OSHEE: Dhjetëra kallëzime në Tropojë e Kukës, skemat e reja të vjedhjes se dritave

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Njesia operacionale Task Force e OSHEE Kukës dhe Tropojë, gjatë dy ditëve të fundit kane ushtruar 500 kontrolle, nga ku rezuktoi se 85% e abonentevë ishin debitorë, duke kryer kështu prerjen e energjise elektrike.
Sakaq, janë shoqëruar ne polici dhjetëra abonente, të cilet vidhnin energjine me grepa, kishin nderhyrë në matës, nuk kishin kontrata, etj.
Kështu, abonenti Haxhi B. nga Tropoja shoqërua në polici pasi u konstatua me matës të shkëputur nga muri.
Duke qene matës mekanik, aparatin e ulte me koke poshte dhe për pasojë pajisja nuk shenonte konsum. Përmes kesaj skeme ai furnizonte edhe shtëpine e djalit qëkishte ngjitur.
Tjeter rast nga Tropoja i takon abonentes Shqipe A., e cila merrte energji elektrike duke lidhur kabllin direkt me shtyllen, pa matje.
Në hetim është përfshirë dhe qiraxhiu qe jetonte ne banese, ku dushohet se lidhja mund të jetë bërë nga ai vet.
Tjetër arrestim shënohet serish në Tropojë, ku abonenti privat Bashkim Gj., ushtronte aktivitet lavazhi duke mos patur as matës dhe as kontratë me OSHEE, pra furnizohej direkt nga shtylla duke iu shmangur detyrimit.
Sakaq, OSHEE Kukës ka denoncuar rastin e vjedhjes së 200 metra linje e Tensionit të Ulet, duke lene pa drita 39 abonentë të zones se Tërthores. Mesohet se demi është riparuar dhe abonentet kane marrë energji.
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “OSHEE: Dhjetëra kallëzime në Tropojë e Kukës, skemat e reja të vjedhjes se dritave”

  1. Durim says:

    Bravo qe ia treguat dhe te tjereve se si ta kthejne permbys matesin dhe te vazhdojne te vjedhin. Eshte njesoj sikur bankat te bejne njoftim per shtyp se cila eshte menyra me e mire per t i hapur kasafortat. Jo per gje por nuk mund ta denosh abonentin perse iu “rrezua” aparati mates nga muri.

  2. faslliu says:

    Hajdutëria dhe mospajtimi me ligjin, i tropojanëve dhe kuksianëve, është shkaku që ata votojnë PD-në, këtë bandë injorantësh, kusarësh e kriminelësh…! Mero, ku i ke “lajmet” mbi vrasjen e të miturës ruse në plazhin e Sarandës…???!!! Pse e hoqe artikullin ku Luan Rama, kërkonte “zbardhjen” e çështjes…???!!! Budallo-dinakëri turkoshako-anadollake…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *