Fali zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Astrit Patozi

Sot në mëngjes urova Eduard Selamin. Po e ndaj me ju tekstin e mesazhit, që i dërgova. “Urime Eduard! Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithëse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores.”

Lulzimin nuk ishte e nevojshme, sepse e kisha uruar mbrëmë.

Shumë miq më kanë marrë në telefon, të shqetësuar, por më shumë të habitur, për fundin e farsës së zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike. Sepse absurdi ka kapërcyer çdo kufi. Por brenda pezmatimit të tyre ka edhe një dozë humori, që shoqëron gjithmonë fenomenet komike, të cilat bien më shumë në sy në politikë, për shkak të vëmendjes së lartë të publikut.

Pjesa më e madhe e atyre që kam komunikuar nuk e kuptonin dot se përse duhej bërë kaq trashë dhe pa u kujdesur fare që të ngjante pak e besueshme kjo maskarada e zgjedhjeve tona.

Në fakt, ajo e ka një shpjegim. Në korrik 2013 ata “armikun” e kishin brenda garës dhe nuk kishte rëndësi numri i votuesve, por vetëm raporti mes rivalëve. Dhe bënë gjithçka në këtë tokë që rezultati të dilte 8 me 2.

Dje nuk e kishin më këtë hall, pasi “armikun” e kishin jashtë garës, ndaj e rëndësishme ishte vetëm pjesëmarrja. Që refuzimi i demokratëve për farsën të mos lexohej. Dhe atë bënë, siç e parashikova pikë për pikë dje. Pa e vrarë fare mendjen që sapo kemi dalë nga një humbje dërrmuese, por që me sa duket i paska “dehur” demokratët dhe i ka shtyrë ata që ta duan më shumë udhëheqësin e tyre.

Në raste te tilla, njeriu e ka të vështirë për të gjetur fjalët. Ndaj e vetmja gjë që më vjen ndërmend është shprehja e Jezu Krishtit: “Fali o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!”

Uroj shumë që të mos shkrepin fishekzjarre sot në oborrin e selisë për të festuar fitoren. Dhe mos u çudisni kur autori i humbjes së thellë me Edi Ramën, por edhe i fitores akoma më të thellë me Eduard Selamin, të dalë shumë shpejt, ndoshta sot, e t’u bëjë thirrje për bashkim, pikërisht atyre, që i përzuri apo i bëri të mos votonin fare më 25 qershor. Do të ishte njësoj si t’i kërkosh falje dikujt, pasi e ke vrarë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Fali zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!”

  1. Ske KU QAN says:

    Dhe Zoti ta degjoj lutjen e i fali. DHE ATA E KETA, ANDEJ E KENDEJ, MAJTAS E DJATHTAS DO VAZHDOJNE TA BEJNE PERSERI DERI NE PAFUNDESI.
    E une shqiptari i thjeshte qe me ka ardhur shpirti ne maje te hundes, qe po na bejne ti largojme femijet nga gjiri i familjes, i ndjere i pafuqishem i drejtohem ZOTIT: PERSE NUK I DENON O ZOT, A NUK E SHIKON CFARE BEJNE ? E ZOTI me pergjigjet : “I KAM FALUR, SE MA KA KERKUAR astrit patozi , ai N/kryetari i PD ne Shqiperi”
    E une them me vehte : ZOTI QENKA NE TOKE DHE E KA EMRIN ASTRIT ETJ.ETJ. E une avash avash behem ATEIST………, SOCIAL-DEMOKRAT………. E NE FUND KOMUNIST. KOMUNIZMI AVASH AVASH VJEN NE FUQI NE DISA VENDE, KRIJON SISTEMIN E TIJ…………, HIQET ZOTI NGA FRONI,……..SISTEMI KAPITALIST TRIUMFON MBI ATE SOCIALIST,……………..RIVENDOSET ZOTI NE FRON………, ASTRITET THONE “FALI ZOT SE NUK DIJNE CFARE BEJNE”……………….E NE DESHIROJME FEMIJET TANE QE SILLET RRUGEVE TE BOTES.
    NUK E DI A E KE KUPTUAR OOOOOOO AAAAASSSSTRIT ????????????
    Nje qytetar qe nuk do gezoje PENSION DEPUTETI E NUK KA CFARE I BEN AS VETE ENI COBANI

  2. shkodrani says:

    Po Kavajsit vetem per nje gje jane shquar:per “BYTHQIRJE”.edhe ti Patoz kavajas je pra d.m.th.Bythqire.

  3. xhevit says:

    Por jo more z.Patozi, kjo shprehje eshte e vjeter dhe i perket nje kohe tjeter, tani me shpellaret qe kane drejtuar dhe drejtojne pd-ne tate, kjo shprehje eshte shnderuar ne ” Fali Zot, se dijne fare mire se si/cfare bejne”. Shko dhe bej ndonje gje per te jetuar ti dhe ata te tjeret( mbase s’keni nevoje, sepse keni punuar “rende” keto 20 vitet e fundit).

  4. Aron says:

    Ju gaboni, zotëri! Si rregull zoti Basha nuk zbraz fishekzjarre, por ther ndonjë dash. Kjo besojmë se pritet të ndodh sot në selinë e Partisë së Lavdishme Demokratike, për të festuar këtë fitore kaq historike, e cila bëri pluhur dhe hi humbjen në zgjedhjet legjislative duke e çuar atë në periferi të vëmëndjes se legjioneve demokratike të PD.

  5. tarasi says:

    Ore shkodrani ,hahahahahahaha po leri njerezit rehat ne punen e tyre , sevap benin kavajasit , sevap ben dhe patozi si kavajas dem baba dem ben detyren , lere te shkretin ka probleme me veshkat , ai nuk e ka zakon , por pak saper shije , edhe Lyli si i till me duket ……………..sikur i hedh kanell sultiacit me teper se sa duhet ………..

  6. Mondi says:

    Astrit mos u bej qesharak,PD nuk ka qene e jotja as e Xhozit as dje as sot.Ai burri foli qarte dhe qete pa i bere kush presion zgjedhjet jane konform standarteve statuore.Astrit po PD time e ke pare gje andej qe nga 2005 se ti e shijove nga 2005 deri 2013 pse jo dhe deri sot.Astrit ti dhe Xhozi keni marre ato rroga +ofiqet qe te jep posti,por ato shoket tuaj dhe te mijte natyrisht ish ministra i kane bere ca para shoku.

  7. Mentari says:

    PD nuk ka nevoj per njerez si Juda dhe Basha beri detyren duke shqelmuar nga dera Judat,ata qe per hir te interest personal vrasin e presin kedo dhe kete e bejne ne emer te PD etj.Hajt se ti ishe Juda e PD qysh me 2013 qe kerkove ta e percaje PD por fatkeqsisht per ty dhe disa te tjere qe nuk pate sukses dhe PD me Bashen ne krye pati sukses duke te shqelmuar ty jasht PD.Ti ne qoftese nuk e ke mesuar deri tani do ta e mesosh si Bamir Topi qe ju kundervu PD me Laviren e Bulevardit ,por ku eshte sot ai Juda Topi.besoj se edhe ti do te kesh po te njetin fat.

  8. Arber Iliri says:

    Juve nuk u ka vrare Luli mor cun por Berisha.Po s’e kuptove je i trashe, po pate frike me e dhene s’je per kete pune keshtu qe shko meru me ndonje gje tjeter.Zgjedhjet ne Shqiperi i ka prish Partia Demokratike.Keta jeni ju, keta keni qene ketu e 25 vite.Ju vodhet vetem idelain e demokracise praktiken e moret nga partia e Punes bashke me kryetari historik si e quan ti kurse une e quaj kryetar malarik.

  9. lexuesi i irrituar says:

    Z.Patosi ! Nuk e keni kuptuar juve akoma , por ata e dine shume mire se çfare bejne .Kane eksperience te madhe nga 1996, nga fitimi i postit te kryetarit te bashkise te Tiranes , nga manipulimi i Gerdecit , nga fshehja e 21 Janarit , nga shitja e detit .Ose me sakte tani qe per ju nuk ngeli me as nje kocke , ju u zgjuat , u habitet …pse ndodh keshtu . Por ama prap e pranuat poshterimin …

  10. Koba says:

    Ti mor Mentar bie ere qysh Larg Era Sale-Gerdeci.Ju Jeni Judat e demokracise.Grabitet ;Vodhet Perdhoset gjithe Pasuriote Publike.rrafshuat 570 fabrika dhe uzina,zhduket plantacione te tera frutore.dhe sera.jeni perbindshat e Korrupsionit dhe te Antishqiptarizmes ,prandaj dhe masa me e madhe e shqiptareve ju hodhi ne Hale.Cfare Liri-demokraci reklamoni ,shikoni veten se Late nam dhe Nishan me zgjedhjet e kryetarit te PD.Priteni Vetingun se po vjen .Do te shkojne te gjithe armiqte dhe te korruptuarit ne Esfel dhe pas vdekje Feri ju pret -Pavioni i Kusareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *