E keqja që i vjen PD-së nga sundimi i Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Flamur Kuçi

Megjithëse Basha është para një rizgjedhjeje të sigurtë pa garë brenda PD-së, ka disa të vërteta që duhen thënë në lidhje me sundimin e tij.

Ka një mijë arsye pse Basha nuk duhet të jetë kryetar i PD. Ai erdhi në krye të PD me premtimin për të bashkuar të gjithë frontin e djathtë dhe po mbyll mandatin duke përçarë edhe vetë Partinë Demokratike. Ai e ktheu këtë parti nga një familje politike në një biznes familjar. Ai përbuzi për 4 vite me radhë simbolet historike të PD si dhe çdo forum të saj (edhe pse i zgjodhi vetë siç desh). Ai nuk fitoi një betejë të vetme në krye të PD dhe i çoi mbështetësit e djathtë në një dështim dhe dëshpërim katastrofik. Ai i kërkoi aleancë çdo lloj soj sorollop elementi, por kurrë një herë nuk bëri një aleancë më zgjedhësit e PD. Ai flirtoi herë më mbështetësit e tij privatë, herë me LSI e herë me PS, gjithmonë në kurriz të PD dhe vetëm për përfitim personal. Ai ia doli të kthente të parën forcë politike pro-perëndimore, në një parti politike në konflikt të hapur me perëndimin e vlerat e tij.

Po, po… Ka plot arsye pse ai në krye të PD është i dëmshëm. Por përtej faktit që ai është një personazh që tenton të gënjejë edhe veten para pasqyrës, përtej faktit që, megjithëse drejtues i PD, ai ka patur e ka axhendë krejt të ndryshme nga PD, përtej faktit që nuk ka asgjë perëndimore në metodën e tij të sundimit të partisë apo të ushtrimit të funksioneve publike, sot ka një aryse edhe më madhore për mbështetësit e PD për ta konsideruar një kërcënim Bashën në rizgjedhjen e tij si kryetar në një pseudo garë tashmë të paracaktuar.

Por e keqja më e madhe që i vjen PD-së nga sundimi Basha është fakti që ai, brenda PD-së, është garanti i vetëm i marrëveshjes okulte me Ramën. Pa asnjë princip politik, pa asnjë moral, pa asnjë përfitim politik për vendin dhe për PD, Basha këputi një pazar që e vendos PD-në në pozitat e një opozite me ‘leje’ nga qeveria. Shërbimi më i madh që Basha po i bën Rilindjës është përçarja, lodhja, frustrimi i mbështetësve të PD. Qartazi edhe sot axhenda e Bashës është në konflikt me axhendën e PD.

PD, që të mos asgjesohet ka nevojë që të drejtohet. Për të garantuar paktin/pazarin Bashës i duhet ta sundojë PD-në. PD që të mos asgjesohet ka nevojë të bashkohet. Për të garantuar paktin/pazarin Bashës i duhet që ta përçajë. PD që të mos asgjesohet ka nevojë për kauza të vërteta. Për të garantuar paktin/pazarin Bashës i duhet të braktisë kauzat e vërteta. PD që të mos asgjesohet ka nevojë të jetë e vërtetë dhe e besueshme. Për të garantuar paktin/pazarin Bashës i mjafton të jetë vetvetja në përbetimet e rreme për të ‘hapur partinë’, për ‘rolin e anëtarësisë’ etj.

Ky konflikt justifikon logjikisht veprimet prej anadollaku të kryetarit formal te PD. Kjo justifikon edhe valën e paguar të sharjeve, fyerjeve dhe thirrjeve për përzënjen e kritikëve nga partia, me qëllim ‘pastrimin’ e partisë nga kritikët e ‘udhëheqësit të lavdishëm (?I)’. Përbetimet për besnikëri ndaj sundimtarit japin një tablo të zymtë për të ardhmen e kësaj partie.

Sot PD është në një ditë të keqe, jo sepse janë shtuar zërat kritikë ndaj sundimit Basha, por sepse është shtuar arroganca e sundimit Basha. Nuk i vjen e keqja PD-së nga kritikat, qofshin ato edhe të rënda, për sa kohë janë të vërteta. Madje i vetmi problem që i vihet përballë, jo pa të drejtë, kritikëve të Bashës është mosngritja e

zërit më herët. Në fakt këtu, për ndershmëri argumenti, duhet thënë diçka që kritikët e Bashës nuk e kanë shumë për zemër ta pohojnë. Dekadenca e sundimit të sotshëm nuk ka filluar me Bashën, vetëm po kulmon me të. Nuk mund të mohohet që këtij fenomeni të sundimit dekadent që PD po përjeton sot, i është hapur (madje i është pastruar) rruga nën drejtimin dhe bekimin e Berishës. Nuk dua të besoj se ai nuk e ndjen përgjegjësinë për këtë, por kjo nuk ia zvogëlon dot këtë përgjegjësi. Nuk arrij dot të besoj gjithashtu që Berisha nuk është influent në zhvillimet e brendshme të PD, por fatkeqësisht jam i kufizuar të kërkoj përgjegjësinë institucionale për katastrofën elektorale të PD, por edhe për dështimin me qëllim të proceseve të brendshme politike, tek drejtimi formal i partisë.

Sot është e rëndësishme që atyre që u dhëmb me të vërtetë PD-ja (jo atyre që kanë bërë thjesht llogaritë e mbijetesës në sajë të ymrit që jep sundimtari), t’u bëhet e qartë e keqja që sot i vjen PD-së nga ky sundim anadollak. Sot mund të jemi në një ditë të keqe, por që edhe e nesërmja mos të jetë e tillë, e vërteta duhet thënë të paktën sot.

Dukshëm, Lulzim Basha, me 18 Maj, ka bërë një pazar përmbajtja dhe qëllimi i të cilit nuk është bërë ende publik. Por tashmë është edhe më e qartë që ai këtë pakt nuk e ka paguar me humbjen e 25 Qershorit. Ai këtë pakt/pazar do ta ‘paguajë’ duke ia garantuar ortakut në pazar sundimin e PD, përçarjen e saj, duke ia garantuar ta bëjë PD-në të pavërtetë dhe të pabesueshme si vetja, dhe mbi të gjitha, do e paguajë duke ia garantuar humbjen e kauzës opozitariste të PD.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “E keqja që i vjen PD-së nga sundimi i Bashës”

  1. albani says:

    Z. Flamur Kuci, mire i thoni gjerat. Renia e PD nuk filloi me 2017, as me 2013, por shume kohe me pare. Historiku i PD gjate ketyre 27 vjeteve nuk eshte per t’u gezuar. Mbas zgjedhjeve te 1992, kur fitorja iu dha me urdher te Ramiz Alise, te tjerat, dhe ne menyre te vecante referendumi per Kushtetuten me 1994, pa harruar zghedhjet lokale, qe nje deshtim i plote, qe vazhdoi edhe me pas. Viti 1996 nuk qe nje vit fitoreje (me vota te vjedhura, te manipuluara), dhe madje as viti 2005 nuk qe fitore e vertete e PD, perkundrazi qe nje dhurate qe Nano ia beri Berishes, me kusht qe Nano te zgjidhej president. Po 2009, po te mos qe LSI e Like Floririt, Saliu mbas zgjedhjeve te parakoheshme, apo te aleances PS-LSI, do te shkonte ne opozite perseri e keshtu me radhe 2013, 2017, dhe mbase 20121, 20125 etj.
    Cfare shikoj une me marreveshjen Rama – Basha: 1) Basha kryeminister me 2021. 2) me Selamin kryetar te PD. Vetem keto shpjegojne kembenguljen e Bashes ne krye te PD dhe pjesemarrjen e Selamit ne garen e rreme per kryetar te PD.
    Po Sali Berisha? E ka marre lumi! E ka zene purtha dhe nuk ka se cfare te beje: Vetem sehir se si po i shembet perandoria e PD para syvre te tij.

  2. shefi says:

    Cfare idiotizmash degjojme!
    Pazar Rama-Basha! Cpazar, PD ne menyren me idiote paragjykonte se cdo behej dhe Rama i dha gjithe ministrite ne dore per ti deshmuar levizjes se tyre idiote qe Rama synon te beje shtet ligjor dhe jo shtet rrumpalle. Kaq eshte gjithe historia. Nje parti qe nuk e ka pasur kurre konceptin e zgjedhjeve te lira breda saj, eshte e pa mundur te beje nje gje te tille ne rang kombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *