Zyrtare: Mendy kalon tek Mancehster City, bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

24 Korrik 2017, 14:41Sport TEMA

Benjamin Mendy është zyrtarisht lojtar i ri i Manchester City.

Klubi anglez ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Mendy nga skuadra franceze e Monacos.

Ai ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, dhe do të veshë fanellën me numrin 22.

Me këtë transferim tek Manchester City 23 vjeçari është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, pasi transferimi i tij i ka kushtuar klubit anglez 52 milionë funte ose 58 milion euro.

“Jam shumë i kënaqur që jam bashkuar me Cityn. Manchester City është ndër klubet kryesore të Evropës dhe të punoj me Guardiolën është nder për mua”, deklaroi Mendy.

Kështu, ai është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke lënë prapa Kyle Ëalkerin që javën e kaluar kompletoi transferimin te City nga Tottenhami për 45 milionë funte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje