10 pikat e Ramës, për 100-ditëshin e parë të qeverisjes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Edi Rama

Do t’i isha mirënjohës secilit dhe secilës prej jush që do të jepte opinionin e vet, mbi disa ide për operacionet që po përgatiten për 100 ditët para të qeverisë së re, si më poshtë:

1. Hapen regjistrimet e anëtarëve të koalicionit të madh “Për Shqipërinë që Duam”, në Platformën online të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe nis lufta e gjithanshme, kundër parazitëve e grabitqarëve në çdo zyrë të shtetit

2. Nis procesi i llogaridhënies të gjithë drejtuesve të agjencive, inspektoriateve, drejtorive e zyrave të shtetit, në takime publike dhe në prani të anëtarëve të qeverisë së re e të skuadrave të deputetëve të çdo qarku

3. Fillon lufta kundër shpërdorimit të ujit pijshëm, prerja e lidhjeve të paligjshme, prishja e lavazheve pa leje dhe ndëshkimi i abuzuesve me këtë pasuri të çmuar kombëtare

4. Çelet faza e re e luftës kundër informalitetit në biznes me përshkallëzimin e fuqishëm të presionit ligjor, mbi çdo subjekt të madh e të vogël që nuk operon përmes kuponit tatimor

5. Nis pastrimi rrënjësor i akseve kombëtare nga plehrat, mallrat, tregjet, varrezat e makinave, ferrat, etj., si edhe fillon mbyllja hyrjeve të paligjshme apo të rrezikshme në rrugën kryesore

6. Shpallet një luftë si asnjëherë tjetër kundër ndotjes së mjedisit, hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara dhe organizohet e zhvillohet një aksion kombëtar pastrimi në çdo qytet, fshat e metër katror të Shqipërisë

7. Fillon beteja e gjatë për sigurinë ushqimore në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e angazhuar për Shqipërinë që duam, për të vënë përpara përgjegjësisë çdo strukturë shtetërore, kompani furnizimi apo subjekt tregtar, që cënon sigurinë e konsumatorit

8. Hapet fushata e re e sigurisë rrugore për rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve dhe uljen e mëtejshme të numrit të aksidenteve në rrugë

9. Organizohen në çdo qark dëgjesat publike për buxhetin e vitit 2018, si edhe për riorganizimin e administratës shtetërore, shërbimeve ndaj publikut në çdo bashki dhe projektet e vitit në vijim në rang vendi e qarku

10. Mbyllet me fitoren e pakontestueshme të Policisë së Shtetit lufta e këtij viti dhe shpallet fundi i historisë së shëmtuar të kultivimit masiv dhe të paligjshëm të kanabisit në Shqipëri

Siç kuptohet një pjesë e këtyre operacioneve, shkojnë përtej kufirit të 100 ditëve, por më duket se nisja që ditën e parë të mandatit të ri është kusht për suksesin e tyre. Si mendoni?

Çdo kritikë për çka mund të jetë e tepërt apo mund të mungojë në këtë grumbull idesh paraprake, është e mirëpritur🙏

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “10 pikat e Ramës, për 100-ditëshin e parë të qeverisjes”

  1. mirel says:

    Sigurim ushqimor, pastrim plerash, siguracion makinash, perndjekje ndaj shperdoruesve te ujit..llogardhenie para popullit…tamam si programi i informacionit politik ne kohen e Dulles.
    Vetem me kaq duhet te japesh doreheqen se nuk mbahet shteti me fleterrufe dhe duke perndjekur bizneset e vogla.
    Siguracioni i ri i makinave nuk rrit pergjegjesine e drejtuesve, po vjedhjen e re qe shpik shteti nepermjet siguracioneve.
    Fol per koncesionet. .kjo eshte esenca jote si pusht, qe merresh vetem me pasyrim plerash dhe tubacione uji sikur te jesh komunale dhe paraqet programin e javes te komunales dhe jo te shtetit.
    Idiot sistematik.

    1. Sorge says:

      O mirel injoranti mos fol me mllef por kinkretisht . Ti i ke humbur fiqirin se humbe zgjedhjet mos u merzit se do ti fotojsh ne vitet 50 te ketij shekulli.

  2. zi says:

    Mire te gjitha keto,
    stacione autobuzash ne ruget nacionale nderto,
    tufa njerzish presin ne pike te vapes, sikur kane ardhur nga lufta e shkojne prape ne te.

  3. Artan Sejko says:

    Barre e rende. Do te desheroja qe prona te ishte prioritet qe ne oren e pare te qeverisjes. Pa rregulluar ketej problem te tjerat mbeten makiazhe qe mbulojne por nuk ndihmojne. Bashke me pronen jane transformim
    Suksese ne transformimin e Shqiperise

  4. Tarrasi says:

    Mjafton te percaktohe edhe armiqte e brendshme dhe te jashtem te Qeverise dhe keto “objektiva” te Edvin Kristaq Rames do te ngjanin si dy pika me ato te Enver Hoxhes,

  5. Shqipe says:

    Hapje klinikash spesiale p.sh per kurimin nga djegja,
    Ndertim azilesh per pleqte e semure.
    Theksim i ngjyres te vijat e bardha ne rruge.
    Sjellje uji pa nderprerje ne banesa.

  6. mirel says:

    Alo ..munaljaa, ..munaljaaa

  7. Landi says:

    Shkrije AMF me gjith Mimozen zvdrejtore me nivel llumi brenda. Edhe ate palo drejtor qe ke ven…

  8. Shaqo says:

    Jam plotesisht dakort me 10 pikat qe keni menduar .Te pika Nr-2 ku drejtoret do te japin llogari duhet te jeni vete neper qarqe ,se deputetet nuk i bejne dot keto pune se ka Drejtor qe per 4 vjet kane fjetur gjume dhe rjepur popullin dhe pretendojne qe te jene perseri drejtor.

  9. Oni says:

    Po nafta qe po na helmon…. cdo behet?

  10. titi says:

    PERGJySMO stafin e ministrive. Me shume se gjysma rrjne kot e sorallaten korridoreve te fryre e BOSH nga trute. Kane hyre si te afert te ketij apo atij ministri apo drejtori, anetari partie. Hajne parate e shtetit (tonat) kot. Vetem keshtu do te mund te rritet cilesia dhe efektiviteti i shtetit ne kete menyre.

  11. lori2 says:

    Perse duhen 2 apo 3 z. Ministra, perse duhet Shefi i Kabinetit dhe Keshilltare ministri, pa le kur sheh dy sekretare Ministri qe veç rrijnë neper tavolina e bojne muhabet, pa le te shohin dhe shtrember kur kerkon ndonje informacion. Per te mos folur se me çfare tipash jane mbushur drejtorite.

  12. fredi says:

    RREPEKTE ZOTI KRYEMINISTER per objektivin mos degjo ca injorant qe mbarvajtien e demokracis e kuptojn me anarshi totale dhe munges shteti, , ben vaki qe nje pjes e ktyre komentusve nuk duan shtet , por edhe ENVERI tek e fundit te tera nga perendimi i kopjoi se nuk i beri ne kok te vet te tera , tek e fundit pastrimi rregulli ndergjegjsimi qytetar lufta kunder korrusionit dhe abuzimit me ushqimin e popullates nuk ka qen eskluzivitet i ENVER HOXHES por e ter botes se qytetruar , por ENVERI ne shqiptaret dhe kta injorantet qe diskutojn ne kte menyr njerez dhe europin siç jan ber kta katundar me kto kushte na beri , se hanim morrat e njeri tjetrit deri ne kohen e zogut , kta kokrrat e injoranteve qe ven perpara figuren e ENVERIT mendojn se ne kte menyr do te zmbrapsin nga berja e shtetit , tek e fundit ne jemi rritur ne kohen e ENVERIT rregulli disiplina pastertia korrektesia e ushqimit te popullates ishte ne prefeksion , qe te futesh ne burg se abuzon me ujtin nuk esht ide komuniste por ne europ ta humbasin vulen , kta majmunet qe duan te denigrojn kto 10 pika qe jan prefekte dhe per tu rrespektuar jetojn ben vaki ne greqi , por atje ujtin nuk e shperdorojn se shteti janullatosit mu ne byth ja fut koken , ne e duam vendin ton model dhe kjo gje fillon nga pastetia zbatimi ligjit pik per pik dhe deri tek kntrolli administrates dhe venia para drejteis se shkelesve te ligjit , kto jan rregulla ne te ter boten e qytetruar , kush jeton jasht e di mir kte gje , rrespekte ED RAMA per mendimin dhe vizionin qe ke per vendin tend dhe timin ju uroj suksese ne punen tende ,

Lini një Përgjigje te fredi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *