Arlind Ajeti në kërkim të një skuadre të re

20 Korrik 2017, 15:36Sport TEMA

Arlind Ajeti është zyrtarisht në kërkim të një skuadre për sezonin e ri.

Trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic nuk e ka grumbulluar për fazën përgatitore, duke konfirmuar edhe njëherë largimin e sigurt të tij.

Mbrojtësi shqiptar pëlqehet nga disa skuadra.

Në Gjermani është Fraiburg, ndërkohë që në Itali, Spal Crotone dhe Benevento janë të interesuar për të. Vlera e kartonit të tij shkon në 600 mijë euro, nga 260 mijë  që shpenzuan “granatat” për shërbimet e tij.

Ai mund të transferohet te Crotone, në rast se Critone do të shesë Claiton Dos Santos.

Gjatë sezonit të kaluar, Ajeti u aktivizua vetëm 4 ndeshje me fanellën e Torinos ku shënoi edhe një gol.

1 komente në “Arlind Ajeti në kërkim të një skuadre të re”

  1. Çuni lagjes says:

    Ku shenoi nje gol dhe nje autogol…..hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje