Xhelal Mziu ‘leksion’ demokracie për kundërshtarët, godet bojkotin: Ndjej keqardhje, ky duhet të jetë moment bashkimi

Duket se relaksi i kreut të bashkisë së Kamzës me kreun e ngrirë të PD Lulzim Basha ka frymëzuar të parin që të japë dhe “leksione” demokracie për kundërshtarët e kryetarit.

Kreu i degës së PD-së në Kamëz, njëherësh dhe kryetar bashkie, Xhelal Mziu teksa komentoi procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri në PD, tha se ndjen keqardhje për bojkotuesit.

Sipas tij këta persona po nxjerrin interesin personal mbi PD-në.

“Sot është një ditë e veçantë për Partinë Demokratike dhe demokratët. Ftoj çdo anëtar të marrë pjesë në votim! Ky është momenti i kontributit të gjithsecilit për ringritjen fuqishëm dhe triumfin e PD-së.

Votimi një anëtar – një votë është një leksion demokracie në politikën shqiptare.

Vlerësim maksimal për çdo anëtar që voton sot! Keqardhje për bojkotuesit të cilët interesat e tyre personale i nxjerrin mbi ato të PD-së dhe të demokracisë!” tha ai.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *