Edhe vetë farsa u manipulua. Demokratët duhet të vendosin fatin e PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Astrit Patozi

Farsa e 22 korrikut me zgjedhjet tona e bën më të fortë nevojën e reflektimit të çdo demokrati për të kuptuar se kriza e Partisë Demokratike, jo vetëm nuk është zgjidhur, për është thelluar akoma më shumë. Ne vijojmë të jemi të bindur se edhe sikur të kishte qenë një proces shumë korrekt në aspektin teknik, ajo nuk do të kishte qenë kurrësesi një garë, sepse mungonin garancitë më minimale që anëtarët e Partisë Demokratike të votonin lirisht për alternativën më të mirë.

Por e keqja është se as konkurrim me Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit nuk pati. Pamjet e rënda të personave që votonin nga 2, 3 apo më shumë herë kanë bërë tashmë xhiron e Shqipërisë dhe të botës. Ato janë të mjaftueshme për të treguar se ajo që ndodhi më 22 korrik vetëm me zgjedhjet nuk kishte lidhje. Mbushja e kutive ka qenë një fenomen masiv në çdo qendër votimi, që do të thotë se rezultati i votimit nuk përputhet fare me votën e demokratëve dhe kjo e bën dyfish më të kompromentuar pozicionin e Lulzim Bashës, i cili pretendon se është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike.

Tanimë ai ka në kurriz jo vetëm përgjegjësinë e humbjes së 25 qershorit dhe të farsës së 22 korrikut, por edhe të trukimit banal dhe brutal të kësaj të fundit. Lulzim Basha nuk kishte asnjë merak, sesa vota do të merrte rivali i tij falso, por ai kishte vetëm një problem, të rriste me çdo çmim pjesëmarrjen e votuesve. E cila do t’i shërbente në radhë të parë për të dëshmuar se Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike nuk është shumicë, pasi ne kishim bërë thirrje për ta refuzuar farsën e 22 korrikut. Por edhe për të treguar se demokratët nuk e kishin përjetuar shumë keq humbjen e 25 qershorit dhe se ata ia kishin falur shumë shpejt kryetarit të tyre atë.

Këto kanë qenë arsyet që votimet e së shtunës në PD prodhuam atë rezultat qesharak, i cili nuk përfaqëson aspak vullnetin e anëtarëve të Partisë Demokratike, por vetëm dëshirën e Lulzim Bashës për t’u paraqitur i fortë, në kulmin e rënies së karrierës së tij politike. Në krahasim me 4 vjet më parë, kur kishte vërtetë një garë reale mes kandidatëve, dhe askush nuk e dinte se si do ta drejtonte ai partinë, Lulzim Basha mori të shtunën 20 mijë vota më shumë, ose mbi 50 përqind, ndërkohë që vinte pas humbjes më të thellë në histori të PD.

Ka shumë prova që dëshmojnë manipulimin masiv me votat e demokratëve më 22 korrik. Me siguri që ditët në vazhdim do të sjellin dëshmi të reja, sepse përmasat e fenomenit dhe arroganca e të porositurve për ta çuar në vend urdhërin ka qenë ekstreme. Tashmë është e qartë për të gjithë se mirë që nuk kishte garë, por edhe vetë farsa u manipulua.

Dhe pyetja është a e zgjidh kjo krizën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, pas humbjes katastrofike të 25 qershorit? Kurrësesi, jo. Koha na dha të drejtë shumë shpejt, sepse ndodhi gjithçka siç e patëm paralajmëruar. Në deklaratat e djeshme të dy kandidatëve në farsë nuk ishte e lehtë të dalloje se kush ishte më i gëzuar, ai që kishte humbur, apo ai që kishte fituar. Por kjo nuk ka shumë rëndësi tani. Demokratët nuk u lejuan dje të shprehen se si e duan të ardhmen e partisë së tyre. Në radhë të parë se Lulzim Basha pengoi garën. Por jo vetëm kaq.

Edhe ata demokratë që zgjodhën të votojnë të shtunën, dhe ishin në të drejtën e tyre ta bënin, u fyen rëndë dhe u poshtëruan, sepse vota e tyre u shumëfishua, përmes mbushjes së kutive dhe provesverbaleve. Tani ne kemi një problem shumë të madh legjitimiteti dhe kjo e bën edhe më të pashpresë perspektivën që kemi përpara.

Sipas nesh, mbajtja e përgjegjësive, analiza serioze dhe pastaj gara e drejtë e barabartë, është e vetmja recetë shërimi për Partinë Demokratike. Ne do të luftojmë fort që këto standarte të arrihen sa më shpejt, sepse lëvizja jonë ka vetëm një qëllim, mbajtjen bashkuar dhe ringritjen e forcës sonë politike. Natyrisht, kjo nuk mund të ndodhë, as nën mëshirën dhe as në dëshirën e Lulzim Bashës.

Ne jemi të hapur që të punojmë me çdo anëtar të Partisë Demokratike, dhe me atë vetë, por kurrësesi me statusin e “atyre që kanë humbur rrugën”, sepse përfaqësojmë shumicën e demokratëve, të cilët janë të lënduar nga humbja e 25 qershorit dhe nga farsa e 22 korrikut.

Ne nuk do t’i marrim kujt leje për të shkuar në shtëpinë tonë dhe do të hyjmë pa trokitur gjithmonë atje edhe sikur derën ta gjejmë të mbyllur. Partia Demokratike është aset kombëtar, por ajo në radhë të parë është pasuria e mijëra demokratëve, të cilët janë edhe aksionerët e ligjshëm të saj. Ata dhe vetëm ata do t’i dalin zot investimit të tyre për të caktuar se kush dhe si do t’i udhëheqë në të ardhmen, në mënyrë që shumë shpejt të përballemi dhe ta mundim kundështarin tonë politik. Por që kjo të ndodhë, ata duhet të jenë të lirë të vendosin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Edhe vetë farsa u manipulua. Demokratët duhet të vendosin fatin e PD”

  1. ALI says:

    ASTRIT PATOZI
    NDAHU NGA PD DHE FORMO PARTI TJETER
    NESE I KE DEMOKRATET ME VETE SI THUA ATEHERE TE LUMTE
    KY ESHTE PROBLEM I ZGJIDHUR
    KESHTU KANE BERE TE GJITHE
    PROVOJE…..

  2. monika kryevogli says:

    PD-ja nuk eshte asset kombetar o titi, PD-ja eshte kanceri kombetar…u lodhe shume te shpetoje kufomen PD ti dhe nje tufe lunatikesh qe i keni lepire bythen kriminelit sali berisha…si nuk thate asnje fjale per arsyen e vertete te ngordhjes se PD, si nuk thate asnje fjale per kyekriminelin sali berisha, si nuk thate qe PD eshte shpk e familjes se tij mafioze e cila ka vjedhur elyer duart me gjak. … nuk keni bythe te flisni te verteten sepse jeni vete bashkepunetore me kriminelin sali berisha, keni heshtur kur ai vidhte e bente kredine derisa e shkaterroi vendin, keni heshtue kur ai vriste e priste e tani qe ju dha shkelmin hidheni perpjete e lehni si bucet por perseri asnje nuk thote te verteten qe e dine i madh e i vogel me Shqiperi, qe lyl idioti do jete aty deria krinineli berisha te burgoset ose te shkoje ne te semes te ngordhe, lyl eshte aty te mbroje qemin berisha , konet shkelzen dhe bucen argita. ju tani hani mut e ngopuni…kush ka pune ne drejtesise se shpejti te pregatitet se gjithe ato vjedhje e abuzime duan te keni nje zot, kush ka pune me drejtesine le ta takoje berishen ne burg nese nuk ka vdekur deri kur drejtesia e re dhe evertete te filloje dhe t’ja thote te verteten atje. shqiptaret gezojne qe pd po ngordh o titi.

  3. Patozi llozi says:

    Keya akuzojne te tjeret per vjedhje dhe vjedhin vetveten.
    Ne kete vend flitet vetem per vjedhje dhe nuk ka hajdut.
    Ketu akyzohesh per vjedhje dhe behesh president.
    Patozi nga kavaja po ja kalon edhe saliut per lehje.

  4. shkodrani demokrat says:

    Po mjer ky vend ku ka arrit te te japi mend Kavajsi qe vetem per nje gje jane te shquar kavajsit :Bythqira.Po makinen e tije patozi 200000 euro ku e ka?Po milionat e eurove ku i ka fshehur?Tani po ben thirrje per demokratet.Deri dje cilesohej pashaj i jugut duke emeruar doganieret me ryshfete.Ky eshte nje Delirant qe mendon se po mos te jete ky Majlinda Breu,Genc Ruli e Bode deputete do te jete fundi i botes.Shikoni me vemendje lidhjen supermafioze:Ministri i financave Bode me ate te Ekonomise Ruli e te transporteve(i ndjeri Olldashi).lidhje okulte tipike Mafioze.Ja ky demokrati Patozi qe na ben sot sikur i preu per demokracine.

  5. Haka Tekizoti says:

    Zoti Patozi duket se nuk do të reflektojë kurrë përderisa bën sikur nuk e kupton se këtë që korri sot ka mbjellë Sali Berisha qzsh sa mori frenat e PD-së dhe Patozi e kompani kanë marrë pjesë në gjithë procesinë mbjellje, ujitje, ça-prashitje dhe korrje. Me këtë mendje që kanë s’kanë për të nxjerrë ndonjë gjë në dritë. PD-ja duhet bërë nga e para dhe në ribërje nuk duhet të jetë askush nga ata që e katandisën në një parti antishqiptare.

  6. shkodrani demokrat says:

    M.dita.Me cuditni ju te Gazetes Tema.Po perse komentin ku une them qe Patozi kupto Kavajsit vetem per nje gje jane shquar:per Bythqirje nuk e botoni mbasi mendoni se eshte ofeze.Po pse nuk ofendohen Shkodranet kur ju thuhet qe shkodra eshte djepi artit e kultures dhe i futbollit e humorit?Flm

    1. vaudejasi says:

      shkodra eshte djepi i leshit

  7. shkodrani demokrat says:

    M.dita.Me cuditni ju te Gazetes Tema.Po perse komentin ku une them qe Patozi kupto Kavajsit vetem per nje gje jane shquar:per Bythqirje nuk e botoni mbasi mendoni se eshte ofeze.Po pse nuk ofendohen Shkodranet kur ju thuhet qe shkodra eshte djepi artit e kultures dhe i futbollit e humorit?kete “nam” si kavajasve dhe shkodranve ne baze te tradites tyre vete populli ja ka “nxjerre”Flm

  8. Aron says:

    Ik more Patoz, pirdhu! Fajtor është Emin Gjana që nuk furnizoj me aq fletë votimi sa ishte dëshira e çdo komisioni të qëndrave të votimit, pa e shihje ti që rezultati kish për të qënë 99.99% në favor të Bashës. Mijra demokratë të ardhur nga e gjithë bota, ngelën pa votuar se mbaruan fletët e votimit. Një pjesmarrje të tillë askush nuk e kishte menduar. Entuziazmi i demokratëve për humbjen e 25 qershorit kaloi cdo parashikim. Po ashtu dhe përkrahësit e Selamit, pjesa më e keqe e PD, bënë atë që sizakonisht kanë bërë, vodhën më tepër se 5 mijë vota, për tja ulur më tepër vlerën kësaj fitore të paharruar.

    Rroftë Lulëzim Basha dhe Partia e Lavdishme Demokratike! Përpara!

  9. Katundari digital says:

    Katundari Patozi ka gjetur nje katundar tjeter qe i publikon keto idiotesira.
    Mjere Shqiperia qe ka kaq shume “mendjendritur” katundare!

  10. Kasëm says:

    Kur keni qene parti me zhvillime demokratik ju?
    Fali o Zot se s’dine se cthone!
    Patoz..ju jeni dhe ishit parti fiks si kjo proverba: ra zjarri ne mal,bertisnin fshataret(populli)…s’ka qe se mali eshte larg.Po vjen zjarri ne fshat…s’ka gje se shtepia ime eshte ne fund te fshatit…
    I zoti i shtepise:O fshatar me ndimoni po me digjet shtepia…

    Keshtu dhe ju tani…populli fliste e bertiste…ju blenit gazetaret….tani bleni kohe ne tv se as per opinionin tuaj nuk do u therrasim me.

  11. krasta says:

    E di si ka mdu patoxi
    Si ajo gruja qe burri po’ e l’interesse ajo i thoshte Kujdes pulat se ti vjedhin.

  12. krasta says:

    E di si ka msu patoxi
    Si ajo gruja qe burri po’ e linte ajo i thoshte Kujdes pulat se ti vjedhin.

  13. Fjala shqipe says:

    Monika Kryevogli ka shkruar realitetin qe mendon shumica ne Shqiperi.

  14. niki says:

    Zoti Patozi perse nuk analizonit me kaq zjarr vjedhjet qe u bene ne votimet e 2009-es dhe 2011-es(Bashkia
    Tiranes) apo rendonin mbi kundershtarin.! Nuk jeni i besueshem,kjo parti duhet te vetezhduket pasi nuk ka lene asgje te mire per historine e politikes shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *