Super aksioni i policisë dhe RENEA-s në Elbasan: Ja kë kërkonim

23 Korrik 2017, 09:18Kronika TEMA

Policia ka reaguar në lidhje me një aksion të ndërmarrë sëbashku me RENEA dje në mbrëmje në qytetin e Elbasanit

Forcat blu bënë me dije se ishin angazhuar për kapjen e një personi, i cili akuzohet se qëlloi me armë në ajër paraditen e së shtunës në Xibrakë-Elbasan.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka patur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Njëri nga personat që është përfshirë në konflikt, shtetasi S.M, aktualisht është i shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy gëzhoja pistolete kalibër 9 mm. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1 komente në “Super aksioni i policisë dhe RENEA-s në Elbasan: Ja kë kërkonim”

  1. Qytetari says:

    Super aksioni i policisë dhe RENEA-s në Elbasan: Ja kë kërkonim! Cdo te thoni me kete kryeartikull? Po ju e keni me ze e me figure, moj Policia e Shtetit dhe RENEA, ku mu ne mes te dasmes qellonin me pisqolla, per turp te botes,ku lan nam e ju as e moret mundimin te shkonit e te mernit masa per shkeljen e rregullave dhe ligjit. Pse mos eshte burre me i mire vellai i deputetit qe martohej, e duhej te qelloje me arme? cjane keto idiotizma, rregullat e ligjet jane per te gjithe njesoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje