Arrestohet kandidati i LSI-së në Tiranë, “shpërbleu” me paga 40 militantë përpara fushatës

Policia ka arrestuar kandidatin për deputet të LSI-së në Tiranë, Agron Xhafa.

Burimet bëjnë me dije për gazetën “TemA” se Xhafa është ndaluar pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën e tij si drejtor i “komanduar” në aeroportin e Kukësit.

Mësohet se gjatë fushatës elektorale ai ka akorduar të paktën 40 paga për disa përkrahës së forcës politike ku aderon.

Veç tij, policia ka ndaluar me arrest shtëpie edhe shefin e financës së aeroportit.

Më tej, burimet informojnë se janë duke u zhvilluar hetime për të zbardhur edhe të tjera raste të abuzimit me detyrën gjatë ushtrimit të këtij funksioni.

Xhafa renditej i 33 në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë gjatë garës elektorale të 25 qershorit.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Arrestohet kandidati i LSI-së në Tiranë, “shpërbleu” me paga 40 militantë përpara fushatës”

  1. DALLTON says:

    Mos u merzisni se XHafen e liron Presidenti sa ta marre detyren mire se die beri betimin sot telefonon EDVININ neser zoti XHafa eshte I lire ,se me thone malok prej Skrapari mua o koke,nuk jemi kot ketu ne .

  2. Liri says:

    Po I hapen petet lakrorit te LSI-se.

  3. Ky Xhafa ka vjedhur te gjithe jeten po porosi te Like Floririt.

  4. spartaku says:

    O koke vertete,por o koka me te medha se ai.Meta te shikoi bythen e tij se mos i vjen ndonje gollovizhde (urdher) nga gjykata.

  5. Albani says:

    Paska qene ne pozicion te favorshem per deputet…………..
    Sa deputete nxjerr I gjithe qarku I Tiranes?

  6. Mona says:

    Ky Xhafa eshte krahu i djathte i Monikes. Prej vitesh ka qee. Shume prona te saj jane ne emer te tij. Verifikohet kollaj fare. Ndersa Meta ka Muharrem Berishen. Shikoni leket dhe pronat e ketyre dy zarave dhe hapini syte.
    Ngushellime Mon Kukaleshit per shokun qe i ra ne burg.

  7. Pellazgos says:

    Si ka mundesi te behet President nje hajdut i deklaruar dhe me fakte?
    Per te miren shtetit e popullit,ky te pakten nuk duhej te qe as kryetare Partie.
    Me zgjedhjen e Metes Prsident nga Kryeministri Rama Vetingu nuk ka me rendesi.
    Keta si te “majte”edhe te “djathte” do arrestojne cirongat dhe ndonje peshk te madh pa krahe sa per tu “justifikuar” perpara Padroneve.Por mesa duket Novruzi qe u be “Ilir” ka mbeshtetjen e Erdoganit,mjafton te kete Fe Arabe.

  8. sokol Gogo says:

    Po cne injoranti Agron Xhafa, ish futbollist i Dinamos… Drejtor Aeroporti.

  9. ferdinand haxhiaj says:

    nga raporti i KLSH i vitit 2016 me urdhrat e Drejtorit Ekzekutiv (Aleksander Lipivani) nr.139, 142, 143, datë 02.04.2015 janë punësuar dhe 8 punonjës mirëmbajtje në Aeroportin e Kukësit, mbi strukturën e miratuar nga MTI. Efekti negativ financiar për këto vendime është ne vlerën 2,905,000 lekë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *