Basha ka humbur referendumin, brenda PD

22 Korrik 2017, 20:11Editorial TEMA
Basha ka humbur referendumin, brenda PD

Nga Mero Baze

Zgjedhjet formale në Partinë Demokratike përfunduan, dhe do t’i japin kryetarit në detyrë të drejtën, të sundojë mbi një PD të vdekur, që i mungon sot e tutje, modeli i zgjedhjeve, mungesa e zgjidhjeve, dhe rezultati që është një referendum kundër Bashës.

PD ka vrarë sot përfundimisht modelin dhe kulturën e zgjedhjeve. Një parti e madhe, që ka themeluar pluralizmin politik në Shqipëri, 27 vite më pas, prodhon një model koreano-verior për zgjedhje brenda partisë, duke duke fyer kauzën për zgjedhje të lira dhe të drejta, që shpesh herë kjo parti e ka paraqitur si argument pas humbjeve në zgjedhje parlamentare.

E vërteta është se PD është ndëshkuar shpesh herë nga mungesa e zgjedhjeve të lira në vend, për të fituar pushtetin, por ky është rasti kur PD po ndëshkon demokratët dhe anëtarët e vet nga mungesa e zgjedhjeve të lira për të zgjedhur kryetarin e tyre.

Duke bërë zgjedhje pa rregulla, pa kandidatë, pa program bashkimi për partinë dhe mbi të gjitha, zgjedhje bazuar në përjashtimin e shumicës së lidershipit historik të partisë, PD ka prodhuar një model zgjedhjesh, se si vidhet partia, por jo si fitohet ajo. Dhe kjo do ta ndjekë pas si mallkim deri në shuarje.

Nga ana tjetër, këto zgjedhje nuk vlejnë si zgjidhje për problemin themelor që ka PD. Kjo parti sot vuan nga ndarja e thellë dhe mungesa e besimit që ka shumica e partisë tek Lulzim Basha. Këto zgjedhje jo vetëm që nuk e zgjidhin këtë problem, por e thellojnë me arrogancën në të cilën po shpallen si zgjedhje.

Qetësia e PD ka humbur përfundimisht dhe sot e tutje, ajo do të harxhojë energji pa fund me kundërshtarët brenda saj dhe ata që e refuzuan kryetarin brenda partisë. I gjithë ky debat do të vlejë për ta rritur dëshpërimin dhe për ta vrarë shpresën që kjo parti do të vijë ndonjëherë në pushtet. Vetëzgjedhja e Lulzim Bashës në krye të partisë, nuk zgjidh as çështjen e bashkimit të partisë, as shpresën e rimbëkëmbjes së partisë dhe as çështjet e aleancave strategjike mbi të cilat do projektohet rikthimi. Lulzim Basha është ende i paqartë, nëse duhet të bëjë aleat të tij strategjik Ilir Metën apo Edi Ramën dhe mbi të gjitha është ende i paaftë të mbrojë secilën prej këtyre opsioneve. Ai nuk di ç’të bëjë me këtë post, përveç faktit që ta përdorë për ndonjë hall të tij.

Së fundmi këtyre zgjedhjeve mbi të gjitha nuk u vlen rezultati.

Edhe pse tërësisht të manipuluara, ata që i gatuan nuk guxuan dot të mbushin as gjysmat e kutive. Pra nëse zgjedhjet do t’i konsideronim një referendum për Lulzim Bashën brenda partisë, ai e ka humbur në start referendumin dhe nuk e ka votëbesimin e anëtarëve të partisë, edhe në këtë proces të keqmanipuluar.

Rezultati më tej nuk vlen për asgjë, pasi vota për Bashën nuk është votë për shpresë, por votë për mbijetesë të tij, votë e bazuar mbi parimin e viktimizimit dhe shpikjes së grupeve armiqësore, apo skemave konspirative “për marrjen e partisë”.

Ky nuk është një rezultat që dëshmon se Basha ka mbështetje në PD, edhe pse në pakicë, por një rezultat që tregon se brenda PD shumica kundër Bashës, është më e qartë se pakica e frikësuar dhe deprimuar, që shkoi e votoi pro tij.

Ai është sot kryetar i një pakice të dëshpëruar, që mendon se duke pasur vulën mund të zgjidhë ndonjë hall të tyre në opozitën e gjatë. Por rezultate të tilla pjellin një vdekje të shpejtë “klinike” të një partie, dhe nuk e gëzon dot askush. As ata që mendojnë se duke pasur vulën, kanë në dorë partinë.

Basha ka sot kundër, edhe ata që shpresuan tek ai, katër vjet më parë dhe nesër do ketë dhe ata që dolën votuan sot kokulur. Demokratët sot nuk kanë zgjedhur dot një kryetar, por kryetari në detyrë, i ka përzgjedhur ata, për t’i përdorur edhe katër vjet.

 

14 komente në “Basha ka humbur referendumin, brenda PD”

  1. PD LINDI E VDEKUR says:

    I PERKAS ATYRE NJEREZVE QE MENDOJ SE PARTITE POLITIKE E KANE MBARUAR MISIONIN E TYRE JO VETEM NE SHQIPERI POR DHE ME GJERE.
    .
    NUK KAM ASNJE SIMPATI PER PS APO LSI POR PA FRIKE MUND TE THEM SE PD ESHTE NJE PARTI KRIMINALE…..KU PERVEC KRIMEVE BERISHIANE….DEMI ME I MADH I TYRE ESHTE SE MASHTRUAN DHE PO MASHTROJNE IDEALISTET E VERTETE KU MUND TE KLASIFKOJME DHE MERON.

    .
    KUSHDO TE MESOJE PSE PD ESHTE PARTI KRIMINALE
    QE NE NGJIZJEN E SAJ NE VOTIMET E PARA “ELEZ SERBIBERISTE”
    LE TE LEXOJE KETO RJESHTA ME POSHTE…..PRA VOTIME ME KOBURE….

    Si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez biberaj
    ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste)
    __________________
    Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
    .
    Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
    .
    “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
    Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
    .
    Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
    Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
    .
    Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup kriminal që i la atje.
    Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
    Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyester se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
    .
    Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.

  2. Tirana says:

    Jo Mero, jo. PD nuk eshte aspak “nje parti e madhe qe ka themeluar pluralizmin politik ne Shqiperi”, por eshte nje grumbullim artificial i krijuar mbi kategorite e denuara per vjedhje, vrasje, imoralitet e spiunllek dhe mbi shtresa sociale qe u favorizuan per te pushtuar ish fermat si Kamza, etj., pikerisht per te GODITUR pluralizmin e vertete politik qe duhet te perfaqesohej nga e djathta historike shqiptare. Ky eshte problemi i vertete i PD-se, jo ai qe thoni ju.

    1. nori says:

      Kjo eshte hera e pare qe shikoj nje koment te sakte rreth formimit te PD.

  3. Shaba says:

    PD-ne, ne perballje me EU-AM, pregjiatori Berisha e leshoi; “lau duarte me te”. Ne fakt ishte parti pa rrenje, vetem me dege qe dilnin nga trungu Sali.

  4. zi says:

    Edhe ne nje bande kriminelesh [teroristesh] ka me shume demokraci,
    per sa i perket zgjidjes se kryetarit.
    Por kjo, vetezgjidhja e bashes, me kujton vetezgjidhjen e kryeplakut te fshatit tim,
    kur te gjithe ishin larguar.
    Pasqura nuk do te thyhet, perderisa idhuli qendron perpara saj.

  5. Fieri says:

    Kur kane bere keta ndonjehere zgjedhje normale??!! Sa ishte Sala rrinin te tere si muti pas shiut tani u ka ardhur goja…. ca ke mbjellur do korresh.

  6. qerosi says:

    Bravo Tirana per komentin, si heq asnje pike e asnje presje. Mese e vertete eshte se me cfare baze sociale u krijua PD- ja. Nga llumi i shoqerise u ngrit PD-ja e Sali Kriminelit. Intelektualet e ndershem u terhoqen te gjithe nga ajo parti qe vetem parti nuk eshte por vetem nje organizate kriminale me Sali Kafshen ne krye.

  7. Mentari says:

    Ai qe kerkon te asgjesoj PD nuk eshte Basha por jane Xhaketat e vjetra te vet PD qe nuk jetojne dot pa pushtet ,pa privileqe etj.Ketyre njerezve te priviligjuar ju dha pergjigja dhe Basha eshte hero per pastrimin e partise nga njerez te korruptuar qe kerkojne qe jeen e tyre ta e mbyllin me privileqe pushteti ne dem te POpullit shqiptar dhe shqiperise qe eshte nje padrejtesi sepse ai pushtet I takon te gjith shqiptarve dhe jo vetem Josefines,Patosit,Bregut,Imamit,Bodes,Rulit e shum paraziteve te tjere qe I jane bere pushtetit shqiptar si Shushunjza ose Cimka .Keto indivite nuk mund te jetojne pa privileqe shteterore dhe PD pa keto Cimka behet edh me e forte,edhe me demokrate qe I sherben me mire shqiptarve po qe se ata vijne ne pushtet.Cdo parti politike ne shqiperi duhet te pastroje shiperine nga ata mendjemedhenj,arrogante e te korruptuar qe kerkojne te ngrysin jeten e tyre me parate e taksapaguara te popullit shqiptar.Duhet te aprovohet nje ligj qe Deputetet (Hajdutet dhe qelbesirat shqiptare) nuk duhet te rizgjidhen me shum se 8 vjet ne Parlament po qe se neve kerkojme te bejme shtet dhe institucione te forta shteterore se ndryshe ky vend do te jet pergjithmone nen sundimin e korrupsionit,padrejtesise dhe vjedhjeve e krimeve marramendese.Ps e ka Imperative patrimin e aj nga ata qe kane 20 apo 30 vjet ne gjirin e saj qe jetojne me rrogat e shtetit shqiptar si Gramiz Ruci,Xhafa,Rama e te tjere shushnjza qe nuk heqin dore nga pushteti dhe ai pushtet pa limit I ka degjeneruar e korruptuar ata dhe ata indivite nuk jane te dobijshem per Institucionet dhe shtetin shqiptar dhe shum te demshem per shoqerine shiptare.Patrimi I partive politike nga indivitet e priviligjuar qe jetojne vetem me thesarin e shtetit shqiptar eshte detyr mbi detyrat dhe duhet bere here pas here ne qoftese neve kerkojme te kemi drejtesi.Shteti shqiptar I takon cdo shiptari qe ka aftesi profesionale te bej detyren e tij ne cdo institucion dhe nuk ka nevoj per burokrate te korruptuar qe demtojen ate shtet .

  8. kleptofagos says:

    Une mendoj se PD-ne nuk e ka vjedhur njeri, thjesht per faktin se …. pronari nuk ka ndryshuar ..
    Prandaj mos qani hallin e partive. Ato vazhdojne te jene biznese fitimprurese …. per ata qe i kane privatizuar ..

  9. DAJ JAKU says:

    Luli kopjoi tëpkë EDramën me Maqo Lakror/byrekun. “Idealisti” Baze që bën koment realist sot, ka komentuar edhe byrekun e EDramës në 2009. Në se PD është partia e llumit të shoqërisë (nuk më rezulton), atëherë si duhet ta konsiderojmë PKSH/PPSH/PS ? Partia më kriminale në historinë e universit kundër popullit të vet. Ndërsa Luli është ndëshkimi i Sali Berishës. Nuk ka mënxyrë më të madhe për një njeri se sa kur lë errësirë mbas hijes së tij. Luli është errësira. Bile edhe mamaja u ka punuar në bllok tek enveri dhe të bijtë. Sikurse mamaja e Erionit tek Ahmadinexhadi.

  10. 111 says:

    FITORJA E BASHES I intereson rames,,,pd eshte kthyer ne nje parti kerme,,,qe po qelbet dita-dites,,,,derisa te shuhet fare,,,,,fraza e fundit ishte perle,,

  11. Ding says:

    Paska pordh prap mero gelbaza haha sigurisht je duke e menduar ta vrasesh veten tende nga inati mero bagla ti mbete tu i lepir bythen here atij here ketij dhe asgje nje zagar qe leh kush te ja hedh nje kock te lutem deshprimin tende sot finalizoje me nje got help qe perdoret per ti mbytur minjet e shko si i pa fetyre qe ti qifsha. Krejt robt mu ne pidh Bythlepires

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kishim kohe pa pare zgjedhje “te lira dhe te ndershme” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje