Skëndërbeu, Daja: Mundëm buxhetin e Kairatit

20 Korrik 2017, 22:48Sport TEMA

Ilir Daja nuk i ka fshehur emocionet e kualifikimit të rëndësishëm për në raundin tjetër, pasi eliminoi një kundërshtar shumë herë më të fuqishëm financiarisht si Kairati.

Ndeshja

“Eksperienca që kanë lojtarët e mi në kompeticione të tilla, ndikoi që të ruajmë ekuilibrin në fushën e lojës. Kualifikimi ishte më i bukur dhe emocioni është i madh, kur ke arritur të eliminosh një rival si Kairati, që ka buxhet shumë herë më të madh se ne. Lëshuam pak terren pasi Lilaj doli me karton të kuq, por në përgjithësi gjithçka e realizuam me sukses. Jam shumë i kënaqur dhe i përgëzoj të gjithë lojtarët e mi”.

“Bëra një zëvendësim të detyruar dhe Sebino i bëri mjaft mirë detyrat e tij. Duhet të ketë më tepër besim te vetja”.

Rivali i radhës

“Nuk e kam studiuar, pasi kam qenë i përqendruar te Kairati. Është i fortë, por do kërkojmë sërish kualifikimin. Kjo është e sigurtë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje