Edhe Palermo synon Ajetin, Crotone mbetet favorit

23 Korrik 2017, 16:20Sport TEMA

Edhe pse Sinisa Mihajlovic e ka lënë jashtë kontingjentit të Torinos për sezonin e ri, klubet e interesuara për Arlind Ajetin sa vijnë edhe shtohen.

Më e fundit në listë është Palermo, që pasi ra një kategori më poshtë, synon të krijojë menjëherë në grup cilësor për të synuar menjëherë rikthimin në elitën e futbollit.

Edhe pse është një piacë e rëndësishme dhe i garanton një fanellë titullari, skuadra siçiliane penalizohet nga fakti se mbrojtësi kuqezi dëshiron të qëndrojë në Serinë A. 23-vjeçari po pret ofertën e duhur në këtë drejtim, ndërsa Krotone cilësohet si skuadra më e mundshme për ta afruar.

Ekipi i drejtuar nga Davide Nicola ka qenë e para që ka shprehur interes konkret për Ajetin, të cilin e cilëson një element mjaft të rëndësishëm për të përforcuar repartin difensiv. Përfaqësuesit e futbollistit shqiptar dhe klubi i Krotones kanë arritur marrëveshjen në parim, duke qenë në avantazh ndaj Bolognas, Spal dhe Beneventos.

Klubi kalabrez ka nisur gjithashtu negociatat edhe me Torinon, që pret ofertën e duhur për kartonin e mbrojtësit të lindur në Bazel, me kartonin e Ajetit që vlerësohet 1,5 milionë euro në merkato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje