Koordinatori i PD mesazh të fortë ditën e votimit: Lulzim Basha nuk duhet të rikonfirmohet si kryetar

Koordinatori i PD-së, Dritan Shano ka dhënë një mesazh të fortë teksa anëtarësia e kësaj partie po voton për të zgjedhur liderin e tyre për 4 vitet e ardhshme.

Përmes një postimi në facebook Shano shprehet se Lulzim Basha nuk duhet të rizgjedhet sot si Kryetar i PD-së, pasi sipa tij rikonfirmimi i Bashës, më së shumti do ishte një akt servil.

Postimi i Shanos 

Dua që Lulzim Basha të mos rikonfirmohet sot si Kryetar i PD-së! Rikonfirmimi i tij, më së shumti do ishte një akt servil, një akt njëqelizor, që do të thotë se Basha mund të vazhdojë të bëjë në krye të PD të njëjtat gjëra që ka bërë këto 4 vjet që shkuan, me të njëjtat rezultate, dhe se produkti politik dhe vendndodhja e PD në politikën shqiptare sot është OK.

Uroj që Lulzim Basha të zgjidhet sot Kryetari i PD!! Uroj që Basha të mos zgjidhet se nuk kishte më të mirë se ai, por sepse ai është më i miri. Në rastin e parë kjo do ishte mjerim për Bashën dhe fatale për PD, në rastin e dyte do kishte shpresë tek Basha dhe shpresë për PD.

Nëse këto 4 vjet janë dukur më së shumti si monologu i Bashës me demokratët, uroj që 4 vjetët e tjerë të jenë, pa asnjë zig-zag, dialogu i drejtpërdrejtë i Bashës me demokratët që PD të vijë në pushtet.

Ne duhet të vijmë në pushtet si një Parti e djathtë, me vlera, moral dhe identitet të qartë politik – Partia Demokratike duhet të jetë partia e mundësive të barabarta, guximit dhe krijimit të pasurisë për shqiptarët dhe jo partia e frikës, privilegjeve dhe harxhimit të pasurisë së shqiptarëve.

Lulzim Basha, shpresoj të mbash parasysh se: “Lideri nuk krijon ndjekës, por krijon lidera të tjerë.” Ky ka qenë dhe mbetet, njëherësh, çelësi dhe prova e suksesit.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Koordinatori i PD mesazh të fortë ditën e votimit: Lulzim Basha nuk duhet të rikonfirmohet si kryetar”

  1. idjoti says:

    KY IDJOTI KUR THOTE.Lideri nuk krijon ndjekes por krijon lider te tjere’ e ka per Sali Karaxhixh!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *