Frikë nga aktet terroriste, ja se çfarë masash merr Izraeli për xhamitë

23 Korrik 2017, 19:15Bota TEMA

Izraeli ka instaluar kamera të reja sigurie në hyrje të xhamisë së shenjtë të al Aksa në Jeruzalem, fill pasi zyrtarët deklaruan se ishin të gatshëm të shqyrtonin të gjitha “alternativat” ndaj detektorëve metalikë në vendin e shenjtë që rritën tensionet në rajon përgjatë fundjavës.

Duke folur nga Jerusalemi Lindor i pushtuar, Imran Khan i Al Jazeera tha se palestinezët kishin frikë se Izraeli do të vendoste kamerat CCTV në hyrje të kompleksit al-Aksa.

“Palestinezët janë shumë të zemëruar për këtë, sepse e konsiderojnë këtë një masë shtesë të sigurisë,” tha ai.

“Ata gjithmonë kanë pohuar se detektorët metalikë mund të jenë lëvizja e parë e Izraelit për të marrë në kontroll kompleksin”.

Izraeli paraqiti masat e reja të sigurisë javën e kaluar pasi armëpushuesit palestinezë hapën zjarr nga vendi i shenjtë, duke vrarë dy policë izraelitë.

Autoritetet izraelite thanë se kjo ishte një masë e nevojshme për të parandaluar sulme të tjera dhe se vendosja e tyre ishte një gjë rutinë siç ka ndodhur me vendet e shenjta anembanë botës.

Por palestinezët thanë se Izraeli po përpiqej të zgjeronte kontrollin e tij në vendin e administruar nga myslimanët dhe filluan protesta masive.

Hussein Da’na, një 76-vjeçar palestinez, i tha Al Jazeera se ai refuzon dhe është kundër vendosjes së kamerave të sigurisë, pasi sipas tij ato dëmtojnë më tej palestinezët.

“Këto kamera janë vendosur për të identifikuar fytyrat e njerëzve të cilët janë të ndaluar të hyjnë në xhaminë el-Aksa”, tha Da’na.

“Ne lutemi çdo mëngjes këtu dhe policia na sulmon. Nuk kam ndërmend të vazhdoj të lutem më këtu derisa Izraeli të heqë gjithçka që është e re”, shtoi ai, duke iu referuar masave të sigurisë.

Kamerat mësohet se janë instaluar vetëm jashtë “Portës së Luanëve”. Policia izraelite nuk lejoi gazetarët që të kalonin nëpër portë.

Gjeneral Major Yoav Mordechai, i cili kryeson trupin e mbrojtjes izraelite për çështjet civile palestineze, tha se Izraeli ishte i hapur ndaj alternativave për të ulur tensionet.

“E vetmja gjë që duam është të sigurojmë që askush nuk mund të hyjë përsëri me armë dhe të kryejë një sulm tjetër”, tha ai.

“Ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë alternativat e detektorëve metalikë përderisa zgjidhja e alternativave siguron parandalimin e sulmit tjetër”.

Megjithatë, myftiu i Jeruzalemit, Sheik Muhammed Huseini, i tha Zërit të Palestinës se kërkon kthim të plotë të procedurave ekzistuese para se të ndodhte sulmi në xhami, i njohur për myslimanët si “porta e qiellit” dhe për çifutët si Mali i Tempullit.

Në një deklaratë të dielën, institucionet islamike në Jeruzalem, pjesë e të cilave është dhe ai, thanë se “pohojnë refuzimin kategorik të portave elektronike dhe të gjitha masave të okupimit”.

Një këshilltar i lartë i presidentit palestinez Mahmoud Abbas tha se një seri konsultimesh janë duke u zhvilluar me vende të ndryshme për uljen e tensioneve në Jerusalem.

Këshilltari diplomatik i Abbasit, Majdi Khaldi, tha se palestinezët po koordinojnë me Jordanin, Arabinë Saudite, Egjiptin, Marokun dhe të tjerët.

Të premten, Abbas njoftoi se do të “ngrinte” lidhjet me Izraelin “në të gjitha nivelet” derisa masat e reja të sigurisë të imponuara nga Izraeli të hiqen.

Ai nuk tha nëse kjo përfshinte edhe ndalimin e koordinimit të sigurisë, që do të kishte pasoja të gjera dhe do të rriste ndjeshëm tensionet me Izraelin.

3 komente në “Frikë nga aktet terroriste, ja se çfarë masash merr Izraeli për xhamitë”

  1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    sumat sunite,mega problem……………pis miliet!

    1. Une... ti... ju te gjithe... says:

      O tugofag tu shkerdhefshin robt e shtepise jo me shume se sa po shkerdhehen palesinezet prej izraeliteve!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje