Anëtarësia e PD voton sot, të “shkrijë” Bashën apo të zgjedhë Selamin/ Komisioni jep njoftimin e rëndësishëm

22 Korrik 2017, 09:24Politika TEMA

Anëtarësia e Partisë Demokratike voton sot për të shkrirë kryetarin e vetngrirë Lulzim Basha apo për kanditatin tjetër në garë për kreun e PD-së Eduard Selami.

Kur kanë kaluar një orë e 25 minuata nga nisja e proçesit të votimit Komisioni i operacioneve elektorale njofton se zgjedhjet kanë nisur në mënyrë të rregullt në të 73 komisionet e 68 degëve të Partisë Demokratike.

Gjithashtu mësohet se në selinë qendrore ku voton dega nr. 2 e PD Tiranë, kanë filluar të votojnë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së. Në orën 8.00 të mëngjesit anëtarësia e PD-së i është drejtuar kutive të votimit.

Mësohet se të drejtën e votës e kanë mbi 100 mijë demokratë, të cilët do të duhet ta shprehin vullnetin e tyre deri në orën 19:00 të kësaj të shtune, kur mbyllen zyrtarisht edhe qendrat e votimit.

Zgjedhja e kryetarit të PD do të bëhet me parimin një anëtar një votë, dhe mbahet pas një fushate intensive që kanë kryer kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami, në çdo degë të PD, në gjithë vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje