Deputetja “seksi” e PD-së zihet ashpër me deputeten tjetër të PD-së, shoqe të ngushta: I ndan “dashuria” për Bashën

20 Korrik 2017, 16:56Politika TEMA

Ato kanë qenë shoqe të ngushta për këto katër vite.

Por, “dashuria” për Bashën i ka ndarë.

Bëhet fjalë për deputeten Albina Deda dhe deputeten “seksi” të PD-së, Arbjola Halimi.

Të dyja u lanë jashtë listës së kandidatëve për deputetë nga Basha, por ndërkohë që Deda vazhdon ta mbështesë Bashën, Deputetja “seksi” është kundër tij.

Sot Albina Deda ka bërë një status në favor të Bashës.

“Sot perfundon fushata zgjedhore per kryetar te PD-se!  Nje muaj i shkelqyer elektoral i cili do reflektoje gjate si risi politike. Dy kandidate nga me potencialet me alternativa e fjalor oksidental. Kjo ka terbuar çakejte e kulisave brenda e jashte forces tone politike.

Nje ndarje e heshtur e me zhurme mes dy boteve, dy doktrinave e dy praktikave. U shtrua perfundimisht rruga e qarte ne PD e konkurimit te ndershem ku secili anetar ka vetem nje fuqi ideale:Voten.

Por nje artileri primitive qe mbushet nga gryka si topat mesjetar te sulltanit nuk ka reshtur se gjuajturi fushaten tone dhe ne shenjester ishte zoti Basha pa perjashtuar dhe fyerje e presione pa fund per z.Selami i cili me qytetari e guxim konkuroi ne emer te vlerave te lirise per te cilat zaten dhe eshte krijuar PD-ja.

Pas zgjedhjeve vjen gushti e me gushtin iken dhe vapa qe ka nxehur sulmuesit e sponsorizuar, atyre qe duket se ju tha uji ne aren e perfitimit te pamerituar! Vetem demokratet e thjeshte qendrestare e ruajten freskine e qetesine.

Kjo kurore lavdie kurre nuk hoqi dore dhe nuk e linçoi PD-ne prej 27 vitesh. Respekti eshte pak dhe mirenjohja i shoqerofte keta fisnike te vertete. Ata vetem ata dhe jo Lefteret e Lefteriet jane shtylla kurrizore e PD-se.

Te tjeret jane brumbuj, zvarranike qe zvarriten, zhaba kanalesh te zeza qe presin me padurim gjuetare per tju dhuruar kembet qe te fergohen ne tiganin e poshtersise. Neser do heshtim e pasneser do votojme te lire duke shpresuar e punuar qe keshtu te votoje dhe gjithe Atdheu yne.

Se demokracia nuk ka tjeter peshore dhe kandar pervec votes se lire. Atyre qe ne zgjedhje e sabotuan PD dhe zotin Basha, ketyre viktimave te zilise se vet do ju them se demokratet vertete humben nje pushtet por po fitojne pushtetin e vlerave. Se demokratet jane lisa dhe ju veç gjethe verdhacuke qe shkelen nen kembe te destinuara per tu bere pleh. E ne perfundim me kujtohet nje thenje monumentale filozofike e Niçes e cila ju dhurohet si kostum morti politik me 22 korrik:”Edhe gjethet e thata bejne zhurme po ti shkelesh”. Ne fakt ju bete zhurme biles deri ne bezdi por prape gjethe te rena ngeleni pa fat per riciklim dhe pa lavdi” shkruan Albina Deda.

Por asaj i është përgjigjur Halimi.

“E dashur Albine. Ne respekt te miqesise qe kemi do kisha dashur te heshtja. Mirepo gjuha e ashper dhe ofenduese qe u drejtohet te gjithe atyre qe nuk mendojne si ju, me shqetesoi thelle. Primitive eshte pikerisht kjo gjuhe. Njeriu  i lire mund te zgjedhe te gjykoje si te doje, nuk ka perse kritikohet. Se kush eshte me demokrat kete do ta tregoje koha. Vetem se dicka do e them. Ata qe te duken ty sot si vigane, ndoshta nga vendi nga ai sheh, mund te jene brumbujt e vertete qe i rropen deri edhe kockat Partise Demokratike dhe nese kjo kushton per ta thene, pak rendesi ka. Njeriu frike ka vetem Zotin!”, shkruan ajo.

11 komente në “Deputetja “seksi” e PD-së zihet ashpër me deputeten tjetër të PD-së, shoqe të ngushta: I ndan “dashuria” për Bashën”

  1. Sa kom qesh... says:

    “fjalor oksidental” hahahahahahahaha ? ? ?

  2. Rrema says:

    Mire ajo deputetja seksi ok, po ai burri tjeter kush eshte….

    1. ben says:

      Rrema-je I modh. Kam qesh me lot me batuden tende.

  3. tomsojeri says:

    vaj medet cfar gjuhe ordinere ! Te vjen turp te lexosh e jo ma te shkruash ! Vertet per te qar e per te qeshur ,te shikosh cilet na perfaqesojn ! Hajde prit te kaperxesh kte prag ,per te hyr ne Evrop ! Hajde femer hajde ………….

  4. durresi says:

    Njena me seksi se tjetra…

  5. Alidemsi vjeter says:

    O Zot …ke te marr e ke te le….

  6. Mbajuni burra says:

    Qenkan kaq te bukura qe smunda ta mbaj te vjellet

  7. Legena says:

    KUSH JAN KTO DY BURRAT!!??

  8. Zimja says:

    Kesaj zonjes seksi,,,po i vjen keq se keta e paskan rrjepur PD deri ne kocke….po’ SHQIPERINE kush e vodhi moj baxhelle…pse sthua qe vodhet dhe rropet shqiptaret per 27 vjet….

  9. Nardnokja says:

    JAZËK !!!!

  10. Arber Iliri says:

    Sa e mire ajo e mesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje