PËRPLASJA/ Del strategjia e grupit anti-Basha

20 Korrik 2017, 13:13Politika TEMA

Një ditë përpara se Lulzim Basha dhe rivali i tij i Eduart Selami të shkojë përpara kutive të votimit, ata që kundërshtojnë këto zgjedhje të trukuara dhe pa rregulla do të bëjnë tubimin e fundit në Tiranë.

Lapsi.al ka mësuar se nga mbledhja që do të fillojë pasdite në ora 19:30 dhe do të trasmetohet live do t’i bëhet thirrja e fundit dy konkurentëve për anullimin e një gare që po denatyron përfundimisht partinë demokratike.

Ajo që është e veçantë në tubimin e Tiranës është se aty përpos Patozit dhe Mustafajit që kanë qenë prezen gjatë të gjithë turit në Durrës, Korçë, Vlorë, do të jenë edhe figura të të tjera të larta të kësaj partie, si Majlinda BreguRidvan Bode,Arben Imami etj.

“Ne në qyetet e tjera kemi dashur të japim mesazhin se kjo nuk është thjeshtë një lëvizje e të pakënaqurve dhe të përjashtuarve nga basha që kanë një hatërmbetje me të, prandaj në tubimet e tjera shumë nga ish ministrat dhe funksionarët nuk kanë qenë present.

Ndërsa në tubimin e Tiranës do të jenë të gjithë për ti kërkuar bashës që mos e shpjerë çmendurinë deri në fund” tha për lapsi.al një nga organizatorët. i pyetur se cili do të jetë qëndrimi i tyre nëse Basha e vazhdon dhe e fiton garën ai tha: “Tani për tani ne duam t’i japim mesazhin: “Mos e kalo atë derë or trim”, por nëse ai e bën padyshim që janë menduar forma të reja reagimi. Ne nuk mund të flasim për to përsa kohë jemi në fazën kur i bëjmë thirrje të dy kandidatëve të tërhiqen nga ky turp”.

Nga tribuna e mitingut të së shtunës mendohet tu drejtohen demiokratëve me të njëjtin mesazh edhe themelues të PD-së, edhe ish ministra të kohës së Berishës, por edhe drejtues të forumit rinor të kësaj partie.

Qëllimi është i qartë, që të jep[et pasqyra se në atë sallë  ndodhen përfaqësuesit jo vetëm të atyre 200 mijë demokratëve që e braktisën PD-në këto zgjedhje, por edhe të atyre që janë të pakënaqur për mënyrën se sip o denatyrohet ajo.

E vetmja enigmë do të jetë pjesmarrja e Jozefina Topallit dhe e Genc Rulit. Të dy ata kanë qenë shumë të ashpër me mënyrën e sjelljes së Bashës duke bërë thirrje për nxjerrjen përdhunisht të tij dhe familjarëve të vet nga selia.

Por nëse Ruli duket se po i qëndron besnik mesazhit të tij për t’u larguar përfundimisht nga politika, Topalli megjithëse mbetet një kundërshtare e Bashës, duket se rrefuzon të bëjë kuzë të përbashkët me çdo lëvizje që nuk është miratuar më parë nga Berisha.

5 komente në “PËRPLASJA/ Del strategjia e grupit anti-Basha”

  1. PTUUUUU,,,, says:

    Kujt ti vesh gishtin ketyre 5, surreterve…. U Duket vetja se kane lindur dje..dhe polikitiken po e fillojne sot… Harruan qe kan qen ministra dhe Kane abuzuar me postet kur ishin ne pushtet perkrah berishes dhe bashes. …jeni pjese e llumit qe quhet PEDE. ..

  2. AMY says:

    te peste keta qe e kane rrjepur kete shtet per sa kohe kane qene ne politike dhe ministra, asnjhere nuk diten te bejne pune, apo ndonje reforme, apo ndonje gje qe ne si popull te na kete mbetur ne mendje, dini gje ju cfare kane bere keto figura te pesta ? kane vjedhur po, kane bere korupsion po !

  3. Servilat e sali berishes,qelepirxhinjt qe he ngren qyl sa ju prek interesi e hapen fytin dhe ulurijn per ndonje cop te majme.rrace e poshter sa je ne maj te fikut te duan te gjith sa te rreshket kemba te sulen si ujqerit.more mjera pse nuk ua mban te thoni nje fjale per intrigantin komunist sali qe shkatrroi Shqiperin dhe pd.

  4. Arber says:

    Keto dite isha ne nje eskursion turistik ne Valbone. Ne mbremje degjova kengen e nje rapsodi kushtuar Berishes:
    “Sali Berisha e mprehu shpaten edhe i here o per situaten,
    kjo asht shpata qe u rrin te qafa gjithe armiqve o qi ka Basha…!

    Mire eshte qe kundershtaret e Bashes te planifikojne nje shetitje andej nga Valbona…

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    Nga fotua
    Tre bixhozxhinj
    Nji ne sherbim te rames dhe nje ish minister i korruptuar
    Bir Selmani nenes
    Ke te qaj m pare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje