Tifozat kuksian “kërcënojnë” Gjicin: Nëse largon Gjokën, do bojkotojmë ekipin!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ernest Gjoka arriti që të shkruajë histornë me klubin e Kukësit, ku për herë të parë arrit që ta shpallë këtë skuadër kampion të Kategorisë Superiore.

Por, pavarsisht kësaj arritje tekniku Gjoka me shumë mundësi nuk do të rikonfirmohet në krye të pankinës së verilindorëve edhe për sezonin e ri nga drejtuesit e Kukësit.

Kjo ka sjellë një reagim të ashpër të tifozave kuksian, të cilët i kanë bërë thirrje drejtuesve të klubin që ta mbajnë Gjokën sërish trajner.

Ata shprehen se në rast se kjo gjë nuk ndodh, do të mbyllin faqen e tyre në facebook dhe do të bojkotojnë ndeshjet e ekipit.

Postimi i plotë i tifozave të Kukësit.

Nëse drejtuesit e klubit tonë largojnë Gjokën nga drejtimi i skuadrës , ne do mbyllim faqen tonë në facebook … pasi e shohim të kotë që të vazhdojmë të mbështesim një ekip i cili ja rinis nga e para pas cdo sezoni …

BOLL MË ! DUAM QËNDRUESHMËRI .

Gjithashtu ne si faqe ju bëjmë thirrje të gjithë tifozve të Kukësit që nëse drejtuesit largojnë tranjerin Gjoka , atëherë ta bojkotojmë ekipin … dhe në stadium të mos shkelim për sa kohë drejtuesit tanë nuk sillen si profesionist…

Mjafton të japin vetëm një shembull : Arsen Ëenger nuk ka fituar Premier Leaguen prej 13 vitesh e sërish është tranjer i asaj skuadre ?! Pse vallë ne mos jemi klub më i madh se ata , apo drejtuesit tanë janë më të zgjuar se ata të Arsenal ?!

Sigurisht që duhet të sqarojmë edhe diçka që të mos ketë keqkuptime … Faqja jonë gjithnjë ka qenë e PAVARUR nga gjithsekush dhe do jetë gjithmonë për sa kohë do jetë aktive . Ne nuk “fryemi” nga askush sepse ne nuk jemi “veglat” e askujt … NE KEMI VETËM NJË QËLLIM … Të shohim Kukësin sa ma lart të jetë e mundur.

Nuk arrihen suksese duke shkarkuar tranjera pas çdo sezoni ! Nëse doni të gjeni “koka turku” shifni diku tjetër , por jo te posti i tranjerit.

Ne jemi në pritje … dhe shpresojmë që ju të mos bëni të njëjtat gabime si çdo vit , pasi do kesh të gjithë Kuksianët kundër , por edhe fati s’ka për të qenë kurrë me ju!

FORCA KUKËSI

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *