Alla-Kukësi, dështon seanca e parë

21 Korrik 2017, 17:23Sport TEMA

Ka dështuar seanca e parë e ballafaqimit në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF për cështjen mes Kukësit dhe Albi Allës.

Seanca e parë ishte parashikuar për paraditen e kësaj të Premteje, një seancë pajtimi sic parashikohet nga rregullorja në raste të tilla ku me ndërmjetësinë e FSHF synohet gjetja e një akordi mes palëve, por në zyrat e institucionit shqiptar të futbollit janë paraqitur vetëm përfaqësuesit e klubit të Kukësit, ndërsa kanë munguar ata të qendërmbrojtësit 24-vjecar.

Në këtë mënyrë zhvillimi i seancës ka qenë i pamundur dhe Federatës i duhet të caktojë një datë tjetër për seancën e parë, ku do të tentohet gjetja e mirëkuptimit mes palëve.

Për momentin si Kukësi ashtu dhe lojtari qëndrojnë në llogore të kundërta, Kukësi ka paditur futbollistin për shkelje të njëanshme të kontratës duke u larguar nga skuadra me përfundimin e sezonit pa marrë pjesë në ndeshjet Europiane.

Pretendimi i klubit kampion të Shqipërisë është se Alla ka firmosur në kontratën e tij me Kukësin se “lojtari pranon të luajë me të njëjtat kushte edhe në rast të zgjatjes së sezonit futbollistik nga federata apo edhe në rast të kualifikimit në Champions ose Europa League”.

Kukësi pretendon se në kontratë është parashikuar se në rast mosparaqitje të futbollistit për të luajtur në Kupat e Europës lojtari penalizohet me një shumë prej 500 mijë Eurosh me klubin që këcenoi se do të niste rrugët ligjore për të kërkuar një dëmshpërblim që mund të kapë pikërisht këtë shumë.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e pogradecarit që është bashkuar me skuadrën e AEL Larisës pretendojnë  se rregulloret e UEFA-s nuk i njohin zgjatje të tilla të kontratave edhe për ndeshjet Europiane. Në këtë mënyrë cështja ka shkuar fillimisht në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve së cilës i duhet të japë një vendim nëse dështojnë negociatat për pajtim mes palëve./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje