Selami entuziast për zgjedhjet në PD: Po i afrohemi fitores, ja lajmi i mirë që kam për demokratët

Kandidati i garës për kreun e PD-së Eduard Selami, është shprehur entuziast për zgjedhjet që do të mbahen më 22 korrik.

Edhe pse hyri në një garë të pa barabartë, ai u është drejtuar demokratëve përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku i siguron se po i afrohemi fitores.

Postimi i Selamit

Të dashur miq,

Dua të ndaj me ju lajmin e mirë se po i afrohemi fitores. Pas një fushate të gjatë rreth 1 muaj, përjetova me shumë dashamirësi çdo moment ku pata mundësinë t’ju takoja, të shprehja pikëpamjet e mia dhe të dëgjoja atë që ju kishit për të thënë.

Falë mbështetjes së shumtë që më keni dhënë këto javë, falë përkrahjes së vizionit tim gjatë ditëve të fundit, tani ne besojmë se ringritja e Partisë Demkoratike do të ndodhë me shpejtësi mbi bazën e vlerave demkoratike dhe perëndimore.

Kjo do të jetë një fitore e bashkimit të gjithë demokratëve. Kjo fitore do të ngjallë shpresën e çdo demokrati dhe shqiptari se njësoj si për PD, më e mira do të vijë edhe për Shqipërinë. Së bashku do të afrojmë PD tek vlerat e saj ideologjike, do të përfaqësojmë shtresat e djathta.

Kjo do të jetë një fitore e çdo demokrati që do të jetë një zë i fuqishëm për vendimmarrjen brenda Partisë Demkoratike.

Të shtunën më 22 korrik, të gjithë demokratët do të vendosin për modernizimin e partisë së tyre dhe bashkë me të, edhe për modernizimin e Shqipërisë. Unë jam besimplotë se së bashku me ju, do të arrijmë të hapim një faqe të re për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.

Faleminderit

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Selami entuziast për zgjedhjet në PD: Po i afrohemi fitores, ja lajmi i mirë që kam për demokratët”

  1. Qytetari durrsak says:

    Z. Selami,
    gezoj respekt per platformen dhe frymen e re qe kerkoni te implementoni ne PD. Te njoh edhe personalisht, kam respekt per integritetin Tuaj dhe menyren Tuaj qytetare dhe korrekte te ndertimit te marredhenieve me bashkepunuesit, etj.
    Por, me vjen keq, nuk do te te lene te viheni ne krye te PD. Nuk je si “ata” …

  2. Tirana says:

    Mos u mburr shume se edhe Basha keshtu thoshte : ” Fitorja e “Republikes se re eshte e sigurte? Me 25 qershor te gjithe te sheshi per fitoren e madhe” E pe se cila fitore ishte?

  3. Loli says:

    O Ç’JA FUT KOT, KY ORE.!
    SI JA MERR MENDJA SE DO FITOJË KUNDËR BERISHËS DHE BASHS!??
    NAIV, APO 😀😜,KËSHTU E DO PUNA??😂😂

  4. Meta ik says:

    Nuk pat lajm te mire ketu, ja fute kot O Selam hahah👎

  5. spartaku says:

    Jo zoti Selami! Ju nuk fitoni dote,edhe pse je me i mire se Basha.Ti do humbasesh se Basha i ka mare te gjitha masat,prapaskenat,dredhit,dhe do therras ne kongrese “fitore,fitore!”. Basha ka thirrur “fitore” edhe kur ka humbur se eshte psikopat,kurse ti zoti Selami do ulesh koken dhe t’i nenshtrohesh fatit.Mos harro,se Basha ka pas edhe Salin,armikun tend.Eshte e vertete,se, gara nuk eshte e drejte,eshte me t’a hedhur.

  6. shqip says:

    Lexo e lexo rresht pas rreshti , deri sa mbarova artikullin . Po nuk me zuri syri asnje lajm ” te mire ” . Para takime , u degjuan , etj , thote Selami . Po per nje lajm , personalisht nuk pashe nje te tille . Vetem Nese gazeta e ka reduktuar artikullin per efekt vendi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *