VIDEO/ Përplasen dy autobusë në Tiranë,“Fuoristrada” iu futet në mes, 3 të plagosur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Disa çaste më parë tek Pallati i Sportit Asllan Rusi në kryeqytet ndodhi një aksident automobilistik. Sipas dëshmitarëve autobusi i linjës së Yzberishtit u përplas me atë të Tiranës së Re.

Shkak i përplasjes është bërë një automjet tip “Fuoristradë” që i preu rrugën shoferit të autobusit të Tiranës së Re dhe pasi frenoi goditi autobusin e linjës së Yzberishtit i cili ndodhej pas tij dhe po udhëtonte me shpejtësi.

Nga raportimet bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur lehtë 3 persona që udhëtonin në autobusin e Unazës së Re. Pasqyra e përparme e autobusit të Yzberishtit hyri në pjesën e pasme të autobusit të Unazës së re duke goditur pas koke një zonjë rreth 50 vjeç e cila mbeti e gjakosur në kokë dhe krahë. (Zonja bjonde e cila duket në video).

Dy personat e tjerë morën plagë në qafë dhe krahë nga krisja e xhamit.

Dëshmitarët thonë që të plagosurit u larguan vetë për në spital. Ndërkohë që ambulanca dhe policia u gjetën në vendngjarje 10 minuta pas aksidentit.

VIdeoja është postuar nga JOQ.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “VIDEO/ Përplasen dy autobusë në Tiranë,“Fuoristrada” iu futet në mes, 3 të plagosur”

  1. niko says:

    Autobuzi i Yzberishtit sikur e ka itinerarin nga rruga e Kavajes? Apo paska devijuar keto ditet e vapes??? Mua me duket si autobusi i Unazes dhe tjetri i Tiranes se Re. Nga ajo cka lexova po prisja te shikoja ndonje autobuz te ndare ne dysh. Ku eshte fuoristrada se nuk po ma zene syte? Here tjeter kur perhapni “fake news”, te pakten kontrolloni burimet dhe saktesine e lajmit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *