Krim brenda familjes, djali vret me armë babanë dhe plagos nënën

24 Korrik 2017, 12:13Politika TEMA
Krim brenda familjes, djali vret me armë babanë dhe plagos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bathore.

Djali ka vrarë me armë babanë dhe ka plagosur rëndë nënën e tij.

Policia njofton se ka shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç.

Autori i krimit ka qëlluar mbi prindërit e tij me armën e shërbimit të të atit pasi ai ishte polic.

Shtetasi Mirald Metallari,  u arrestua nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital.

Polica bën me dije se ka, sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit.

Si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ekzekutoi të atin për një bordurë betoni, dëshmia e 21-vjeçarit: I shkatërrova jetën motrës, martohej pas 3 javësh

1 komente në “Krim brenda familjes, djali vret me armë babanë dhe plagos nënën”

  1. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Nuk votuan per lul bashen prandaj.
    Keto shikoni ju plera dhe jo nexhmien.
    Kafshe te ndyra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje