Bashkëpunëtori i Putin: Shumë shpejt Moska do t’i dorëzojë Serbisë sistem raketor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dmitry Shugaev, drejtori i Shërbimit Federal për Bashkëpunim Ushtarak të Rusisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putinit, ka konfirmuar se Moska së shpejti t’i dorëzojë Serbisë sistemin raketor S-300.

“Partnerët serbë kanë shprehur interes për S-300 SAM. Po bisedojmë për këtë sistem”, ka thënë ai në panairin e aviacionit “MAKS 2017”, shkruan Express.

Më tej ai sqaroi se do të realizohet po ashtu dorëzimi i gjashtë aeroplanëve luftarakë, MiG-29. “Pos aeroplanëve, Moska do t’i japë Serbisë 30 tanke T-72S dhe 30 makina të blinduara BRDM-2”, tha Shugaev.

Sistemi raketor S-300 është një nga armatimet më të avancuara, të cilin e kanë Bullgaria, Kina, Egjipti, Irani, Greqia dhe Rusia. Rrezja e veprimit të saj është nga pesë deri në 150 kilometra, e në lartësi deri në 27 mijë metra. Shpejtësia e raketës është deri në 2,800 kilometra në orë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *