Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjimeve në SHISH, të dyshuarit islamikët e arrestuar para ndeshjes Shqipëri-Izrael…!

Kërcënohet me jetë Drejtori i Përgjimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, Dritan Tota dhe familja e tij. Denoncimi është bërë në prokurori nga vetë drejtori i SHISH dhe është regjistruar si procedim penal me motiv “Kanosje për shkak të detyrës”.

Drejtori i Përgjimeve në SHISH ka marrë një mesazh nga një numër kosovar ku ai dhe familja kërcënohen me jetë. Ndërkaq, burime pranë familjes thonë se të afërmit e Dritanit kërkojnë mbrojtje nga shteti.

Dritan Tota është emëruar drejtor i Përgjimeve në vitin 2013, por me eksperiencë të gjatë në Shërbimin Informativ Shtetëror. E gjithë çështja është mbajtur tepër sekrete edhe për shkak të pozicionit të punës që ka mbajtur Dritan Tota.

Burime konfidenciale thonë që një nga pistat më kryesore ku po hetohet është ngjarja e arrestimit të myslimanëve në Shkodër para ndeshjes me Izraelin, pasi ka qenë Shërbimi Informativ Shtetëror ai që ka informuar prokurorinë mbi situatën.

Këtë e lidhin edhe me numrin kosovar nga i cili ka mbërritur kërcënimi. Në materialet referuese të SHISH, mësohet se të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, kryenin veprime konkrete, duke propaganduar në mbështetje të grupit terrorist ISIS, mblidhnin fonde si dhe rekrutonin besimtarë myslimanë për t’i dërguar në luftën e Sirisë e Irakut.

Burimet thonë se gjatë fazës hetimore, me urdhër të prokurorit Eugen Beçi të dyshuarit janë përgjuar, fotografuar e filmuar gjatë takimeve të ndryshme që bënin në vende të caktuara, ku të pranishëm kanë qenë edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia.

Sponsored by Revcontent
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/terror-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/terror.jpg","attachment_id":"732469"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/fax-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/fax.jpg","attachment_id":"732471"}]

3 komente në “Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjimeve në SHISH, të dyshuarit islamikët e arrestuar para ndeshjes Shqipëri-Izrael…!”

  1. rruspija ripjelljes says:

    po ju ku e moret vesh ket pune ????¿???ajde sherbim sekret ajde….se di njeri..une ti dhe zeri popllit

  2. papa tfgs1 kariola says:

    Futuni nje e nga nje koqen e plumbit leshqenerve

  3. Erdi says:

    Si Enver Hoxha dikur. I kerkonte grupet armiqesore brenda shqiptareve. Se nuk kishte byth te arrestonte ndonje serb ose minoritar. Keshtu kane perfunduar dhe keta si Enveri. Me bej baba te te ngjaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *