe edhe po te paguanim nuk do ta gjenim dote kete kenaqesi!
    Ne artikujt e tu te shpesht ne ketye organ, ne nje menyre a nje tjeter kerkon te na shfaqesh si nje njohes i thelle i historise e i psikologjise njerezore, si i vetmi analist qe di ti gozhdoje kundershtaret e vete! Duket qe te ka hipur vetja qejf! Zoti ta shtofte inatin!
    Ti megjithese nuk e ke arritur revolucionin kulturor kinez te udhehequr nga “”timonieri i madh Mao”, si dhe zellin e garditeve te kuq per ta realizuar ate ne praktike, flete me nje kompetence e cila eshte per tu admiruar!? Duket qe informacionin e ke te plote jo nga gjyshi me shume se sa nga nena Vitua. Gjyshi te la shpejte dhe nuk pati kohe te nguliste tek ty ate frymen e forte te revolucionit proletare. Kete nuk munde ta thuash per nena Viton, ajo si nje amanet te shtrenjt qe e kishte nga “Besniku i partise” nuk munde te linte dote boshlleqe ne formimin tend revolucionar, prandaj ajo me durim e kembengulje sa here qe kthehej nga Kina te shpjegonte ty se sa shume perparime po bente ky vend nen udheheqjen e “Timonierit te madhe Mao Ce Dun” dhe perfitimet e medha qe po sillte levizja masive e “Gardisteve te kuq” ne jeten dhe zhvillimet e ketij vendi te madh. Domosdo ti si nje pinjoll qe e justifikonte plotesisht emrin e dinastise Kapo, kur nena Vito fliste ti e shikoje me admirim dhe me goje hapur per gjithe keto cudira qe ndodhnin ne bote!
    Nena Vito ne ate kohe dhe per ate vend te tha e c’nuke tha, por duket qe nje gje nuk ta ka treguar! Ata gardistet e kuq qe ti i permend me kaqe “veneracion” ne ate kohe dhe ne ate vend, vec atyre tipave qe sic thua ti u vinin pankarta ne gjoks duke i damkosur si “armiqe te revolucionit” shume me teper kishin qejf tipa si ty !

  19. Pjetri says:

    Keto muhabetet populiste te Rames kane dy qellime:
    1) Pas shpenzimeve te zgjedhjeve i duhen ca leke, prandaj po pergatit terrenin per te shpenzuar pa tender ose me tender fiktiv 2-3 miljon euro per ngritjen e platformes online, qe natyrisht do ta bej Beqja me firmen e tij Intech, ose ndonje satelit te tij.
    2) kete platforme Rama do ta perdori si shpata qe i rri te koka “armiqve” te tij te tanishem dhe te ardhshem.

    Nuk ka per te pasur kurre qeverisje me turma.

    Kostoja per qytetaret do jete e larte pasi te gjithe ata qe do hiqen nga puna do fitojne te drejten e tyre ne gjykate, dhe taksat tona do ti paguajne ata nje me nje.

  20. O bushat i vogël, si ata krimaint që lëvizin në faqet e gazetavë, e në gjethet e pemve. Ti do të bëhesh i lexushëm por e ke të kot. Unë pa të lexuar fare e di mendimin tënd dhe të opinionistëve të kallëpit tënd. o bushat a e kupton se ç’do dit po humbet dhe do vij një ditë nuk do të dëgjoj njeri dhe nuk do të lexoj njeri. Bazou në vërtesi bushat dhe në fakte. Si mund të kërkosh ti për katër vjet kur ti e di se janë mbushur gjykatat me hankesa për heqjq nga puna.
    O Bushat bëhu interesant dhe jo posttant. is okey

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *