PROFILI: Ermonela Jaho, nga një emigrante që kujdesej për të moshuarit, në skenat botërore

20 Korrik 2017, 19:03Kulturë TEMA

El Pais

Kur Shqipëria ishte ‘‘Koreja e Veriut e Eeropës’’, aty jetonte një vajzë që ëndërronte të bëhej këngëtare.

Aq shumë ëndërronte, sa në moshën 18-vjeçare erdhi në shqip me stilin e çmendur të këngës ‘‘La Traviata’’.

‘‘Kur e këndova më vonë në italisht, vura re se ndryshimi ishte një humnerë. Pothuajse një tjetër histori’’, thotë Ermonela Jaho.

Që atëherë, kjo soprano që për disa është një Maria Callas e shekullit XXI, bart 250 paraqitje të operës ‘‘Verdi’’, duke përfshirë edhe performancën e dy viteve më parë në ‘‘Teatro Real.’’

Në këtë performancë, ajo përloti një audiencë të tërë, e cila e ndoqi shfaqjen përmes ekraneve gjigante të vendosura në sheshet e Madridit.

Nga Teatro Real, ajo rrezatoi gjysmën e vendit edhe përgjatë ritransmetimeve të ‘‘La Traviata’’ dhe ‘‘Madama Butterfly’’, gjë e cila e ka bërë Ermonela Jahon një këngëtare të dashur për publikun.

Publiku, tashmë e ka kuptuar se lidhja midis tij dhe Ermonelës nuk vjen nga teknika e saj e të kënduarit, por tek diçka që tejkalon atë, tek vetë jeta.

Transmetimi i këtyre emocioneve, kërkon vuajtje dhe këmbëngulje, dhe në një masë të madhe, njëfarë çmendurie.

‘‘Unë nuk ëndërroja të bëhesha këngëtare, unë isha në delir me muzikën. Ishte gati patologjike’’, rrëfen Jaho në skenën e teatrit ku ajo triumfon gjithmonë.

Për të kuptuar këtë patologji duhet të kthehemi pas në histori, tek vullneti dhe ambicia e Ermonelës.

Ajo përjetoi mjerimin e emigrantëve shqiptarë të viteve 1990 dhe kur të huajt pështynin mbi dinjitetin e tyre.

Ajo u kujdes për fëmijët dhe të moshuarit në Italinë e atyre viteve, kur vala e shqiptarëve në fillim të viteve 1990, u ul me butësi në ato anije mallrash të mbushura me ëndrra për mbijetesë.

Sopranoja Katia Ricciarelli ishte ajo që ngjizi mësimet e të kënduarit tek Ermonela.

Hap pas hapi, Ermonela arriti të përfundonte trajnimin midis orëve të saj të punës dhe fitoi gjithçka në bazë të meritës.

‘‘Unë kam ardhur që 18 vjeç pa asnjë cent. Punoja kudo që të mundja. Kishte ditë që nuk kisha për të ngrënë. Përjetova vuajtjet më të paimagjinueshme, ndieja keqardhje për veten, aq sa mendoja se nuk e meritoja të jetoja në këtë botë. Por, asnjëherë nuk e jepja veten sepse në të kundërt do të hiqja dorë. Kështu që, çdo natë kur bija të flija mendoja vetëm për ëndrrën time. Kjo ishte ajo që më mbajti gjallë’’.

Aq shumë ka vuajtur dhe ëndërruar ajo, sa në çdo shfaqje publiku vë re dikë që nuk e ka pasur të lehtë në jetë.

‘‘Në skenë ngjitem sikur do të jetë hera e fundit që do të këndoj. Padyshim një ditë do të ndodhë; nuk do të kem zë për të kënduar. Do të më duhet ta pranoj. Ndoshta po e ekzagjeroj paksa. Por, kjo shkon në limitet e atij udhëtimi që më përfshin aq shumë sa ndonjëherë nuk dëgjoj dot duartrokitjet e publikut. Kjo është edhe një shenjë respekti për ta.”

Në moshën gjashtë vjeçare, babai i saj brumosi tek ajo dëshirën e tijBabai im, ushtarak dhe nëna ime mësuese, e njihnin shumë mirë këtë ndjesi. Ata mendonin se do të kthehesha sërish në Shqipëri. Ata kanë ndërruar jetë. Mungesa e tyre më dhemb vazhdimisht. U ktheva për t’u transmetuar këngëtarëve të rinj nga eksperienca dhe dija ime. Por, më shqetëson fakti se ata nuk i përfshin ai pasion i flaktë që më pushonte mua për gjithçka. Sot, ata i shoh më konformistë. Vendi është paska më mirë tani dhe ndoshta kjo nuk i shtyn ata në rebelim për të kërkuar me ngulm atë që duan.”

I vlerëson të gjitha dhimbjet dhe vuajtjet. “Pa to nuk do të këndoja kështu si sot. Duke qenë natyrë pozitive i vlerësoj shumë ato që më kanë ndodhur. Jeta ka qenë shkolla ime. Një këngëtar duhet të jetë si një libër i hapur dhe të transmetojë gjithçka nga eksperienca e tij e të kënduarit. Kështu arrihet edhe  çlirimi i thellë i shpirtit. Publiku e pikas menjëherë atë, nuk mund ta mashtrosh lehtë.

Gjithçka ose asgjë: “Kredhja nuk më intereson. Jam në kërkim të katarsisit. Sot këngëtari duhet të arrijë fundin; jo realitetin, por të vërtetën, e cila është e ndryshme. Nëse ‘‘zhytesh thellë” nuk e sheh dot fundin e udhëtimit. Ndonjëherë mendoj se në një tjetër jetë duhet të kem qenë një flutur… një dashuri e pakushtëzuar, që e kanë ndjekur. E kush nuk e ka dashur atë në jetë? Kjo është mënyra e të qenit mesdhetar, apo ajo?”

Përshtati për Tirana Today, Bardhi Quku

Ermonela Jaho, nga kujdesi për të moshuarit në skenat botërore

4 komente në “PROFILI: Ermonela Jaho, nga një emigrante që kujdesej për të moshuarit, në skenat botërore”

  1. bravo vertete per suxsesin e arritur nga shqiptarja e shquar Ermonela Jaho .
    I vleresoj shume njerzit me fate ,qe duke pasur si timon te jets ate griden /egon personale te mos u dorezuarit kurr e ne sy ate pasion ,qe ben te arrish e kapesh majat e suxsesit e shijosh ato ,vec ksaj ajo eshte edhe nji femer mjaft sexi e kjo e ben ate akoma me te vleresuar si artiste

    1. papa tfgs1 kariola says:

      Idiot. Cpune ka se mund të jetë sexy në bërjen e saj me të suksesshme !?
      Ermonela Jaho nuk është këngëtare tallavaje.

  2. vjeshta says:

    Këto janë shembuj qe u duhen përplasur në surrat rinisë së sotme. Ne rinia e viteve 90 jemi shembulli i vetëmohimit e përpjekjeve për të arritur diçka!
    Jo barkalecat e sotëm, që vetem të rrotullojnë paketën e cigareve janë të zot.

  3. kavaja says:

    po u perpoq dhe pak mund ti afroxet grekes Maria Kallas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje