Tenton të grabisë lokalin, por përfundon duke rrezikuar jetën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një person hyri për të grabitur një nga pikat e “Starbucks” në Kaliforni, SHBA, por nuk u tregua aq i vëmendshëm sa duhet, duke bërë që plani i tij të dështojë.

Kamerat e sigurisë brenda lokalit, tregojnë grabitësin me fytyrën e fshehur pas kaskës së motoçiklistit, ndërsa kërcënon punonjësen me pistoletë.

Ai përpiqet t’i japë një qese, ku kërkon që të vendosë paratë, por duke parë qetësinë e punonjëses, ai nxjerr edhe një thikë, me shpresën se do ta frikësojë.

Pak sekonda më pas, një klient vjen dhe e godet me karrige në kokë, duke bërë që grabtiësi të hedhë armët në dysheme.

Klienti, i cili duket më i vjetër në moshë, përleshet për disa çaste me grabitësin, ndërsa ia del mbanë ta rrëzojë në tokë, duke neutralizuar, derisa ka mbërritur policia.

Por, përleshja i ka kushtuar rëndë grabitësit, pasi gjendet ende në spital, në gjendje kritike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Tenton të grabisë lokalin, por përfundon duke rrezikuar jetën”

  1. enter"" says:

    Llotaria amerikane
    Tani grabitesi do hedhi ne gjyq ate te moshuarin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *