FOTOT/ Kthyen shtëpinë në “kosh plehrash”, pranga prindërve që rrisnin aty fëmijët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy prindër që mbanin fëmijët e tyre në një shtëpi që kishte grumbuj të mëdhenj plehrash në çdo dhomë, janë dënuar me dy vite burg.

Një oficer i policisë që hyri në pronë tha se era e keqe brenda ndërtesës së “pabanueshme” dhe me insekte të shumta ishte aq e fortë sa “u bëri që t’u lotojnë sytë dhe t’i vinte për të vjellë”.

Nëna e fëmijëve teksa doli para gjykatës pranoi se nuk mbante mend se kur e kishte pastruar për herë të fundit banjon.

Babai, i cili është në të 40-at, rrëfeu se shtëpia ishte një”’stallë derrash” dhe pranoi se ata kishin jetuar kështu për gjashtë muaj.

Çifti ishte paralajmëruar më parë nga policia mbi gjendjen skandaloze të shtëpisë, por nuk i kishin marrë parasysh këto paralajmërime.

Fëmijët ishin mbushur me morra dhe kanë mbetur me probleme, duke përfshirë vështirësitë e të mësuarit, si rezultat i trajtimit dhe banimit në kushte ekstreme.

Shtëpia në të cilin banonin ata ndodhet në pjesën veriore të Anglisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/plera1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/plera1.jpg","attachment_id":"730786"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/plera2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/plera2.jpg","attachment_id":"730787"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/plera3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/plera3.jpg","attachment_id":"730788"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/plera4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/plera4.jpg","attachment_id":"730789"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/428B572700000578-4717622-image-m-7_1500634552873-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/428B572700000578-4717622-image-m-7_1500634552873.jpg","attachment_id":"730784"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/plera-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/plera.jpg","attachment_id":"730785"}]
        
        Loading...
        

1 komente në “FOTOT/ Kthyen shtëpinë në “kosh plehrash”, pranga prindërve që rrisnin aty fëmijët”

  1. Sara says:

    Te shkretet femije!!Burgu ka qellim riedukimi.Ishalla ai cift do kuptoje qe nuk jetohet ne ATO kondita .Paskan qene te dy njesoj , Dhe kafshet nuk jetojn ashtu .Shpetuan femijet!!!Ka plot si ajo familie qe jetojn ne mes te plerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *