Sondazhi paszgjedhor, gjithçka që nuk dini për zgjedhjet e 25 qershorit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

A e dini se familja është faktori kryesor në përcaktimin e preferencave politike, gjysma e atyre që nuk votuan ishin fizikisht larg qëndrës së votimit, ndërsa Ilir Meta është politikani me imazhin më negativ në vend?

Këto ishin disa nga përfundimet e një sondazhi paszgjedhor të realizuar në komunitetin e anketimeve online (Questia.al), ku një kampion prej mbi 6 mijë personazh u pyet në lidhje me shumë aspekte të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Anketimi zbulon se arsyeja kryesore përse vota ka shkuar drejt një partie të caktuar apo një tjetre është biseda me familjarët. 28,7% e të anketuarve pranuan se ishin diskutimet në familje ato që përcaktuan votën e tyre.

Ndërkaq, 26,4% e votuesve janë bindur të votojnë një forcë të caktuar nga diskutimet direkte me përfaqësuesit e partive, ndërsa 23% janë bindur prej mesazhit dhe mesazhit të liderve të caktuar politikë. Ndonëse forcat kryesore shpenzuan shuma të mëdha në reklama, vetëm 7,1% e votuesve u influencuan prej tyre.

Përsa i përket popullaritetit të liderve politikë të vendit, Kryeministri Rama është lideri më popullor në preferencat e elektoratit; 55% e të anketuarve shprehën opinion pozitiv për të.

Ndërkohë, kryetari i pezulluar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rezulton shumë më pak popullor edhe se lideri historik, Sali Berisha, edhe se konkurrenti i tij në garën për kreun e PD, Eduad Selami.

Vetëm 15,8% e të anketuarve kanë një imazh pozitiv për Bashën, 10 pikë përqindje më pak se imazhi i Selamit (25,4%), ndërsa për Berishën, 28,5% kanë një imazh pozitiv. Ky popullaritet i ulët i Bashës reflektohet edhe në faktin se 65% e të anketuarve mendojnë se ai duhet të largohet nga kreu i PD.

Për Ilir Metën, bie në sy fakti se vetëm 12,8% e elektoratit ka një mendim pozitiv, një shifër që përputhet praktikisht edhe me përqindjen e votës që LSI fitoi në këto zgjedhje. 58% e të anketuarve kanë një mendim negativ për Metën.

Popullariteti tejet i ulët i presidentit të zgjedhur duket se ndikohet edhe nga fakti që mbi 70% e të anketuarve e gjykojnë të pavend mesazhet dhe mënyrën se si u përfshi Meta në këtë fushatë dhe vetëm një pakicë prej 16% nuk pa probleme me rolin e luajtur prej tij.

Përsa i përket mbarëvajtjes së zgjedhjeve, 63% e të anketuarve mendojnë se ato ishin të lira dhe të ndershme, ndërsa 26% mendojnë se pati raste të manipulimit të votës.

59% e të anketuarve mendojnë se është diçka e mirë që PS do të qeverisë vendin e vetme, ndërsa pothuajse 13% nuk kanë formuar ende një mendim mbi këtë fakt.

Sondazhi zbulon edhe faktorët që ndikuan në bojkotin e zgjedhjeve nga një pjesë e elektoratit. Largësia fizike me qendrën e votimit ishte faktori përcaktues në 46% të rasteve të atyre që nuk votuan. Në rastet e tjera, 34% e atyre që nuk votuan shprehen se nuk kishin preferencë për asnjërën parti, ndërsa një pakicë prej 16% nuk votuan pasi mendojnë se vota e tyre nuk do të bënte ndonjë ndryshim në rezultatin përfundimtar.

Të gjitha rezultate e kësaj ankete janë publike në faqen e “Facebook” të “Questa – Opinione Fitimtare” – https://www.facebook.com/questia.al/ (Skandal.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/2-9-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/2-9.png","attachment_id":"729986"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/3-5-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/3-5.png","attachment_id":"729987"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/4-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/4-1.png","attachment_id":"729988"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/5-2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/5-2.png","attachment_id":"729989"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/6-2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/6-2.png","attachment_id":"729990"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/7-2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/7-2.png","attachment_id":"729991"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/9-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/9.png","attachment_id":"729993"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/1-6-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/1-6.png","attachment_id":"729985"}]
        
        Loading...
        

3 komente në “Sondazhi paszgjedhor, gjithçka që nuk dini për zgjedhjet e 25 qershorit”

  1. Rrema says:

    Ilirin e ke dhe komshi te Vilat te Kodra diellit , apo komshiu 😀😀😀

  2. ALPINI,
    Sipas llogaritjeve te nia personale dhe qe e kam biseduar edhe me shoket PS e kam llogariuu mbi 75 deputet ku perafersisht i takon mbi 54 perqind,Kjo llogaritje eshte e mbas dates 18 maj, ndersa perpara ishte mbi 87 deputet,Per partite e tjera nuk kisha bere llogarit,Kisha idene se LSI do te merrte rreth 35 deputet duke llogaritur se nje pjese e PD do te votonte per te, Kisha llogaritur shume abstenime te krahut te PD, Tni pak rendesi ka,

  3. tarasi says:

    Sondazhet jene per te tallur trapin ata qe i bejne me ne , dhe ne me ata .Nuk vendosin fatin e zgjedhjeve , sondazhet a dini si thone miqte tane amerikane per sondazhet ?? fuck wind , gje pa vlere, nuk na interesojne Na interesone omos qe do kemi per presidentin e republikes nje hajdut ordiner , dhe kjo eshte shume shqetesuese , te perfaqesohesh nga nje element negativ ne postin me te larte te shtetit eshte shume gje e keqe , po se o Edi Rama ?? pse ua bere kete te keqe shqiptareve , imagjinoni dhe sinjalin e keq qe i jep partnereve tene europiane dhe jo vetem .. , jemi te keqinjte e vetes tone , keta jemi ……

Lini një Përgjigje te Rrema Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *