Emergjencat Civile japin alarmin: Gjatë 24 orëve 16 vatra të reja zjarri

24 Korrik 2017, 10:51Kronika TEMA
Emergjencat Civile japin alarmin: Gjatë 24 orëve 16 vatra të reja

Emergjenca Civile bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 16 vatra zjarri në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë, dhe Gjirokastër, Lezhë, Kukës dhe Fier.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 zjarrfikës me 16 automjete, 85 forca vullnetare, 50 forca ushtarake si dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Gjithashtu drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Luzat, Tepelenë ka rënë zjarr në një sipërfaqe të madhe pyjore. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 18 forca ushtarake të cilat vazhdojnë punën për të shuar zjarrin. Sipas informacioneve vatra e zjarrit është vendosur nën kontroll.

Në fshatin Grahot, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me kullotë. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë bërë izolimin e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj 10 ha kullotë.

Në fshatin Sofranik, Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe sherebel. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 0.3 ha me shkurre, ferra dhe 0.3 ha sherebel.

QARKU LEZHË
Vatra e zjarrit në fshatin Malaj, Mirditë u rindez gjatë ditës së djeshme. Rreth 30 forca ushtarake dhe një helikopter janë angazhuar për shuarjen e këtij zjarri.

QARKU TIRANË
Në fshatin Ibë, Tiranë, u rindez zjarri ditën e djeshme në një sipërfaqe pyjore me pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve u angazhuan edhe 30 forca ushtarake. Nga zjarri u dogjën 4 ha me pisha.

Në fshatin Hekal, Tiranë, ra zjarr në sipërfaqen e mbrojtur pyjore me pisha të Parkut të Dajtit. Për shkak të terrenit shumë malor ndërhyrja me forca tokësore ka qenë e pamundur. Për këtë është ndërhyrë nga ajri me anë të helikopterit. Nga zjarri u dogjën 0,7 ha pisha të shkurtra dhe u shpëtuan antenat.

QARKU VLORË
Në zonën e Ujit të Ftohtë, bashkia Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë shkuar edhe vullnetarë të cilët pavarësisht terrenit malor kanë arritur të shuajnë flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe 4 ha shkurre dhe ferra.

Në Njësinë Administrative Armen, Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 3 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU KUKËS
Në fshatin Poti i Mazrekut, Has, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe kullotë. Zjarrfikëset së bashku me disa vullnetarë kanë punuar me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë dhe pas një pune të gjatë kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre, ferra dhe kullotë.

QARKU ELBASAN
Në Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me hamullore, shkurre dhe pisha. Forcat zjarrfikëse ndërhynë duke bërë izolimin dhe më pas shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 ha hamullore dhe 1 ha pisha të shkurtra.

Në afërsi të stacionit të trenit Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj 0.6 ha me shkurre dhe ferra. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Në fshatin Llimas, Elbasan, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Si pasojë e zjarrit u dogj 0.1 ha me shkurre dhe ferra dhe 30 rrënjë ullinj.

Në fshatin Lolaj, Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj 0.4 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU FIER
Në fshatin Caljan, Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe 20 rrënjë ullinj.

QARKU SHKODËR
Në Malin Hebe, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.2 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU KORÇË
Në fshatin Mollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 5 dynym shkurre dhe ferra.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje