I morën 40 mijë lekë, administratorja i denoncon tek Rama, ja çfarë i pret 3 tatimorët EMRAT

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia ka vënë në pranga tre punonjës të tatimeve Kavajë, një specialist dhe dy inspektorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi administratorja e një biznesi në Spille, i denoncoi ata direkt tek kryeministri Edi Rama, duke i akuzuar  se i kishin marrë abuzivisht 40 mijë lekë të reja.

Fill pas denonicimit policia nisi hetimin dhe arrestoi tre punonjësit e tatimeve.

“Më datë 21 korrik gjatë orëve të mbrëmjes nga strukturat e Policisë është finalizuar operacioni i koduar FND, i cili u realizua pas një denoncimi të bërë nga një subjekt privat drejpërsëdrejti tek kryeministri Edi Rama. Me marrjen e dijenisë për këtë denoncim, u organizua puna për vënien në lëvizje të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e tjera të policisë, dhe Prokurorinë e Kavajës.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Ermal Harrizaj, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në drejtorinë e hetimit tatimor Tiranë.

– Ervin Kule, 29 vjeç, lindur në Berat e banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në drejtorinë rajonale Tiranë.

– Arben Disha, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në drejtorinë rajonale Tiranë.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi më 21.07.2017 të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll tatimor pranë një subjekti në Spille, në Kavajë, me administratore shtetasen A.M. Duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë asaj shumë prej 40 mijë lekë të rinj”, u shpreh kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu në një konferencë për mediat.

Sakaq, policia po vijon punën për dokumentimin e rastit, dhe hetimin nëse ka raste të tjera të ngjashme të abuzimit me detyrën ndaj bizneseve.

Ndërsa materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit Kavajë për veprën penale “Korrupsion pasiv” i personave që ushtrojnë funksione publike, si dhe “shpërdorim i detyrës”.

Në fund të fjalës së tij, kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bëri një thirrje qytetarëve dhe sipërmarrësve: “Policia e Shtetit u bën thirrje çdo sipërmarrjeje apo subjekti tregtar që gjenden në kushtet shtrënguese si pasojë e sjelljes abuzive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë pa ngurrim. Si dhe i siguron të gjithë për gatishmërinë për të reaguar në kohë reale në mbështetje të çdo viktime të shpërdorimit të detyrës”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “I morën 40 mijë lekë, administratorja i denoncon tek Rama, ja çfarë i pret 3 tatimorët EMRAT”

  1. dyl patllakja says:

    osht sala qeveri..tropoje..kukes..puke..lezhe..osht ed rama qeveri..vlore..tepelene..berat..skrapar…,…,…,,,…kavaje..shijak..tirone..elbason cer jeni tu prit mer amon a ma shpjegoni pak???????????????ra boria skele e me skele..coj haberin deri ne petrele..coj haberin e shqipnise re

    1. XheJ eN Bi says:

      O Tarras,kush t’a ras,
      Se neve nuk na plas.
      Ti gjithmon,
      shikon nga nga pas,
      Se për Salën ke maraz.

  2. Tarrasi says:

    Heren tjeter do te sajojne qe Policia e Rames do te arrestoje biznesmenin qe tentuan te korruptojne tatimoret …
    Hajde shtet karagjoz haje… !!!

  3. rruspija ripjelljes says:

    jasha ripjellja

  4. shvejk says:

    O Tarrassha cfare do more burre se nuk te mar vesh? Me ta fut te dhemb, me ta heq nuk te pelqen, fol more burre ,si è do.

    1. nacionalisti says:

      hahahahahahaaha

      e do ne goje

  5. Liri says:

    Thyje kete korrupsion mesjetar Kryeminister. Populli do te mbeshtese.

  6. ela says:

    Ja pr Kryeministri duhet ta dije se sa me shume presion bizneseve aq me shume para per tatimoret.kercenimet e tyre jane te tmershme,inspektoriati i punes i ke si ke ne rregull 150 e duan se njehere ne vit vijme thone,duhet deklarim per punemaresi ok ke tatimet,pastaj zyrat e punes,pastaj ke inspektoriati ui punes etj etj ate list pagese e kerkojen te gjithe cdo inspektoriat.persae nuk i raportojne tatimet te keto organet e tjera online? ose duhet te shkrihen si strukture dhe te pakten te jete nje inspektoriat , ,cdo muaj 2-3 kontrolle nga administrata.qellimi i tatimit eshte vetdeklarimi dhe kjo behet nga cdo subjekt,subjekteve te reja jo te stimulohen po kontrollohen sikur fitimin e gjith vitit e marin brenda muajit.sa me shume e shtrengojne aq me shume fitojne privatisht tatimoret

  7. Shkopi me xhunga says:

    Taraso,bei shum te fala mamit tat,nga shoku shpati thuj.Dhe te tregon ajo se nga cvrim ke dal,se nuk e dikerke.Rrac e poshter,nuk ju pelqen shteti.

  8. Tralala says:

    O sa mire me kene shqiptar, ohe, ohe; Tatimoret nuk e bejne ne koke te vet, duhet ta kene ndonje shef ose drejtor me te cilin I ndajne fitimet. Ky shtet muti qe cakton taksat e tatimet si u do bytha, te vjedh e te poshteron.

  9. arjani cani says:

    Lufte e pa nderprere ndaj pisllekut qe nuk le te marre fryme shteti.Te gjithe ne kembe se rrumpallen e duan te pa aftit e” plepat,,eDURRESIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *