Arrihet akordi me Kukësin, Skënder Gega trajneri i ri

24 Korrik 2017, 15:36Sport TEMA

Skënder Gega është trajneri i ri i Kukësit.

Tekniku ka pasur një takim me presidentin Safet Gjici, ku kanë konkretizuar marrëveshjen mes tyre. Ditën e martë, ose të mërkurë do bëhet edhe prezantimi para medias. Një nga kushtet e vendosura prej Gegës, ishte autonomia e tij në krye të pankinës, e cila iu garantua nga presidenti i klubit verior.

Pas përfundimit të kontratës së Ernest Gjokës, ish-trajneri i kombëtares U-21 ishte i preferuari i kampionëve të Shqipërisë. Pas bisedimeve që kanë zgjatur disa ditë, u konkretizua edhe akordi mes palëve.

Në karrierën e tij, Skënder Gega ka arritur të ketë një sukses me përfaqësuesen U-21, jo vetëm në rezultate, por edhe në promovimin e elementëve shumë cilësorë, të cilët tashmë janë pjesë e klubeve elitare, por edhe të përfaqësueses.

Më tej, ka pasur një eksperiencë si trajner në Kuvait. Objektivi i vendosur për sezonin e ri është mbrojtja e titullit kampion të Shqipërisë në krye të Kukësit dhe përgjatë ditëve të ardhshme, kreu i ri i pankinës do ndërtojë strategjinë për skuadrën, duke evidentuar lojtarët që do qëndrojnë dhe repartet që kanë nevojë për përforcime./VipSport/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje