Pas arrestimit të vartësve për korrupsion, dorëhiqet kreu i Hetimit Tatimor: Z.Kryeministër, ndjej përgjegjësi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtori i Hetimit Tatimor Ervin Hoxha, informon se i ka dërguar kryeministrit Rama një mesazh, ku i ka paraqitur dorëheqjen.

I nderuar zoti Kryeministër.

Me cilësinë e Drejtorit të Hetimit Tatimor, ndiej përgjegjësinë time të drejtëpërdrejtë për shfaqjen e turpshme të tre inspektorëve.

Në këto kushte nuk mund të vazhdoj më ushtrimin e kësaj detyre.

Sa më sipër, kërkoj dorëheqjen time të parevokushme nga ky funksion. Ju faleminderit për besimin”, përfundon mesazhi i Hoxhës, disa orë pasi policia finalizoi operacionin e koduar “TND”, që u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga një biznes privat, te Kryeministri Rama.

Nga ky operacion u arrestuan në flagrancë, Ermal Harizaj, Ervin Pupuleku, dhe Arben Disha, të gjithë punonjës të hetimit tatimor të Tiranës.

Tre tatimoret, pasi kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille, Kavajë, i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekësh.

Policia ndërkohë i bën thirrje bizneseve që gjenden në kushte shtërguese, si pasojë e sjelljes abuzive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Pas arrestimit të vartësve për korrupsion, dorëhiqet kreu i Hetimit Tatimor: Z.Kryeministër, ndjej përgjegjësi”

  1. Qifi says:

    Nuk e kalon kaq kollaj kete pune ore hajdut. Ikja jote vetem sa i perkeqeson pozitat tuaja. Ne burg e ke vendin.

  2. Arber Iliri says:

    Duhet te denohen me maksimumin qe parashikon ligji per te dhene mesazhin e duhur ndaj te gjithe zyrtareve te koruptuar qe nuk jane pak se ka qene metode pune deri tani.Lufte te ashper dhe pa kompromis, kjo eshte e vetmja menyre per te minimizuar rastet e korupsionit.

  3. Arber Iliri says:

    Duhet te denohen me maksimumin qe parashikon ligji per te dhene mesazhin e duhur ndaj te gjithe zyrtareve te koruptuar qe nuk jane pak se ka qene metode pune deri tani.Lufte te ashper dhe pa kompromis, kjo eshte e vetmja menyre per te minimizuar rastet e korupsionit.Ky derejtori patjeter duhet te ikte se keshtu e ka kjo pune ai eshte pergjegjes per keta prostituta me autoritetin shteteror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *