LSI sulmon qeverinë Rama, sikur nuk ishte pjesë e saj: Meriton notën zero

Ish kryetari i LSI-së për disa javë, Petrit Vasili e ka cilësiuar prononcimin e zëvendësambasadorit të SHBA-së si një intervistë që vë gishtin në plagë.

Më një postim në fb Vasili shkruan se “….Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon këmbanat e SHBA-së, qe foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë”.

Më tej ai akuzon direkt kryeministrin për këtë situatë dhe i kujton se këtë radhë i ka vënë notën zero edhe vetë SHBA-ja

Postimi i Vasilit

Intervista e zëvendësambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.

Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon këmbanat e SHBA-së, qe foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.

Meqënëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: ZERO!

Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...