Tahiri: Nuk na duhet një Shqipëri që i shërben vetëm të privilegjuarve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dëgjesën e radhës me qytetarët e Tiranës për hartimin e programit të ri qeverisës, Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri e ka zhvilluar me banorë të ‘’Qytetit të Nxënësve’’ në Njësinë 6. Tahiri deklaroi se gjithçka nuk është bërë në këto 20 e kusur vite nuk mund të bëhet menjëherë, por ai kërkoi ndihmën e të gjithë qytetarëve për të zgjidhur problemet më urgjente që i shqetësojnë ata.

’ Në shtator fillon nga detyra qeveria e re dhe duhet që të ketë pa asnjë diskutim mbi kokë dhe në krah kontributin e secilit prej jush dhe të gjithë atyre njerëzve që kanë një problem por që nuk kanë gjetur dot rrugën për të marrë zgjidhjen nga zyrat përkatëse të shtetit. Pra për të gjithë ata që nuk janë shërbyer sepse nuk kanë marrë atë që meritojnë nga administrata shtetërore dhe për të gjithë ata që jo vetëm kaq, por edhe janë detyruar të japin ryshfet, apo të ndjekin rrugën jo ligjore’’ tha Tahiri.

Sipas tij është shumë e rëndësishme që qytetarët të marrin shërbimet ashtu si i meritojnë, pavarësisht përkatësisë politike, forcës, parave apo dhe njohjeve.

’Është shumë e domosdoshme që ne të bëjmë të mundur bashkë që qeveria e ardhshme dhe administrata në vazhdim të punojë për të gjithë njerëzit pa asnjë dallim dhe t’i shërbejë atij që nuk ka mundësi njëlloj siç i ka shërbyer deri dje, atij që kishte mikun, apo shokun, apo pjesën e pushtetit, e partive dhe kështu me radhë. Ne nuk na duhet një Shqipëri që i shërben vetëm të privilegjuarve. Ne nuk na duhen njerëz të ndarë në një grup të vogël që merr gjithçka, fiton gjithçka dhe kanë në shërbim shtetin dhe një shumicë dërrmuese e qytetarëve shqiptar që për shtetin kontribuojnë me taksa dhe mbrapsht nuk marrin thuajse asgjë’’ theksoi kryesocialisti i Tiranës.

Gjatë dëgjesës banorët e ‘’Qytetit të Nxënësve’’  kanë shprehur problemet e tyre ku si gjithmonë ato që i shqetësojnë më shumë janë legalizimet dhe çështjet e pronësisë. Shumë prej tyre kanë mbi 15 vite që rropaten zyrave të shtetit, por nuk kanë marrë zgjidhje.

’Nga 2005 deri më sot, nuk e di, kam shkuar 100 herë. Dosja ka qenë dhe kthehet nga ana tjetër dhe shkon nga ana tjetër. Sa i fshihet pluhuri, apo qysh tek nuk e di si është problemi. Do ta bëjmë, do ta bëjmë nuk e di. Kur do marri zgjidhje kjo punë nuk e di’’ tha një banor

’Çdo javë te hipoteka, unë me certifikatë pronësie dhe legalizimin nuk e kam marrë akoma. Dosja jote gjithmonë më thonë që është në përfundim’’ u shpreh një qytetar

’Unë kam marrë një autorizim nga Edi Rama që kur ishte kryetar bashkie në 2004 për privatizimin e godinës këtu. Nga 2004 e deri më sot vemi atje dhe na sorollasin dhe na kërkojnë lekë thjesht fare’’ tha një qytetar

Kryetari i PS-së të Tiranës Saimir Tahiri njëherësh edhe deputet i zonës siguroi banorët se të gjithë shqetësimet e tyre do t’i adresojë te organet shtetërore dhe premtoi se në këtë mandat çështjet e legalizimeve do të mbyllen.

’Në 4 vitet e ardhshme nuk do të mbesë shtëpi pa legalizuar në çdo cep të Shqipërisë’’ shtoi ndër të tjera Tahiri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *