“Sherr” për fanellën me numrin 19 tek Milani mes Bonuccit dhe Kessie

20 Korrik 2017, 16:41Sport TEMA

Ndizen menjëherë polemikat e para pas ardhjes së Leonardo Bonuccit te Milani. Franck Kessie dhe ish-mbrojtësi i Juventusit, kanë mosmarrëveshje për fanellën me numër 19.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, blerja e parë e Milan në këtë verë nuk ka ndërmend t’ia lirojë këtë numër.

Për të dy në fakt ky numër ka një vlerë shumë të madhe simbolike.  Kessie kërkon të mbajë numrin 19, atë me të cilin ka luajtur gjithmonë në Serie A dhe të përkon me datëlindjen e tij dhe datën e vdekjes së babait.

Për Bonucci gjithashtu është e rëndësishme sepse është datëlindja e bashkëshortes dhe emër mbiemri i tij me llogari nëpërmjet të disa kritereve numerik çon te numri 19. Kjo çështje duhet të zgjidhet deri në miqësoren e radhës, të premten ndaj  Guangzhou.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje