Artan Fuga "shpërthen" ndaj garës në PD: Zgjedhje të gabuara, farsë politike, komedi për budallenj

21 Korrik 2017, 13:49Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Partia demokratike është para një votimi për kryetarin e saj duke zbatuar mekanizmin “një anëtar – një votë”.

Të gjitha parametrat tregojnë se do të jemi përpara një zgjedhje të gabuar, një farse politike, por që në fakt nuk lidhet vetëm me partinë në fjalë, por me të gjitha partitë politike.

Ajo që po i ndodh partisë demokratike nuk është veçse një rast i veçantë dhe lidhet me gjendjen e saj pas disfatës të përmasave katastrofike me rastin e zgjedhjeve parlamentare të qershorit të kaluar, dhe me faktin se ajo ndodhet e çarë dhe e përçarë në elitat e saj drejtuese.

Dikush mund të pyesi : E përse na qenka një farsë elektorale, një fasadë e shpifur gjoja demokracie? A nuk ka në republikat presidenciale edhe atje zgjedhje të presidentit të republikës ku voton i gjithë populli?

Përgjigja është e thjeshtë. Nuk kanë asnjë lidhje këto procese me njeri tjetrin. Kryetari i partisë mbledh të gjitha pushtetet de facto në duart e tij pasi zgjidhet dhe bën një natë, një orë, një muaj para votimit çfarë të dojë me partinë, kurse presidenti i një republike nuk është veçse njeri nga pushtetet e saj, sepse përveç tij ka gjykata, ka parlamente, ka kryeministër, etj., që e kufizojnë pushtetin e tij.

Kryetari i partisë i zgjedhur sipas mekanizmit “një anëtar – një votë”, është një diktator brenda partisë, një vetë zot vetë shkop, një individ që pasi shkel me këmbë të gjithë grumbullon rreth vetes një shpurrë servilësh që pasi i bëjnë lavde e çojnë pikën deri aty sa vetë kryetari “loz menç” dhe kujton se ato lavde dhe servilosje të pështira janë reale dhe kurtizanët e tij ja bëjnë sinqerisht.

Mua në këtë rast më vjen keq për kryetarët sepse pikërisht në këtë fazë humbin ndërgjegjen e asaj se janë njerëz normalë dhe jo perëndi, nisin të flasin pa lidhje sepse gjuha jashtë kontrollit të të tjerëve priret drejt modelit “halzaimer”, dhe mbi kurriz të tij, kurtizanët ngrenë “perandoritë” e tyre të vogla por mizore mbi ata që kanë poshtë.

Ai dikushi vazhdon të pyesi : Përse na qenka mekanizmi “një anëtar – një votë” prodhues diktatorësh partiakë, kur edhe në vende të tjera perëndimore, në parti perëndimore ka mjaft raste që ky parim zbatohet?

Sepse nuk është i njejti realitet, prandaj.

Anëtarët e partisë te ne, masa e tyre, ata njerëzit e thjeshtë që punojnë, nuk kanë luksin e perëndimorëve, që të informohen nga media për ngjarjet, personazhet dhe proceset politike. Militanti i bazës është te ne i painformuar sikurse nuk është qytetari perëndimor, për partinë e tij politike.

Ku e di përshembull te ne militanti se kush pagoi për ngritjen e Cadrës të Lirive Politike në bulevard? Ku e di militanti se cilët ishin personat që sakrifikuan dhe ndejtën ndryrë atje për tre muaj rresht gjatë ditës? Ku e di militanti i bazës se çfarë ndodhi mbrëmjen gjatë Paktit mes opozitës dhe qeverisë në mes të muajit maj? Ku e di militanti i bazës se kush i propozoi ministrat e opozitës në qeverinë e sotme? Ku e di militanti i bazës se cilat janë kriteret e përzgjedhjes të deputetëve demokratë në fshehtësinë e ndërgjegjes kryetarore?

Pa pasur përgjigjen e tyre dhe të shumë të tjerave, sigurisht që militanti voton kot, symbyllurazi.

Pastaj, mos harrojmë se militantti i bazës në partitë e mëdha perëndimore është një njeri i lirë nga kryetari i partisë. Kurse te ne një pjesë e madhe e militantëve, sidomos pjesa e tyre më aktive, ka interesa për t’u punësura në shtet nëse partia vjen në pushtet, ose është në pushtet. Ata nuk gjykojnë pra kryetarin e partisë, por bëjnë llogarintë se me cilin kandidat mund të sigurojnë më mirë interesat e tyre ngushtësisht personale. Kurse pjesa e lirë, ata më të painteresuarit për privilegje personale, ata që kanë gjykim më të saktë, ata nuk vijnë fare në votime.

Mos harrojnë se në perëndim, zgjedhjet në partitë politike monitorohen nga juristë të pavarur dhe jo nga komisione që i cakton kryetari i partisë dhe që i numuron vetë votat e veta dhe të kandidatëve të tjerë. Vendosni përmbaruesit e pavarurur të gjykatës në komisione, përndryshe mos flisni se kështu ndodh edhe në perëndim.

Aq më shumë se në perëndim për “primaret” përshembull votojnë edhe zgjedhësit edhe dashamirësit e një partie politike, dhe jo vetëm grupe të ngushta militantësh.

Dikushi mund të vazhdojë pyetjet e tij : Mirë po si ka ndodhur në Shqipëri?

Gjithkush e di se në partitë politike shqiptare, sado gjoja u kalua te mekanizmi “një anëtar – një votë”, në fakt ose nuk ka zgjedhje fare për kryetarin, ose ka zgjedhje që janë vetëm fasada ku të vjen keq për rivalët e kryetarit që dalin si alternative përballë tij.

Më mirë pranoj sinqeritetin e ashpër të kryetarit të partisë socialiste që u tha anëtarëve të partisë së vet : “Ikni ore tutje, dashkenci të më votoni juve mua!”. Sesa tipin e zgjedhjeve gati nëe errësirë dhe pa transparencë të Libras, Sfidës, etj.

Dihet gjithashtu se edhe në LSI kryetari themelues i partisë në procesin e zgjedhjes para disa muajve pati përballë një kandidat që i ka të gjitha meritat dhe cilësitë, por jo ato të një kandidature alternative me zotin Meta. Për të mos thënë se militantët nuk kupptuan vendosjen dhe heqjen rrufe të zotit Vasili si kryetar partie.

Mos flasim pastaj për partitë e tjera.

A ka të këqia zgjedhja e kryetarit të partisë me mekanizmin një anëtar një votë?

Tmerrësisht shumë. Partia bëhet njê mekanizëm populist, një mekanizëm autoritar nën drejtimin e shefit të gjithëfuqishëm që emëron, punëson, çpunëson, aparatet e partisë dhe apartçikët, të deleguarit e partisë në agjenci të ndryshme, pra krijon kastën e tij dhe me anë të saj injoron totalisht këshillat drejtuese, kongreset, i kompozon ato si do, loz me to si të lidhi e të zgjidhi këpucët e veta.

A nuk ndodhi kështu me partinë demokratike ku lista e kandidatëve të saj për deputet as nuk u konsultua me forumet drejtuese të partisë?

E trishtueshme, fyese, dhe që krijon një dyshim të pashërueshëm te funksionimi i brendshëm i asaj partie që tani po zgjedh kryetarin e saj sipas mekanizmave që i japin atij, kushdoqoftë, të gjitha kamzhikët për të “rrahur” këdo që i kundërvihet sadopak, apo të gjitha “kalemat” që i bien në duar për të vendosur vijën mbi cdo emër që ndofta flet me një dialekt ndryshe nga ai që flet ai.

Kryetari që merr votat e një pakice militantësh të sugjestionuar dhe nën presion e terror psikologjik, me vota që një dreq e di se kush i numuron, me votat e një numuri militantësh që pastaj nuk dihet se ku shkojnë e ku treten pa pasur mundësi t’i kërkojnë për një 500 vjet llogari kryetarit të zgjedhur në mënyrë krejt populiste, mjerane dhe të trishtët, me mekanizma që nuk nderojnë askënd, merr staturën e të qënurit sipas dhe mbi fo^rumet drejtuese të partisë.

Sa bën “koka” e kryetarit pastaj nuk bëjnë “kokat” e të gjithë të zgjedhurve nga kongresi.

Nuk ka gjë më të lehtë të manipulosh këto forume butaforike, fasadash, nga një kryetar që ka në dorë financat e partisë, mjetet e partisë, energjinë e burokratëve të partisë të paguar nga ai vetë.

Hapësira politike bëhet sikurse është bërë tanimë një hapësirë pa elita poilitike, një shkretëtirë politike, një vend ku askush nuk qendron dot më këmbë, një hapësirë politike kryetarësh.

Jemi familje kryetarësh tani ! – çirrejt Kapedani i filmit socrealist.

Brenda partisë humbet kontrolli nga ana e forumeve, partia nuk është më një arenë demokratike, drejtimi kolektiv bëhet aq kolektiv sa ishte kolektiv edhe drejtimi i Byrosë Politike nën drejtimin e shokut Enver Hoxha.

Dhe kryetari që përgjërohet tani se kur të ribëhet kryetar duke zëvendësuar vetveten herën tjetër, pas katër vitesh, do të jetë më i kuptueshëm, më i sjellsshëm dhe nuk do të bëjë më
gabime.

Gjithçka varet nga ai në fakt§ Besojeni fjalën e mirë!

Sepse atë kryetar ju o antikryetarë e keni prodhuar vetë, e prodhoni vetë me mekanizmin “një anëtar – një votë-, ku kryetari, ai, ose në parti të tjera, bëhen despotë, autoritarë, fyhrera.

Ja përse ka hutim në rastin aktual të partisë demokratike. Kjo vjen në thelb nga fakti që janë vetë forumet që gjithkush e di se kanë qenë jashtë loje. Të gjithë e dinë se me pëlqimin e vetë elitave drejtuese gjumashe, interesaxhije, forumet kanë qenë dhe janë fasada e kryetarëve.

Nuk është mirë dhe e besueshme pra që t’i hedhësh gurin kryetarit kur kryetari të ka venë drunë. Sepse atë kryetar e ke bërë vetë monument, i ke dhënë të gjitha fuqitë që të bëjë çfarë të dojë me ty.

Më mirë do të ishte të thoshin si ish ministri i ndjerë i sigurimit që kur e kërcënuan se do ta arrestonin, tha me paradoksin dhe intelegjencën e qartësisë së dramës që e priste :

“Nuk prish punë, partia ime do të më arrestojë”!

9 komente në “Artan Fuga “shpërthen” ndaj garës në PD: Zgjedhje të gabuara, farsë politike, komedi për budallenj”

  1. ladi says:

    O Trap,po ti deri dje u coptove per demokracin dhe vlerat e lulushit o plehr,dhe ske turp dhe shkruan prap do ti japesh mend ketij populli kur ato pra mendt te mungojne ty o mender mut akademik.

  2. Ajet Delaj says:

    Opozita duhet te jete fryme e jo klan sic realisht eshte

    z Fuga kam respekt per analizat e tua por kete e paske bere sikur PD eshte nje parti diktatoriale ku antarin e mban te lidhur pas vetes perndryshe e pret burgu apo pushkatimi sic ndoll rendom ne partite diktatoriale. Demokracia eshte perfshirje dhe nese lidershipi i PD ja heq kete mundesi mbeshtetesve te saje sic dhe e ka bere atehere antarsia te bejne shurren ne lidership dhe ne parti dhe ndoll sic ndolli me 25 Qershor e me siguri me poshte ka per te shkuar.
    Pyet kush se perse fitoje Rama kur per kater vite ka pasur nen administrim vetem nje gjysme qeverie. Fare e thjeshte, komunikoje shtruar dhe i barabarte me popullin , thashe me popullin e jo me militantet e tije madje komunikoje edhe me ata qe e fyenin duke i perballur me gallata , nuk i paske pire ilacet e gjera si keto. Pra Rama u prezantua para shqiptareve si njeri nder ata duke ju folur me sinqeritet gje qe duket se shiptaret e besuan dhe ka shanse te medha qe kane pasur te drejte pasi pas fitores nuk shkoje ne det apo te festonte ne buzuqe por shkoje prape tek populli.
    A e dini ju z Fuga se Lulzim Basha tamam si babai i tije shpirteror Sali Berisha nuk te kthen nje pergjigje e-mail apo message cfardo qe ti shkruash dhe si mundet te drejtoje opoziten apo te riktheje besimin e popullit ne kohen e nje revolucioni te vertete ne fushen e komunikimit nepermjet mediave sociale kur komunikon vetem me familjaret apo servilet e tije.
    E keni ndjekur shpesh kryeministrin qe vazhdon komunikimin edhe me ata qe e fyejne kurse une qe po shkruaj vetem se i kam bere nje pyetje is-Kryeministrit Berisha kur ishte ne detyre me ka lene frend ne FB dy minuta e 30 sekonda me ore ne dore.
    Rezultati i Bashes realisht eshte vazhdimsi e theqafjes se Berishes e Partise Demokratike nen sundimin e klanit Berisha dhe te jeni te bindur se Partia Demokratike apo me mire te themi ajo cfare ka mbetur nga Partia Demokratike do shkoje drejt shkrirjes perfundimtare nese vazhdon te mbetet peng i ketij klani.
    Me gjithe mangesite ekonomike, politike e ne fushen e organizimit shoqeror Shqiperia eshte nje vend pjeserisht i lire dhe askush nuk mundet ta marre peng opoziten shqiptare duke e hipotekuar ne interesat e klanit dhe familjes se tije pasi te jeni te sigurte se shoqeria shqiptare do reagoje.
    Shikoni Francen ku presidenti aktul pothuaj e rithemeloj te djathten francese pergjate dy proceseve elektorale kombetare duke instaluar pothuaj nje klase te e politike e natyrshem nje vision te ri ekonomiko-politik ne Francen qe po shkonte drejt regresit me mbi 12% papunsi tek te rinjte.
    Dua tju kujtoj shqiptareve se mbase e kane harruar se vete aji qe e quajne babai i Partise Demokratike nga mediat e kazanit , Sali Berisha ka deklaruar se ka ardhur tek studentet si “mik” ne 90ten dhe puna shkoje deri sa u be pronar i Partise Demokratike sigurisht me ndihmen e “miqve” te tjere pasi Ramizi shte kujdesur qe te dergonte edhe “miq” te tjere tek Levizja Studentore e 90tes.
    Natyrisht nje pjese e mire e demokrateve idealiste jane te shqetesuar per ecurine e Partise Demokratike per vete faktin se pushteti nekomunist “katovica” nuk ka lejuar te ngrihet nje e djathte reale ne Shqiperi por degradimi apo dekompozimi i asaj cfare ka mbetur ne Partine Demokratike eshte nje proces normal per nje parti misionare e se shkuares dhe jo e se ardhmes sic duhet te ishte apo sic ka lindur edhe per nje shoqeri gjysme te lire sic eshte shoqeria shqiptare.
    Per sa kohe shtresa e te persekutuarve, ish-pronarve qe mbeten po ish-pronare shoqeria me mentalitet konservativ qe beson ne vlerat dhe parimet universal te djathta te organizimit te shtetit e shoqerise te mos bindet se Partia Demokratike ka mbi 20 vjet qe nuk este pperfaqesuesja e aspiratave dhe idealeve te tyre Shqiperia do vazhdoje te jete pluralste me nje parti sic ka thene Ambasadori Amerikan dikur.
    Ajet Delaj
    New York

  3. Naum says:

    Aman se do na kthehet pd ne nje farse…e do ngelesh pa pune pastaj.Apo e kam gabim?
    Si njohes i mire i filozofise qe je do gjesh pune.Nje filozof parshikon do vene punet e nje sistemi e jo me per veten!
    Filozofite e tua Fuga,do jene leksione per te ardhmem…ku harrohen keto perrla filozofike si:kini dhe mua parasysh kur te bier rama e me poziciononi diku ne qeverri…ku ka si kjo perrle…aristoteli te ka zili.
    Ne shqiperi kur rron nuk ta dine vleren…por mbas vdekjes te jesh i sigurt se do shkruesh me shkronja te arta…pune shqiptaresh thuaj.Nuk kuptojne nga perrlat e tua.Ti e the me te madhe qe “kanabizimi” do tjetersoj voten…por nuk e kptoj populli filozofine tende.Se po te ishe ne hollande,angli,amerik…vende qe nuk tjetersohet vota pavarsisht se ne keto vende vete policia ne baze te disa programeve u jep vete”dozen” ketyre te droguarve….por ama voten nuk e tjetersojne dot se sheshte droge shqiperie ajo qe te ket ndikim tek vota.e ti kete e ke kuptuar…filozof i madhe je!
    Lum akademia e shkencave qe te ka pjese!
    Kot shkruan ketu.Ti duhet te shkraje vetem per akademine e shkencave fraceze…vetem per harvardin e me lart akoma.
    Pershendetje!

  4. spartaku says:

    Me pak perjashtime,mendoje se zoti Fuga,eshte hera e pare qe po shkruan qarte mire dhe ekzigjent. Te flasesh hapur per nje problem ne shtepine tende eshte pozitive, ne te miren e saj.Kinkluzioni se “anetaret po votojne symbyllurazi”,eshte kaq e vertete,sa vete e verteta.Eshte er te ardhur keq,por ne si anetare partie nuk kemi kulturen e zgjedhjeve,sepse mungon kultura politike,qartesia mbi interesin tone personal dhe ate te partise.QE TE MOS ZGJATEM JAME DAKORD,SA KA SHKRUAR ZOTI fUGA.Nuk kame respekt,se eshte i njeanshem,por per kete radhe e respektoi.

  5. joel shkodra says:

    Me thene te drejten e lexova diagonalisht dhe, me duket, se nuk gjeta kund ne kete shkrim se, pas gjithe ketyre kritikave, cila do te ishte menyra me e mire per te zgjedhur kryetarin sipas prof. Fuges.

  6. Shefit de Balzac says:

    kur shperthen fucga.zre se shperthenhaleja errogozhines

  7. ali says:

    Ky “filozof” sic e quan vehten ky njeri vlen Sa
    ai kompjuter, pa monitor.

  8. Atdhetari USA says:

    Vetem kur te ngordhe Sali Berisha, mundet te ringrihet PD. Edhe tani qe ishte rasti, te distancohej Berisha nga nderhyrjet dhe ndukimi i tij se beri dot, sepse, do ne krye te PD te ket benjaminin e tij Lulezim Bashen.
    Basha nen ndikimin e Berishes dhe klanit rreth ti, qe ka krijuar gjat ketyre viteve , irmer perseri kreun e PD.
    Pd shum shpejt dote shkoj drejt vetshkaterimit, si ne vendet ish komuniste.

  9. a.f. says:

    Akoma e lexoni kete “filozofin” ju? Sado zbulime te beje ai, nuk ja kalon Nard Ndokes ..
    Te pakten, ky i fundit te zbavit sepse eshte konciz, ndersa Fuga te lodh trute e kokes ..
    Une per vete kam kohe qe nuk e lexoj dhe zotohem qe ky eshte komenti im i fundit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje