Për ju që sot votuat për Lulzim Bashën

22 Korrik 2017, 16:08Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Jam shumë i sigurt se shumica prej jush janë demokrate dhe demokrate me kontribute, por edhe me histori sakrifice dhe përkushtimi në Partinë Demokratike.

Kam vlerësimin maksimal për secilin prej jush dhe jam shumë i bindur, se sot keni bërë atë që keni ndjerë, në shërbim të rimëkëmbjes së forcës sonë politike, pas humbjes dërrmuese të 25 qershorit.

Fakti që unë dhe qindra mijëra të tjerë anëtarë të Partisë Demokratike vendosëm të mos bëhemi pjesë e asaj, që ne e konsiderojmë farsë e neveritshme elektorale, nuk ka të bëjë fare me ju dhe as me zgjedhjen tuaj të lirë për të votuar. Ne nuk e morëm atë vendim për t’u ndarë me ju, sepse kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë.

Kemi kaluar shumë të mira e të këqija bashkë dhe plot sfida të tjera na presin në të ardhmen. Madje e them me shumë përgjegjësi, që refuzimi i këtij procesi, nuk do të thotë as ndarje me vetë Lulzim Bashën, i cili, pa asnjë dyshim, është përgjegjësi kryesor, në mos i vetmi, për krizën e rëndë që po përjeton Partia Demokratike.

Vendimi ynë është refuzim ndaj një politike të vrazhdë impunimi, ndaj një mentaliteti stalinian, që po zë rrënjë tashmë në partinë tonë, sipas të cilit nuk ka rëndësi si votohet, por vetëm si numurohet.

E them me dhimbje, por ne sot mund të krahasohemi vetëm me Korenë e Veriut, ku udhëheqësit i tolerohen dhe i falen të gjitha, madje edhe krimet. Sepse në partinë tonë po humbet gati në mënyrë të pariparueshme sensi i marrjes së përgjegjësisë. Si askund tjetër, në Europë, Ballkan, madje edhe në Shqipëri.

Me keqardhje konstatoj që me votën tuaj të sinqertë sot janë tallur mizorisht. Lulzim Basha kryesisht, por ndoshta edhe të tjerë. Natyrisht, që ky nuk është edhe s’ka se si të jetë problemi juaj. Por ju duhet ta dini se sot halli i Lulzim Bashës nuk ka qenë se cili do të jetë fituesi, sepse ai ështe i paracaktuar.

Problemi i tij ka qenë pjesmarrja, ndaj edhe gjë mbi këtë tokë nuk është lënë pa bërë që ajo të shkruhet sikur ka qenë e lartë. Që nga raportimet false të Komisionit, tek votimet pa asnjë rregull, ku vijnë nga rruga dhe vetëm firmosin mbi emra, por pa treguar asnjë dokument, e deri tek raportimet për hedhje votash në grup, dhe një dreq e di si do të vazhdojë deri sa të mbyllet.

Unë nuk e parashikoj dot me siguri se cfarë do të ndodhë deri në fund të këtij procesi farsë, i cili na turpëron të gjithëve, si ju që votuat, ashtu edhe ne, që nuk morëm pjesë.

Por kam frikë se Lulzim Basha po kërkon qe të arrijë një rezultat fiktiv, që të provojë se demokratët e duan më shumë tani, që e provuan se i hodhi në greminën e humbjes së 25 qershorit, sesa para katër vjetëve, kur nuk e dinin ende se ku do t’i çonte.

Ndaj them se vota juaj, edhe pse është hedhur nga detyrimi që keni ndjerë si anëtarë të Partisë Demokratike, nuk ka pasur asnjë vlerë. Ju kanë fyer padrejtësisht, duke ju përdorur si alibi për një rezultat të trukuar që në start. Ju kanë konsideruar numra apo tesera, që duhen vetëm një herë në katër vjet, më 22 korrik, vetëm si pamje televizive apo si foto që hyjnë e dalin nga qendra e votimit.

Mos u mërzisni kur them se sot ju keni votuar të gjithë për Lulzim Bashën, edhe pse jam i sigurt që disa prej jush ia kanë dhënë votën e tyre Eduard Selamit. Sepse, sipas nesh, ky i fundit ka qenë në këtë farsë thjesht dhe vetëm per te mos e lënë vetëm Lulzim Bashën, por për t’ia bërë më të lehtë atij rrëmbimin e mandatit të kryetarit të PD.

Shpresoj shumë qe edhe ju ta kuptoni sa më shpejt se gjithçka po ndodh nuk i shërben askujt prej nesh, sepse ajo i shkakton nje traumë tjetër të rëndë Partisë Demokratike, ndoshta më të rëndë edhe se humbja zgjedhjeve politike.

Pa asnjë keqkuptim për vendimin tuaj të ndershëm për të votuar sot Lulzim Bashën, por pa asnjë mirëkuptim për këtë të fundit dhe për këdo tjetër, që në vend të garës, imponuan farsën, në vend të bashkimit, deshën përçarjen, dhe në vend të ringritjes, zgjodhën zvarritjen e Partisë Demokratike.

Koha do ta provojë shumë shpejt se ne kishim të drejtë. Vetëm analiza serioze e humbjes dhe gara e drejtë dhe e barabartë do ta shpëtojë Partinë Demokratike.

16 komente në “Për ju që sot votuat për Lulzim Bashën”

  1. (...) says:

    Tosi deshte te ben te vilen e dyte te Gjiri Lalzit se nje nuk I del!Me fal se harrova te paren e shite 250 000 euro ???

  2. Zhozituta says:

    Nese heqim togfjaleshin “zgjedhje brenda PD-se” me “zgjedhje te pergjithshme” te organizuara dhe fituara neper vite nga PD-ja, do kuptojme se kjo force politike ka vepruan njesoj me Shqiperine sic po vepron me veten e saj sot. Dita e sotme sherben vetem si leter lakmuesi.

    1. Ilir Kombi says:

      Shume e sakte!
      Kush ka sy e veshe le ta kuptoje..

  3. Epirioti II says:

    Patoz, dhe gjithe Kavanozat si ti qe ju zbrazi Basha dhe po ju le pa mbushur, E MERITONI. E MERITOOOOOOOOOOOOOONI !
    Ti thua ne fund qe “koha do ta provoje”. Cfare ?! Ate qe ka provuar gjithmone qe cdo te keqe qe ti i ben tjetrit, nje dite do ta bejne edhe ty.

    Ju kelyshat dhe kotelet e Sali Berishes e perdhunuat demokracine ne Shqiperi, nuk late zgjedhje pa prishur dhe kur vinit ne pushtet me Kushtetuten dhe me statutin e partise tuaj fshinit prapanicat. Shkaterruat shtetin, gjykatat, mjedisin, qytetet dhe u rrembyet njerezve pronat. E dhjete arsimin dhe e kalbet qe ne gjeneze dy breza te rinise shqiptare.

    Ne fund nuk u ngopet por i falet dhe detin Greqise, duke i lene nje plage te re ketij vendi qe nuk dihet se me cfare kosto gjigande do e mbylli.

    Shume mire t’ju behet. Ju pafsha edhe me keq. Me ne fund u deshen 12 vjet qe Lulzim Bash te bente nje gje te mire. E shkuli prasin nga bytha e Tritanit dhe ja u nguli fort juve. Historia ka shume e shume hesape per te lare me Berishen dhe Bashen, por aspak per kete perdhunimin antidemokratik te antidemokrateve ne Partine anti-Demokratike.

    Thuaj Vjollca Vokshit se mbase te gjen ndonje pune andej nga eshte.

    1. Ilir Kombi says:

      Te lumte goja!
      Keta po hane koken e nj-tj tani se shoqeria i ka bere dalje hapur fare..

  4. Popull says:

    Po Astrit, eshte tamam kjo qe thua ti por, eshte teper vone.
    Basha dhe eskorta e tij tashme jane deputete te zgjedhur te PD ndersa ju dhe grupimi juaj nuk jeni askund.
    Komanda e PD tashme i takon atij qe ka mandatin, vulen dhe seline, pra Lulzimit.
    Keq me vjen por ky eshte realiteti.

  5. Oni says:

    Mendoj se pas këtyre zgjedhjeve nuk ka më vend për debat në PD. Bashkohuni me FRD, sfida dhe zëra të tjerë për të krijuar një pol të ri të qendrës së djathtë. Keni 4 vite kohë për të ngritur një aksion politik të qëndrueshëm të cilit besoj do i bashkohen shumë Shqiptarë të rinj.

  6. Arbera says:

    Rapsodi nga Tropoja:
    “Sali Berisha e mprehu sopaten/edhe i here o per situate/
    Kjo eshte sopata qe u rrin te qafa /gjithe armiqve qe ka Basha…!?

  7. Petriti says:

    Ti I thua te gjith demokrateve shqiptare se ju jeni maskarenjt me te medhenj te ketij vendi qe nuk I bindeni Patozit, Bodes, Mustafait, Gjyzepines etj. Ne fakt Basha ka bere nhe te nire te nadge qe ju shpartallij jh gjaroerinhve qe e katanduset ne jete dite te zeze OD ne. Sidomos ti nje nheri I lig, pa ndjenja njerezore, nje shpifes I rendomte, nheri oa nivel dhe I perlyer deri be fyt deri edhe me ghak. Ik shporru. Formo ndonje oarti tjeter me Fatmir Mmediun, Xhelal Nziun e sorollopin tend. Ti kodosh ke fytyre te fyesh te gjith demokratet shqiptare?

  8. goni says:

    Ju lutem Zoteri,sepse u be kjo Puna e zgjedhjeve,perditshmeri.Zgjedhje le te kete,por jo te jene ,me zenka e ngatrresa!Sepse,Populli,nuk po din ka te votoje.Pse nuk flitet,per veshtiresite ne Plazhet,ku mungojne Njerezit qe mirren me ndihmat,kur rrezikohen Pushues ne det.Komentuesit,mire bejne qe shkruajne,por temat ku lexova tek gazeta Shqip,ku thuhej se mungojne kullat e vrojtimit,pra mungojne Njerez,qe te ndihmojne,te Cilet nen urdherat e Shtetit,te mirren vetem me punen e ndihmes kur eshte e duhur.Edvin Rama,fitoj zgjedhjet,por po humbet prestigjin,sepse Pushuesit i frikesohen plazheve kur mungon sherbimi ndihmes.Pse se formon Qeverine qfar pret,pse i le punet zvarre,pse nuk fillon pune Parlamenti!Populli qetesohet,kur e din kush eshte Minister,ne resurset e ndryshme,dhe nuk mirret me hamendje,se behet ky ,behet ky por formimi i Qeverise i qarteson punet,dhe dihet se kush eshte Minister i resurseve te ndryshme,sepse Kryeministri tashme dihet.Sepse Qeveria teknike,nuk ka ligjitimitet,pra formoje Qeverine,dhe te filloje pune Parlamenti,dhe mos neglizho,qeshtjen e plazheve,ku mbyten Turiste te Vendit e te huaj,thuajse qdo dite,ku mbyten sepse mungesa e ketyre Njerezve,eshte edhe nje arsyje,qe ka kaq shume te mbytur.Nje Vend i vogel si Shqiperia,qe ka te gjitha resurset per mbijetese,eshte Futur ne borgje te medha,por mos hatrro,se edhe floriri i vogel eshte,qkerkon,don te shkallmosh floririn,don te nxjerresh jasht loje,dhe ta zevendesosh me kobaltin e zi.Mos kerkon te besh ate qe bene paraardhesit e Juaj,qe shuan Popullin Trak,pra Popullin e vet,por Shqipetaret nuk jan Traket!Shqiptaret jan Bit e Iliro Arrnauteve qe ska force ne Blote qe i shuan!

  9. Adam says:

    Si ata qe votojne si ata qe zgjidhen jeni nje turme bajgash qe sa dolet nga haleja e Sigurimit Shtetit qelbet vendin e zbuat pothuj se gjysmen me te mire t ketij kombi rugeve te botes

  10. spartaku says:

    E ke mire o Patozi po kushe te degjon.Po te jesh i zoti krijo nje parti tjeter me anetaret e pd-ke qe kundershtojne kete fushat fars te Bashes.

  11. goni says:

    Komenti i mesiperm bjen,dhe shkruaj tash nje koment tjeter.Pse,sepse komenti eshte amator,dhe joprefesionalisht,pra nuk pretendoj ti di gjerat,por veqse shkruaj,nganjeher.Jemi mesuar te shajme Politikanet,dhe ti degnisim me epitete te ndryshme,per Berishen e cilesonim Serb,per shkak te gruas,dhe tash shkruajm per Ramen eshte Vlleh.Pra ne momente shperthimi,ju kthehemi Politikaneve,duke ua mveshur fajet,dhe duke shkarkuar fajet tona tek ta.Por po ta shohesh me kujdes,ndoshta komentuesit qe shkrujn,dhe kush i beson komenteve,ka me shum faje se Rama e Berisha,dhe per te kamufluar fajet e veta ju versulen Rames e Berishes!Edvin Rama,eshte pasardhes i Popullit Trak(maqedon,qe nuk u zhduk,por per te mbijetuar ndrroi gjuhen!).Pra fajet per nje pune kurrsesi nuk i ka nje Kryeminister,dhe kjo ne demokraci,por edhe ne diktature.Kur vjen Puna te sukseset,kta ndahen,dhe kerkojne ti marrin te gjithe,kur vjen Puna te fajet ja lene Rames e Berishes,duke i cilesuar,serb e vlleh.Pra lexues,te gazetes,Shqiperia ky Vend i vogel,ka resurse,sa te duash,dhe po ta lihet rehat,nga fajdegjite e botes,nuk ka problem per mbijetese.Shqiperia qe 6.7.mije vjet ka shku rruges se vet,dhe po te lihet te shkoj ksaj rruge,mjund te beje Reformen qe se ka be shtet ne Bote,ndarjen e tokes ne menyre te sinqerte,ku sejcili te ket parcelen e vet,lejimin e fabrikave te vogla per mjetet e Punes,si dhe prodhimin e armeve me te mira qe mund te prodhohen per vetmbrojtje,ku do te jete Monopol i shtetit prodhimi i armeve,ku nje jave ne zyre nje jave ne parcelen private,kurse,qdo Njeri ka parcelen e vet dhe kush deshiron te ndjek ket rruge le ta njek(eshte fjala per vende te tjera),dhe fajdegjite,largohen Automatikisht,sepse bije marrja e borgjeve,dhe borgjet lahen,duke jau dhene krejt paret,dhe mashinat qe sollen ne Shqiperi per te nenshtruar!

  12. Fatosi-kosove says:

    O patozi besoi se sot edhe ti je bindur se sa me pak kriminel ne grup-PD telashet e shtetit jane me te vogla,prandaj nese ti dhe grupi rreth teje e keni kuptuar se luli eshte e keqja me e amdhe e PD-s ikni nga ajo dhe keshtu lejeni ate grup qe ta hane koken e tyre,besoi se te kujtohet miku dhe vllau i sali berishes e lulit, millosheviqi i cili edhe ne burg shkoi si president dhe kryetar i partise,prandaj luli e di se ska zgjedhje tjeter.

  13. miri says:

    Patos je nje njeri pa asnje integritet e dinjitet/ Partia nuk eshte prone kur thua partia ime… njelloj si motoja toke e xanun.
    je deri ne fyt i korruptuar, i pafytyre, intrigant, manipulator/ Je bir dhe nip SPIUNI, te njeh e gjithe Kavaja. Shko atje se ata te njohin. Beji te fala edhe dajes tend Xhat spiunit. U shkulet te gjithe nga Kavaja dhe u vendoset ne Tirane…. se atje ju njohin mire.
    Te fala revolucionare…dere spiunesh te lig

  14. grida says:

    Sa.mire.u.zgjua.nga.gjumi.tosoa.por
    eshte.vone.se…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje