Bleta me helm e Shkupit

21 Korrik 2017, 10:58Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Në profilin e Facebookut të çerdhes së fëmijëve «Bleta» me seli në një lagje shqiptare të Shkupit mund të shihen lloj-lloj aktivitetesh gjoja fetare. Në të vërtetë bëhet fjalë për keqpërdorim të fëmijëve me qëllim të «edukimit» të tyre islamik, gjithnjë në frymën e ekstremizmit, izolimit, ngushtësisë mendore dhe përjashtimit të kulturave dhe feve të tjera. Në videon e shpërndarë nga kopshti i fëmijëve «Bleta» shihen carrokë që me gjasë ende nuk e kanë hequr pampersin, por sillen rreth një kubi, që simbolizon Qabenë. Djemtë janë të veshur (ose më mirë të thuhet: mbuluar) me një pelerinë të bardhë, siç i bartin pelegrinët që shkojnë në Mekë, vajzat bartin shami. Në një fotografi shihen vocërrakët parashkollorë të fotografuar si maturantë, me gjasë në fund të vijimit të çerdhes. Ndërsa fëmijët bartin kapelat katërkëndëshe që simbolizojnë përfundimin e një cikli (para)shkollor (dhe si të tilla janë më shumë simbol i shkollave perëndimore), edukatoret e carrokëve bien në sy me veshje fetare dhe pseudofetare.

Njëra edukatore bart shami, tjetra është e maskuar me nikab. Për ata që nuk e kanë të qartë çka është nikabi: kjo lloj shamie mbulon gjithë kokën dhe lë hapur vetëm sytë përmes një «shlici». Nën fotografinë e edukatores qëndron emri i saj, por kushedi kush fshihet pas saj, kur ajo refuzon të tregojë fytyrën në opinion, një ndër aktet më të rëndomta në komunikimin ndërnjerëzor. Kush fsheh fytyrën, a mund të komunikojë me botën? Jo. Assesi. Një figurë e tillë nuk mund të edukojë as fëmijët. Një person i tillë i depersonalizuar, me pamje të frikshme, e maskuar me nikab të zi, me dukje prej pinguini apo ninxhe, nuk e ka vendin në jetën publike, aq më pak në shkolla. Nikabi nuk është as veshje fetare, është vetëm një pelerinë që u imponohet grave nga burrat primitivë të botës arabe, të cilët ua ndalojnë grave edhe ngasjen e veturës.

Pamjet e edukatoreve dhe keqpërdorimi prej tyre i fëmijëve për «eksperimente» fetare janë një shenjë alarmante mbi depërtimin e ekstremizmit islamik në jetën e përditshme të shqiptarëve. Duhet thënë hapur: kjo qasje e edukatoreve nuk ka të bëjë asgjë me islamin, por me trushpëlarje, me indoktrinim, me dhunim të fëmijëve, të cilët nuk janë në gjendje të vendosin vetë se kujt duan t’i besojnë dhe nëse fare duan të besojnë. Turp për prindërit që kaq egërsisht helmojnë shpirtrat e fëmijëve të tyre.

Këso kopshtesh për fëmijë nuk kanë asnjë mision edukues, por synojnë shkombëtarizimin e shqiptarëve dhe trajtimin e tyre si pjesëtarë të ymetit mbarëbotëror mysliman. Nesër fëmijët e «edukuar» në këtë mënyrë makabre si në kopshtin «Bleta» në Shkup do ta kenë më lehtë ta shohin veten më të afërt me ndonjë fis të Jemenit se sa me një vëlla katolik nga Shkodra e Prizreni apo ndonjë ortodoks nga Korça apo një bektashinj nga Tepelena.

Përballë pamjeve makabre nga kopshti «Bleta» imponohet pyetja urgjente se si është e mundur të hapet një institucion i tillë parashkollor. A është e mundur që radikalët islamikë në qytetet me banorë shqiptarë në Ballkan të ndihen aq të sigurt, aq të fuqishëm, saqë të ndërtojnë sistem paralel të «edukimit» të fëmijëve? Si është e mundur që ky kopsht të funksionojë pa leje të autoriteteve përgjegjëse? A ka edhe kopshte të tjera të kësaj natyre?

Nuk mund të pranohet gjithçka në emër të lirisë së  besimit. Nuk mund të lejojmë si shoqëri që gratë e pandershme dhe të maskuara me nikab të merren me manipulimin e fëmijëve. Shumë pyetje të tjera duhet të shtrohen tani. Cili është qëndrimi i Bashkësisë Islame të Maqedonisë në lidhje me kopshtet e fëmijëve të llojit të «Bletës»? Cili është qëndrimi i politikanëve shqiptarë në Shkup, Tetovë e Strugë? A kanë gjë për të thënë intelektualët, edhe ata që besojnë në zot, por e ndiejnë veten (ende) pjesëtar të kombit shqiptar? A duhet të heshtin politikanët në Tiranë dhe Prishtinë përballë fenomeneve të tilla të neveritshme të keqpërdorimit të fesë për qëllime politike të organizatave ekstremiste të botës arabe, me të cilat shqiptarët nuk i lidhë asgjë? A ka kopshte si «Bleta» edhe në Shqipëri dhe Kosovë? Në Kosovë prej vitesh funksionojnë disa «konvikte» të financuara nga organizata joqeveritare të cilat dyshohet se alimentohen nga burime të dyshimta nga Gjiri Persik.

Nuk është e çuditshme që kopshte të tilla nuk pengohen nga qeveria e dominuar nga sllavët në Maqedoni. Sa më shumë kopshte të tilla, aq më lehtë mund t’u mohohen të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Sa më shumë çerdhe të tilla, aq më lehtë shqiptarët mund të stigmatizohen si radikalë islamikë – sidomos në biseda me diplomatë perëndimorë. Sa më shumë çerdhe të tilla, aq më i lehtë do të jetë veçimi kulturor i shqiptarëve si shoqëri që nuk synon dijen, por sjelljen vërdallë rreth Qabesë të fëmijëve parashkollorë, të cilët, po e përsërisim, në këtë moshë nuk janë fare në gjendje të marrin asnjë vendim vetë, andaj për këtë arsye, mes tjerash, bartin edhe pampersë.

Pas zbulimit të këtij skandali në Shkup, është koha e fundit të ndërhyjnë ministria e Arsimit e Maqedonisë dhe të flasin krerët e të gjitha partive politike shqiptare. Sa më shumë që të koketojnë këto parti me islamin politik të sponsorisuar nga disa vende të agjendë terroriste nga Gjiri Persik apo nga shtete të tjera, aq më agresivë do të jenë militantët fetarë. Askush në botën shqiptare nuk ia mohon të drejtën e besimit asnjë komuniteti fetar, por çdo gjë e ka një kufi. Dhe kufiri është aty kur fëmijët e pafajshëm bëhen pjesë e planeve të errëta për deformim kombëtar, kulturor, shpirtëror dhe mendor.

16 komente në “Bleta me helm e Shkupit”

  1. ggggggggggg says:

    Idioter, budallenj, fanatike, turp te kene, na vjen turp edhe ne ti quajne bashkekombas keto plehra islamike

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      PERSE o pseftoshqiptare u mohoni gyzeleve turq apo arabe ORIGJINEN apo ADN e tyre arabe!!!!!!!!??? Me cte drejte i ofendoni ata duke i quajtuar ”shqiptare”!!!!???
      YPOKRITAAAAAAAAA sunitoshqipfoles,mohimi i ORIGJINES [qofte edhe ajo arabe] perben mekat,eshte PAFYTYRESI,PABESI,PACIPESI.
      Asnje arab apo turk nuk e mohon rracen e tij,asnje arab nuk e quajti gyzelakin e tij ”giulio”,”edmond”,”david” apo edhe ”maocedun” vec ju sumqiret muslims shqipfoles………………….!
      Ju ktheheni ne origjinen tuaj turkoarabe jo te gjale por ne boten tjeter,kur mbi krye u qendron gjysmehena……………

      1. Tanguli says:

        Pisoglendi,po ti perse e mohon origjinen tende!? Pse thua se je tfgs! Ti je BYTHCPUM ? ? ?

  2. Arbèr Durimsosuri says:

    Kopèshti i fèmijève ” Bleta ” çmenduri ! Fèmijève shqipètarè ju ngulin ‘ thumbin ‘ e erèsirès, ndèrsa slavève ju japin mjaltin. Nuk besoj tè ketè mè ZI se kèshtu !!!

  3. Genti says:

    Zoti Robelli nuk e di si e quan veten gazetare kur publikon nje artikull per nje raste pa e studiuar fare, po a e ke marre mundimin te thellohesh ne me shume detaje, para se te nxjeresh vrer nga goja a ka pyetur nese prinderit e ketyre femijeve jane dakorte me menyren sesi femijet e tyre po edukohen, pyet njeher, dhe nese prinderit e femijeve e kane bere me deshire ate zgjedhje per ti edukuar femijet me besim ne ZOT “nuk e kuptoje arsyen pse te shqeteson” ? kjo ishte pyetje naive apo jo. Ata femije jane duke mesuar rregullat baze te Islamit asgje me shume dhe kjo me shume gjasa sipase te gjithe mendimeve te arsyeshme eshte te edukoshe femijen ashtu si prindi e mendone se eshte me e mira per femijen.
    Nuk e di se c’fare opinioni do te shkruanit per femijet qe prinderit i dergojne ne shkolle baleti dhe detyrohen te rrine ne mbaje te gishtave apo te apo te bejne patjushken dhe figura te tjera te veshtira dhe te lodheshme per ta, do ta quaje dhune ndaje femijeve, ti mesoshe femijes edukaten qytetare apo tabelen e shumezimit do ta quanit ne opinionin tuaj indoktrinim ?!
    Persa i perket atdhedashurise dhe te qenurit shqiptare, kuntributin qe kane dhene muslimanet ne formimin dhe ruajtjen e keti kombi si ne histori por edhe ne ditet qe ne jetojme dhe jo vetem thjeshte muslimanet por Hoxhallaret ne vecanti nuk mundeni ta eklipsoni. Sa per ilustrim vetem UCK ne kosove ka pasur mbi 75 Hoxhallare.
    Zoti Robelli ne muslimanet ketu ne shqiperi kemi te drejte ti edukojme femijet ashtu si ne mendojme se eshte me e mira per ta apo duhet qe na ta shkruani ju nje manual se si ti edukojme dhe ti rrisim femijet tane !

    Koment komplet naiv ky apo jo Zoti Robelli ?
    Per ju redaksia e Tema vazhdoni te jeni LLUMI I KAZANIT

    1. mirel says:

      Po si te duket ty qe Robelli po akuzon femijet sikur paskan zgjedhur vete te vene ne ate shkolle dhe mezi paskan pritur sa te mbeshtillen si fantazma?. Robelli ate po thote qe prinderit e ketyre femijve kane zgjedhur ti rrisin femijet si pjella arape.
      Si jua kane bere? Jua kane cuar nenat ne Meke te gjitha?
      Ata po i rrisin keta femije per me te keqen, po i shkombetarizojne, po i arabizojne. Armiku me i madh i shqiptareve po rritet ne gjirin e helmuar te nenave te tyre.
      Rrini dhe qaheni si viktima pastaj se nuk ju do Evropa. Njerez te padinjitet, kur arapet nuk po e njohin kurre Kosoven si shtet, po ju trajtojne si palestineze ne token tuaj, ju rrini e u lepini bythen per nje cope ferexhe.
      Tju marri lumi me mire e te shpetojne shqiptaret e tjere. Ikni, sic po nderroni emrat ju qe mburreni se ju e paski ruajtur shqptarine. Ikni nderroni dhe atdhe. Shkoni atje ku ndjeheni rehat. Dhe hani nga nje bombe ne koke per dite, se e meritoni ..per te miren e femijeve tuaj. Rrace e qelbet. Largojuni Shqiperise dhe shqiptareve

    2. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

      ta ”mbeshtes”[madje der ne rreze] mendimin por vetem si turk[fundja i tille je dhe eshte e drejta jote ta mbrosh].
      por do te ishte fatale per mua apo dike tjeter ta ”mbeshtesnim” si shqiptar pasi nuk ke as 1% shqiptarizem ne trup o Hasan shqipfoles……………allah uakbar!

      1. kuc he dreq says:

        Po ti ku e ke “shqiptarizmen” o biri i putanes se fshatit!? Ti ke vetem nje identitet,ate fetar. Pra je njesoj si keta islamiket, thjesht ke fe tjeter!
        Te fala sat’eme ?

    3. Adi says:

      Edukojini femijet si majmuje te mbuluar qe vine rrotull nje guri … qe perulen si qeni kur kerkon ushqim dhe pastaj prisni qe te rrisni brez me dinjitet. Po ku di ai kalama ca eshte besimi ?!!! Ai thjesht meson te perulet pa ditur pse. Dhe pastaj cuditemi si sllavet e maqedonise i bejne zbor 40% shqiptareve!!! As shqiptare sjane me keta xhanem.

      Lerini femijet te rritet dhe pastaj vete le te zgjedhe te behet myslyman, budist, kristjan apo hebre sipas asaj qe i thote zemra

  4. Genti says:

    Uauuuuuuu ju nuk te lini kufi ne imagjinat e tejkaloni veteveten bravo ! Si nuk pa publikuat komentin ku fjala me e rende qe une perdora ishte LLUM MEDIATIK dhe VRERE. KOMUNIZEM KOMUNIZEM KOMUNIZEM

  5. Preka says:

    As kush nuk na ka faj perveç vtja.
    Fete jane ne thelb te keqia,cilat do qofshin ato.Tani Shqiptaret te paken gojne e kane te hapu. Por c’tju bejesh kur nuk dine te flasin! Do mesohemi por na duhet kohe te pakten edhe nje shekull!

  6. Preka says:

    Do zgjohemi nga gjumi por na duhet te flejme edhe nja nje shekull!

  7. arben says:

    Turp e faqja e zeze per te gjithe shqiptaret qe behen viktima te ekstremizmit fetar te cdo lloji qofte.Gjendja aktuale e ritjes se ekstremizmit fetar ne te gjitha trojet shqiptare largon gjithnje e me shume endren shume shekullore te shqiptareve per tju bashkuar oksidentit pra Europes.Kjo gjendje duhet te alarmoje shoqerine shqiptare pasi neglizhenca ndaj saj sot do kete cmim teper te larte per tu paguar nga shqiptaret ne te ardhmen.

    1. Kuq e Zi says:

      Ca te bashkohen keta. Keta jane per bela. Keta dp i fusin prape shqiptaret ne lufte. Do jene molla e sherrit. Rrace bastarde. Kur nuk duan kombin dhe gjakun..ska gje me te qelbet.

  8. Arjan says:

    Eshte Turp te shohesh Shqiptaret te drejtohen nga ca mjekercjaper te arabise ,eshte e dhimbshme te shikosh keta femije si engjej qe nuk mund te mbrohen Se Jane te pavetedijshem per cfare Po bejne .Zoti I denofte ata Shqiptare qe nderrojne emrat e Albanit me abdullain.

  9. WEB says:

    Sa naiv që është enver robelli kur shkruan që autoritet maqedonse duhet të ndërhyjnë, në radhët të pare nuk më duket shume problem maqedonas, dhe e dyta deputeteve shqiptar të parlamentit maqedonas nuk e di nëse nuk n.q.s u leverdis shumë të nxjerrin këto masa omorfe nga letargjia fetare që i ka mberthyer. Jo për gjë, por zgjat pushtetin, në atë lloj soji që jane katandisur të ashtuquajturit shqipo në maqedoni do jete një pushtet jetegjate dhe i begatshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje