Pescara konfirmon ofertat për Memushajn

20 Korrik 2017, 15:07Sport TEMA

Vazhdon te Pescara në Serinë B, do të rikthehet të luajë në elitën e futbollit italian, apo ndoshta do të zgjedhë të provojë aventurën në një tjetër ligë europiane.

E ardhmja e Ledian Memushajt mbetet mister, ndërsa presidenti i Pescarës, Sebastiani deklaroi se të gjitha vendimet do të merren në konsensus me mesfushorin kuqezi.

“Memushaj është një lojtar i cili pëlqehet nga shumë skuadra të Serisë A, por edhe nga jashtë Italisë. Është lojtar i Kombëtares shqiptare, ka luajtur në Kampionatin Europian dhe është mëse normale që të ketë oferta. Ne do ti vlerësojmë me lojtarin.”

Në Zvicër, ish-zëvendëstrajneri i Kombëtares, Tramezzani këmbëngul ta afrojë 30-vjeçarin te Sioni. Drejtuesit e Pescarës provojnë të rezistojnë, duke theksuar se më parë duhen plotësuar kërkesat e tyre financiare për Memushajn.

“Ka dhe do të ketë kërkesa. Lediani ka kontratë edhe për tre vjet me Pescarën, praktikisht deri sa të dalë në pesion. Tramezzani e kërkon me ngulm te Sioni, por ne nuk e shesim askënd nën kosto. Megjithatë, nuk është e përcaktuar që kapiteni të largohet nga Pescara. Ne nuk nxitohemi dhe do ti shqyrtojmë me kujdes ofertat, si në aspektin ekonomik për klubin, ashtu edhe për karrierën e lojtarëve.”/SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje