Berisha sulmon kritikët: Nuk i imponova dorëheqjen Bashës, s’e parashikon statuti. Ku gaboi Paloka dhe “dehja” me humbjen…!

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka votuar rreth orës 12:00 në selinë qendrore të PD. Berisha është shprehur se PD ndodhet në vështirësi serioze, ndërsa përcolli edhe një mesazh për kritikët e Lulzim Bashës. Berisha foli për bashkim në radhët e demokratëve, ndërsa u kujtoi se statusi i PD nuk parashikon dorëheqjen e kryetarit nga drejtimi i partisë.

Pse unë nuk kam folur? Sepse kam dhënë një dorëheqje pa rikthim dhe atë që kam bërë e kam bërë me ndërgjegjen më të plotë dhe përveç atij që i ka të gjitha fuqitë, fuqi tjetër që të më kthejë mua nga ky vendim nuk ka dhe nuk m,und të ketë. Janë me mijëra demokratë që të rikthehem, të ndërhyjë, por i jam përmbajtur atij vendimi.

Duke thënë këtë, PD është në vështirësi serioze, ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj, por mesazhi im për miqtë e mi, ështëky, humbje afatel nuk ka, janë të hidhura, të thella, humbjet fatale i bënm ti me dorën tënde, ndaj dhe ftoj çdo njeri që e do këtë parti, të punojnë me përkushtim për një strategji të re e cila e kthen PD-në në forcë të sigurtë të pushtetit të ardhshëm. Kjo strategji është plotësisht e mundshme, por kjo kalon përpmes bashkimit.

Ndaj dhe në këtë vorbull kundërshtirash që ka të bëhen të gjitha përpjekjet në radhë të parë nga ai që do dalë kryetar i PD, se atij i takon, por përpjekje ka nga të gjitha anët. Nuk ka humbje fatale nëse nuk e bën ti vetë fatale, po kaq fatale është dehja me humbjen. Kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit por këtë nuk e parashikon statuti. Nëse do ishte shkelur statuti dhe do ishte dhunuar ligji, unë do mbaja qëndrim, diskutim”, u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha tha se zgjedhjet për kryetarin e PD janë në përputhje me statutin, ndërsa veçoi gabimin e Palokës dhe Spahos të cilët shpallën datën e zgjedhjeve pa u mbledhur Kryesia.

Gabim i Palokës dhe Spahos që shpallën datën, por ky gabim u korrigjua nga kryesia e PD. Aq sa vlen precedenti, data e shpallur katër vjet më parë ka qenë pas mbledhjes së Kryesisë.

Prandaj, Kryesia e PD u mblodh caktoi çështjen e datës dhe votoi me shumicë që zgjedhjet të zhvillohen sot. Në këtë kontekst konsideroj se procesi, në vlerësimin tim, është zhvilluar në përputhje me statutin e PD“, tha ai.

“Sigurisht, përgjegjësi kryesor është Lulzim Basha. Por secili duhet të shohë përgjegjësinë e tij, cili ishte organizimi i PD, duhet të bëhet një analizë e plotë e cila të shërbejë në funksion të një strategjie të re, e cila do ta çojë drejt fitores. Sigurisht sot ka një palë që nuk voton, ka demokratë në bazë të cilët nuk votojnë, por të zhvishemi nga emocioni, nuk e shohim humbjen si fatalitet, nuk dehemi nga humbja. Kam besim të madh se do të ulen dhe do ta bëjnë këtë“, deklaroi Berisha.

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...