Milan i “pangopur”, Kaliniç i 11-ti, shpresa edhe për Aubameyang

23 Korrik 2017, 15:09Sport TEMA

Pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse të Cutrone-s, lojtarit 19-vjeçar, ndaj Bayernit ku realizoi dy gola, Milani duket i vendosur për të përforcuar repartin e sulmit, ku deri tani ka transferuar dy lojtarë, Andre Silva dhe Borini.

Mediat italiane e cilësojnë si të kryer tashmë transferimin e Kalinic të Milani. “La Repubblica” shkruan se mes palëve është arritur gjithçka dhe ditën e nesërme do të bëhet publikimi. Milani do t’i paguajë Fiorentinës 25 milionë euro plus bonuset.

Por kuqezinjtë ëndërrojnë ende për një transferim të mundshëm të Belottit ose Aubameyang. Për të parin situata, duket më e komplikuar tashmë, ndërsa sulmuesi i Dortmundit ka refuzuar rinovimin me gjermanët dhe dëshiron vetëm Milanin, të paktën sipas mediave italiane. Megjithatë na mbetet të presim për të mësuar se kush do të jetë lojtari i 12 që do t’i bashkohet grupit të Montella-s këtë verë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje