Policia në terren/ Operacione masive antidrogë nga ajri e toka, në Vlorë, Shkodër e Pukë

23 Korrik 2017, 10:23Kronika TEMA
Policia në terren/ Operacione masive antidrogë nga ajri e toka,

Policia e Vlorës ka sekuestuar mbi 200 kg hashah gjatë një operacioni masiv antidrogë që u zvillua në këtë qark.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Delta Forcë, ku u përdorën edhe qentë antidrogë të Policisë.

Gjatë kontrollit të territorit, Policia evidentoi 21 thasë të mbushur me bimë narkotike, Cannabis Sattiva, boçe, kërcell e gjethe të thata si dhe mbetje të bimëve narkotike, me peshë totale rreth 210 kilogramë.

Lënda narkotike u gjet e hedhur në ujë të ndenjur në shtratin e Lumit Shushicë.

Në kuadër të planeve të masave që Drejtoria e Policisë Vendore Vlorë ka marrë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke u nisur edhe nga komunikimi i bërë nga Drejtori i Policisë Vendore Vlorë sëbashku me Prefekten e Qarkut Vlorë me banorët e zonës gjatë një takimi sensibilizues një ditë më parë, strukturat e Policisë kanë vazhduar kontrollet në mënyrë më të imtësishme në zonën e Shushicës.

Në shtratin e Lumit -Shushicë, në disa pellgje me ujë të ndenjur, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Repartin Delta dhe Policinë Kufitare kanë konstatuar të hedhura në ujë, rreth 21 thasë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Menjëherë është njoftuar Prokurori në lidhje me sasinë dhe rrethanat e gjeties së lëndës narkotike.

Me urdhër të Prokurorit nga gjitha sasia e lëndës narkotike të gjetur u mor në cilësinë e provës matetiale për ekzaminime laboratorike rreth 30 kilogramë.

Ndërsa pjesa tjetër nuk i plotësonte kushtet për marrjen në cilësinë e provës materiale, ku me porosi të Prokurorit, grupi hetimor kreu veprimet e mëtejshme në vendngjarje.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e zonës janë gjendur disa vatra zjarri duke u djegur lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përket sasia e lëndës narkotike e hedhur në ujë në shtratin e lumit Shushicë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

OPERACIONI NË SHKODËR E PUKË

Operacionet antikanabis vijojnë në të gjithë territorin e vendit, ku në Qarkun Shkodër pas operacionit nga toka dhe ajri, si dhe mbi bazën e informacioneve policore, u asgjësuan 361 bimë kanabis sativa.

Pas një operacioni të mireorganizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, dhe monitorimit nga ajri, ku gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Ngjitur dhe siper Perroit te Fosekut”, ne fshatin Kroni i Madh, dhe ne vendin e quajtur,” Qafa e Erzes”, në fshatin Bene, Njësia Administrative Shllak, Vau Dejës u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 167 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Për sa më sipër ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal për shtetasin:

1.M, 30 vjeç, banues ne fshatin Kroni i Madh , Njësia Administrative Shllak , Vau i Dejës, me detyrë kryetar i fshatit Kroni i Madh.

2.L. 65 vjeç, banues ne fshatin Bene , Njësia Administrative Shllak, me detyrë kryetar i fshatit Bene

3.L. 26 vjeç, banues ne fshatin Gegaj , Njësia Administrative Shllak Vau i Dejës, me detyrë punonjës i pyjores pranë Bashkisë Vau i Dejës

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për këtë rast materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjatë kontrollit të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, në vendin e quajtur “Perroi i Stanit Petokut” në malin e fshatit Srriqe, Njësia Administrative Qafë Mali, Pukë, u gjetën 194 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për këtë rast materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje